• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nga Gjin Gjoni e Fatmira Hajdari, tek kandidatët e SPAK, emrat që i pret Vettingu në shtator

by A R
02/08/2019 07:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas rënies së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë në grackën e Vetingut (përveç Ardian Dvoranit dhe Vitore Tushës), drejtësia shqiptare do të trazohet nga një tjetër ‘tërmet’ në vjeshtën e këtij viti, tashmë në nivel apeli. Krahas ngritjes së Prokurorisë së Posaçme dhe funksionimit të Gjykatës Kushtetuese me anëtarët e rinj, gjatë javëve të para të vjeshtës pritet të dalin para Vetingut gjyqtarët dhe prokurorët e konsideruar të ‘fuqishëm’ të Apelit, për t’ju nënshtruar skanimit të trefishtë për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Disa prej tyre (gjyqtarë) janë përfolur për pasuri të dyshimta me vlerë miliona euro, madje janë kallëzuar edhe penalisht nga ILDKPKI për mashtrim me pasuritë, pastrim parash, falsifikim kontratash, deklarim të rremë etj., por dosjet janë mbyllur pa shkuar në gjykatë.

Megjithatë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe më pas Kolegji i Posaçëm i Apelimit, do të thonë fjalën e fundit nëse pasuritë e deklaruara nga gjyqtarët e Apelit janë apo nuk janë të justifikuara me të ardhura të ligjshme. Që me 15 nëntor të vitit të kaluar, Komisioni i Vetingut ka përzgjedhur me anë të shortit për t’ju nënshtruar rivlerësimit gjyqtarët e Apelit, Gjin Gjoni dhe Fatmir Hajdari. Po në këtë datë, janë përzgjedhur për t’ju nënshtruar Vetingut edhe ish-anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë Gerd Hoxha, Eneida Civici, Neritan Cena, Petrit Çomo dhe Ridvan Hado.

Sandër Simoni, kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, është përzgjedhur për t’ju nënshtruar Vetingut që në 15 maji të vitit 2018. Ndërkaq, një grup gjyqtarësh të tjerë të Apelit në Tiranë, përfshirë Agim Bendon, Alaudin Malajn dhe Astrit Haxhialushin janë përzgjedhur për t’ju nënshtruar Vetingut që me 17 shtator të vitit 2018. Ky grup gjyqtarësh pritet të njihet me rezultatet e verifikimit për pasurinë, figurën dhe aftësitë nga KPK në fillim të vjeshtës. Është përzgjedhur për t’ju nënshtruar Vetingut, por që nuk është njohur ende me rezultatet e verifikimit, edhe Shpresa Beçaj, ish-kryetare e Gjykatës së Lartë, aktualisht gjyqtare e Apelit.

Hajdarmataj dhe Elisabeta Imeraj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me 15 maji 2018 ka përzgjedhur me anë të shortit për t’ju nënshtruar Vetingut edhe Besim Hajdarmatajn, ish drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, i cili po verifikohet për shpërdorim detyre në lidhje me dosjen ‘Babale’. Hajdarmataj, i njohur si prokuror i dosjeve të ‘nxehta’ aplikoi për t’u bërë pjesë e SPAK-ut, por nuk u kualifikua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Me shumë gjasa, gjatë muajit shtator, Hajdarmataj do të njihet me rezultatin e verifikimit ndaj tij si dhe me vendimin nëse duhet të shërbejë apo jo në gjyqësor. Procesit të Vetingut po i nënshtrohet edhe drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj. Zonja Imeraj është përzgjedhur nga KPL si kandidate për t’u bërë pejsë e Prokurorisë së Posaçme. Vetingut po i nënshtrohen edhe tre kandidatë të tjerë për Prokurorinë e Posaçme, konkretisht Anita Jella, Ndini Tavani dhe Doloreza Musabelliu.

Vetingu

Krahas ngritjes së Prokurorisë së Posaçme dhe funksionimit të Gjykatës Kushtetuese me anëtarët e rinj, gjatë javëve të para të vjeshtës pritet të dalin para Vetingut gjyqtarët e konsideruar të ‘fuqishëm’ të Apelit.

Vendimet

Ky grup gjyqtarësh dhe prokurorët pritet të njihet me rezultatet e verifikimit për pasurinë, figurën dhe aftësitë nga KPK në fillim të vjeshtës. Rezultatet do të jenë përcaktuese për konfirmimin apo jo në detyrë.

Gjyqtarët dhe prokurorët që pritet të njihen me rezultat e Vetingut në vjeshtë

Gjin Gjoni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë, ish-anëtar i KLD

Alaudin Malaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë

Besim Hajdarmatajn, ish drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda

Agim Bendo, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë

Fatmira Hajdari, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë

Shpresa Beçaj, gjykata e Apelit Tiranë

Gerd Hoxha, ish-anëtar i KLD, gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Eneida Civici, gjyqtare e Tiranës, ish-anëtare e KLD

Neritan Cena, gjyqtar i Tiranës, ish-anëtar i KLD

Petrit Çomo, gjyqtar i Tiranës, ish-anëtar i KLD

Ridvan Hado, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë, ish-anëtar i KLD

Astrit Haxhialushi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë

Astrit Kalaja, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër

Sandër Simoni, kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda

Elisabeta Imeraj, kryeprokurore e Tiranës, kandidate për SPAK-un

Anita Jella, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës, kandidate për SPAK-un

Ndini Tavani Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kualifikuar nga KLP për SPAK-un

Doloreza Musabelliu, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënd, kandidate për SPAK

Anton Martini, kryeprokuror i Shkodrës, kandidat për SPAK-un

Zegjine Sollaku Gjykata e Apelit Tiranë

SPAK-u do ngrihet në Tetor, qeveria përcakton buxhetin

Qeveria ka miratuar buxhetin fillestar të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për vitin 2019. Buxheti do të jetë 150 000 000 (njëqind e pesëdhjetë milionë) lekë për përballimin e shpenzimeve lidhur me ushtrimin e aktivitetit gjatë vitit 2019. Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë ngarkohen për ndjekjen e procedurave për zbatimin e këtij vendimi. Kreu i KLP-së Gent Ibrahimi ka deklaruar se në fillim të tetorit SPAK-u do të jetë gati për të goditur ‘peshqit’ e mëdhenj. Kompetencat e Prokurorisë së Posaçme ndahen në dy degë. Gega e parë përfshin hetimin dhe gjykimin e çdo vepre të mundshme penale të kryer nga Presidenti i Republikës dhe ish-presidentët, nga kryetari i Kuvendit dhe ish-kryetarët e Kuvendit, nga kryeministri dhe ish-kryeministrat, nga ministrat dhe ish-ministrat, nga gjyqtarët dhe ish-gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, nga kryeprokurori dhe ish-kryeprokurorët, nga deputetët dhe ish-deputetët, nga kryebashkiakët dhe ish-kryebashkiakët, nga zëvendësministrat dhe zëvendësministrat, nga anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, nga drejtuesit e institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj.

Pushtetarët dhe ish-pushtetarët e sipërpërmendur mund të merren nën hetim për të çdo vepër të dyshuar penale, e kryer në çdo kohë. Dega e dytë e kompetencave të Prokurorisë së Posaçme, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Gjykatave Speciale përfshin 18 vepra penale të parashikuara në nenin 75/a të Kodit të Procedurës Penale. Kushdo që dyshohet se ka kryer një nga këto 18 vepra penale do të jetë objekt i SPAK-u. Fillimisht, Kushtetuta e ndryshuar, ligji për SPAK-un dhe Kodi i Procedurës Penale parashikonin 40 vepra penale në kompetencë të organeve të SPAK-ut. Por, me ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, në janar të 2017, 33 vepra penale i janë hequr si objekt i veprimtarisë së SPAK-ut, ndërsa u shtuan 11 të tjera. Përfundimisht, në kompetencë të SPAK-ut është çdo vepër penale e kryer nga grupi i funksionarëve dhe ish-funksionarëve të lartë shtetërorë si dhe 18 vepra penale të kryer nga çdo shtetas.

(shqiptarja.com) / a.r

Next Post
Falsifikimi i pasaportave biometrike: Vjedhja e identitetit, shqiptarët viktima të krimit të sofistikuar

Pasaporta shqiptare edhe për qytetarët e Kosovës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In