• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nga gëzimi në hidhërim, i ekzekutuari te ‘Kodra e Diellit’ sapo ishte kthyer nga…

by Java News
31/10/2022 09:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Briken Sanaj, 39-vjeçari i cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në Tiranë, kishte qenë në një dasmë në Lezhë. Gazetari Besar Bajraktaraj raporton se autorët dyshohet ta kenë ndjekur viktimën deri në zonën e Kodrës së Diellit, aty ku zbrazën breshëri kallashnikovi.

Sipas gazetarit, në vrasje dyshohet se morën pjesë 2 persona, ndërsa e gjithë ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë në zonë. Megjithatë momentalisht si identiteti i autorëve ashtu sikurse edhe motivet mbeten mister.

Pas vrasjes, makina e autorëve u gjet e djegur në Kashar. Brenda automjetit mësohet se është gjetur një armë kallashnikov. Ndërsa sa i përket targave ato rezultojnë të vjedhura në Tiranë pak ditë më parë.

39-vjeçari jetonte prej 1 viti te rezidenca e Kodrës së Diellit në Tiranë. Briken Sanaj njihej nga rojet e rezidencës me identitetin Anton Gjini, por në dokumentet zyrtare emri i tij është Briken Sanaj. 39-vjeçari sapo kishte parkuar makinën në garazh para se të ekzekutohej. Ai u takua me 3 shokë të tij dhe në atë moment u qëllua me kallashnikov nga një distancë e afërt.

Viktima mori 3 plumba në trup, që i shkaktuan vdekjen e menjëhershme. Briken Sanaj nuk rezulton person me precedentë penalë, ndërsa në 2012-n vëllai i tij ka plagosur një person në Lezhë. Megjithatë momentalisht mbetet e paqartë nëse pas këtij atentati qëndron hakmarrja apo konfliktet e mundshme të viktimës.

/f.s

Next Post
Përfundon Kampionati i 20-të Kombëtar i Dancit Sportiv, Kushi lutje prindërve: Orientoni fëmijët drejt sporteve

Përfundon Kampionati i 20-të Kombëtar i Dancit Sportiv, Kushi lutje prindërve: Orientoni fëmijët drejt sporteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

April 6, 2026
Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

April 6, 2026
Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

April 6, 2026
Rama prezanton shkollën e re në Prush të Tiranës: Klasa moderne dhe kushte dinjitoze

Rama prezanton shkollën e re në Prush të Tiranës: Klasa moderne dhe kushte dinjitoze

April 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 7 Prill 2026

April 6, 2026
“Jam ndjerë shumë keq”, Afërdita Zonja: Parashqevinë nuk e kam takuar në Amerikë. Po të ishte në Shqipëri…

“Jam ndjerë shumë keq”, Afërdita Zonja: Parashqevinë nuk e kam takuar në Amerikë. Po të ishte në Shqipëri…

April 6, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

Spiropali në mbështetje të protestës së studenteve në Shkup: Gjuha shqipe është e drejtë themelore, jo temë diskutimi

April 6, 2026
Dronët që ndryshojnë rregullat e lojës: Nga Reaper deri tek mini-bombat e Ukrainës

Dronët që ndryshojnë rregullat e lojës: Nga Reaper deri tek mini-bombat e Ukrainës

April 6, 2026
Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

April 6, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

“O bastardë, hapeni Hormuzin”. Demokratët: Donald Trump ka nevojë për ndihmë

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In