Sot është mbledhur tryeza e OSBE “Forumi për zhvillimin e Medias”, ku i pranishëm ka qenë dhe ambasadori Bernd Borchardt. Në ambientet ku po zhvillohej mbledhja kanë hyrë gratë protestuese të Astirit, të cilat me pankarta në duar, kërkonin që ambasadorin ta shpallin “non grata”.

Mes tyre u vu re edhe një fytyrë e njohur në media.

Enxhi Turtulli, e cila drejtonte sot gratë në mbledhje, është anëtare e forumit të PD-së, njëkohësisht edhe Koordinatore e lëvizjes për Dinjitet të grave të Unazës së Re./ dritare.net

g.kosovari










