• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga HEC-i i Fierzës tek infrastruktura dhe menaxhimi i mbetjeve, Balluku dhe Zingraf firmosin 3 marrëveshje mes Shqipërisë e Gjermanisë

by Ardit Rada
27/01/2021 19:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka firmosur sot tre marrëveshje bashkëpunimi me ambasadorin e Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf. Nënshkrimi i këtyre marrëveshje, në tre sektorë kyç, është finalizim i një pune të gjatë mes grupeve të përbashkëta të punës.

Marrëveshja e parë përfshin rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës, si hidrocentrali më i madh në vend, duke përmirësuar prodhimin në këtë HEC. Marrëveshja e dytë, lidhet me Programin e Investimeve për zhvillimin e integruar rajonal, e cila parashikon ndërhyrje infrastrukturore të integruara, në funksion të nxitjes së zhvillimit ekonomik të zonave me potencial turistik. Ky program do të zgjasë rreth 4 vite dhe pritet që të mbulojë një portofol total investimesh prej 50 milion Eurosh, ndërsa do të zhvillohet në Bashkinë e Pogradecit dhe atë të Pustecit në qarkun e Korçës si dhe bashkinë e Himarës në qarkun e Vlorës duke pasur në fokus shtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve turistike në këto bashki.
Marrëveshja e tretë i referohet programit për menaxhimin e qëndrueshëm dhe miqësor me klimën në sektorin e mbetjeve dhe ka qëllim parësor menaxhimin e qëndrueshëm të mbetjeve të ngurta, përmes investimeve në infrastrukturën përkatëse, si dhe mbështetjen institucionale për ofrimin e një shërbimi të përmirësuar në zonat e ndryshme të mbetjeve. Ky program kontribuon gjithashtu në zbatimin e planit të investimeve të parashikuara në Masterplanin e Mbetjeve të Ngurta dhe do të ndikojë në harmonizimin e standardeve tona me ato të Bashkimit Evropian, si dhe në përmirësimin e kushteve mjedisore dhe sigurisht të jetesës së qytetarëve. Projektet e planifikuara përfshijnë gjithashtu ndërtimin e landfillit rajonal në Berat, si dhe ndërtimin e stacioneve të transferimit të mbetjeve sipas parashikimeve të masterplanit.

“Financimi i këtyre projekteve do të mbështetet në huatë me kushte të favorshme nga KfË, që është një nga partnerët tanë më të rëndësishëm e të besueshëm në zhvillimin e Infrastrukturës rajonale. Financimit të komponentëve bazë u shtohen dhe grantet përkatëse për zbatimin dhe mbikëqyrjen e projekteve, ndërkohë që marrëveshja për menaxhimin e mbetjeve shoqërohet dhe me një grant investimi me vlerë 5.9 milionë euro. Në emër të Qeverisë Shqiptare shpreh konsideratën e lartë për Qeverinë Federale Gjermane si një nga partnerët Strategjik dhe gjithmonë i ndodhur pranë vendit tonë në këto dekada të rëndësishme për rimëkëmbjen e Shqipërisë. Falë bashkëpunimit tonë të shkëlqyer deri më tani kemi mundur të realizojmë një sërë projektesh me shtrirje ndër-sektoriale dhe jam besimplotë që ky partneritet do të vijojë të japë frytet e tij duke ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin e vendit dhe në përmirësimin e jetës së qytetarëve shqiptarë”, theksoi Balluku./a.p
Next Post
Balla takim me fermerët në Papër: Skema e subvencionit të naftës do të ulë kostot e prodhimit dhe do të rrisë fitimet e fermerëve

Balla takim me fermerët në Papër: Skema e subvencionit të naftës do të ulë kostot e prodhimit dhe do të rrisë fitimet e fermerëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In