Kryeministri Edi Rama ka zbardhur takimin me zëvendës ndihmës Sekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried, e cila ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë.
Në një postim në faqen e tij në Facebook, Rama shkruan se me zyrtaren e DASH diskutuan gjatë për ecurinë e reformave, forcimin e drejtësisë, çështjen e integrimit dhe Ballkanin e Hapur.
“Me Ndihmës/Sekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried
Diskutuam gjerësisht për ecurinë pozitive të reformave, forcimin e drejtësisë, investimet strategjike në energji, veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, situatën në rajon, si edhe për mbështetjen e plotë që Shtetet e Bashkuara i japin Ballkanit të Hapur
Konsideratat e Ndihmës/Sekretares për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe në rajonin tonë ishin mbresëlënëse”, shkruan Rama.
/a.r