• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nga hapësirë e uzurpuar u rikthehet qytetarëve”/ Veliaj inauguron fushat e tenisit te Parku i Liqenit: Shumë shpejt edhe në shkolla

by Java News
22/06/2021 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, inauguroi dy fushat e tenisit në Parkun e Liqenit, një hapësirë e uzurpuar ndër vite, por që i rikthehen qytetarëve në formën e një mjedisi sportiv, rikrijues dhe argëtues. Parku i Tenisit do të mbajë emrin e Perlat Voshtinës, një emër i madh i viteve kur tenisi jo vetëm ishte i pamundur nga ana fizike e infrastrukturës, po ishte e pamundur edhe nga ana politike.

Veliaj tha se dy fushat e reja japin një mesazh, që më i forti në qytet nuk është ai që zapton, por është ai që përfaqëson shumicën.

“Prej 30 vitesh në kemi kaluar gjithmonë këtu, dhe nuk e dinim çfarë kishte pas këtyre ferrave. Shihnim dy fusha tenisi, dhe ishin 3 mijë e ca metra hapësirë të zëna. 30 vjet që merrej si e mirëqenë që dikush mund të zaptojë liqenin, dhe sot jemi në një situatë ku 99 % e Liqenit është pastruar. Na ka ngelur edhe pak fare hapësirë, jemi në gjyq me dy ndërtime të fundit pa leje në anën tjetër”, nënvizoi Veliaj.

Kryebashkiaku rikujtoi se si janë kundërshtuar shumë investime të Bashkisë së Tiranës, që sot janë kthyer në destinacione për qytetarët e të gjitha grupmoshave.

“Ndërkohë që dikush loz tenis, prindërit ose gjyshërit do kenë mundësi që të bëjnë pak plazh, dhe prandaj kemi vënë disa shezlongë, kanë mundësi që të bëjnë një shëtitje, kanë mundësi që të kalojnë pak kohë me familjarët e tjerë, teksa ju mbaroni lojën. Kështu që ne duam që kjo të jetë një hapësirë për familjet. Pra jo vetëm për ata që luajnë, por e gjithë familja. Të gjithë nga 1 deri në 100 vjeç, të kenë diçka për të bërë tek Parku i Liqenit, që të jetë e gjitha një eksperiencë familjare, ku të gjithë largohemi të lumtur nga një qytet që është bërë më i jetueshëm”, pohoi Veliaj.

Ndërsa në fund kryebashkiaku Veliaj rikujtoi se viti tjetër Tirana do jetë “”Kryeqyteti Europian i Rinisë” ku do të zhvillohen rreth 1 mijë aktivitete dhe propozoi që të ketë organizim edhe në sportin e tenisit.

“Ka fusha tenisi edhe tek Bregu i Lumit, edhe tek Liqeni, por edhe tek shkolla “Ismail Qemali”, edhe te “Dora D’Istria”, edhe tek shkolla “Pero Nini”. Kështu që ne duam jo vetëm të vazhdojmë me hapësirat publike, por edhe në të gjitha shkollat dhe të bëjmë fusha tenisi. Edhe siç kemi bërë edhe me basketboll, volejboll, futbollin, ku shumë prej palestrave dhe terreneve, ua kemi dhënë shoqatave të ndryshme, duam që të vazhdojmë të njëjtën gjë, edhe me tenisin”, përfundoi Veliaj.
g.kosovari
Next Post
Reporterja për Shqipërinë në PE: Përshëndes miratimin e listave të hapura, tani vijoni dialogun

Negociatat, raportuesja Santos, në krah të Shqipërisë: Të pasqyrohet progresi i bërë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
Shqipëria dhe Greqia nënshkruajnë marrëveshje 5-vjeçare për bashkëpunimin turistik

Shqipëria dhe Greqia nënshkruajnë marrëveshje 5-vjeçare për bashkëpunimin turistik

March 27, 2026
The Guardian “flet” shqip, artikull special për Kosovën: Përralla e Kupës së Botës

The Guardian “flet” shqip, artikull special për Kosovën: Përralla e Kupës së Botës

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In