20 irakianë, 12 prej tyre fëmijë janë ndaluar në kufirin me Greqinë, në hyrje të territorit shqiptar.
Burime për nga Drejtoria e Kufirit konfirmojnë se emigrantët klandestinë kishin si qëllim kalimin trazit në Shqipëri për të shkuar drejt vendeve të perëndimit.
Ata janë zbuluar nga patrullimi i përbashkët i policisë kufitare shqiptare dhe ajo FRONTEX në kufirin e gjelbër.
Bëhet e ditur se kjo është hera e parë që një grup irakianësh ndalohen në Shqipëri.