• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nga flamujt në gjysmështizë e deri tek shpallja e…/ Dokumentet sekrete tregojnë ç’do të ndodhë kur të vdesë Mbretëresha

by Java News
03/09/2021 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbretëresha, e cila është 95-vjeçe gëzon shëndet të plotë, por në raste të paparashikueshme, qeveria ka ndërtuar planet e nevojshme për të ndërvepruar në lidhje me situatën.

Operacioni i gjerë i qeverisë britanike për të menaxhuar pasojat që do të ketë në vend, pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II përfshin ndërprerjet zyrtare të rrjeteve sociale dhe të postimeve mbi të.

Dokumentet sekrete të koduara si “Operation London Bridge” tregojnë shkallën e planeve pas vdekjes së Mbretëreshës dhe shqetësimet që ka shteti nëse do të ketë fuqinë dhe burimet e duhura për t’i zgjidhur ato.

Nisur nga roli ndikues që luan media sociale, duke përfshirë edhe planin e ndryshimit të website-it mbretëror në një faqe të zezë që lajmëron vdekjen e drejtueses së Mbretërisë, gov.uk-website dhe të gjitha faqet e tjera sociale të qeverisë do të shfaqin të gjitha një shirit të zi.

Ndërkohë, informacionet dytësore nuk do të publikohen para se të kontrollohen nga drejtues të qeverisë.

Dokumentet tregojnë planin për mbajtjen e arkivolit në rrugën midis Buckingham Palace dhe Palace of Westminister dhe do të hapet për 23 orë në ditë për 3 ditë radhazi. Biletat me orar të përcaktuar do të pronotohen për VIP-at.

Funerali zyrtar do të mbahet 10 ditë pas vdekjes së saj dhe do të cilësohet si “ditë kombëtare zie”, por jo ditë pushimi.

Nëse dita e varrimit do të jetë gjatë javës, atëherë do të jetë vendimi i drejtuesve të bizneseve nëse do ta lënë pushim apo jo stafin e tyre.

Pavarësisht që dokumentet japin planin e plotë të qeverisë, disa detaje mbetet ende të pakuptimta, si për shembull fakti që kryeministri do të informohet nga një ushtar civil ndërkohë që lajmërimi i vdekjes do të bëhet në Press Association Wire.

Plani emergjent i “Operation London Bridge” dhe “Operation Spring Tide”, planifikojnë edhe mënyrën sesi Charles do të kalojë në fron.

Dokumentet shprehin gjithashtu shqetësimin që kanë për mënyrën si Zyra e Jashtme do të organizojë hyrjen e turistëve të huaj, apo si Zyra e Brendshme do të mbajë ne kontroll alarme te mundshme të akteve terroriste dhe Departamenti i transportit të ndalojë një mbipopullim në kryeqytet.

Në fund Ministria e Mbrojtjes do të organizojë një përshëndetje duke qëlluar me armë në gjithë stacionet përshëndetëse dhe do të shpallet një heshtje 2 minutash kombëtare.

g.kosovari

Next Post
Ambasadorja Kim mungon, Rama batuta me zëvendësin e saj: S’mban kufje, di shqip, na kupton edhe kur…

Ambasadorja Kim mungon, Rama batuta me zëvendësin e saj: S'mban kufje, di shqip, na kupton edhe kur…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Detyrim paraqitje” për 7 të miturit e arrestuar gjatë protestës, Noka para gjykatës: Psikologu ishte polic, iu ushtrua presion për t’i akuzuar si grup kriminal

“Detyrim paraqitje” për 7 të miturit e arrestuar gjatë protestës, Noka para gjykatës: Psikologu ishte polic, iu ushtrua presion për t’i akuzuar si grup kriminal

February 13, 2026
Ursula von der Leyen nga Mynihu: Europa duhet të bëhet më e pavarur dhe më e fortë në mbrojtje

Ursula von der Leyen nga Mynihu: Europa duhet të bëhet më e pavarur dhe më e fortë në mbrojtje

February 13, 2026
Akuzohen për prodhim e shitje narkotikësh, grup i strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre, GJKKO jep vendimin për tre të pandehurit, njëri prej tyre ish-efektiv policie

Akuzohen për prodhim e shitje narkotikësh, grup i strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre, GJKKO jep vendimin për tre të pandehurit, njëri prej tyre ish-efektiv policie

February 13, 2026
Kina dhe ShBA vazhdojnë shkëmbimin e informacionit kundër drogës dhe luftën kundër pastrimit të parave

Kina dhe ShBA vazhdojnë shkëmbimin e informacionit kundër drogës dhe luftën kundër pastrimit të parave

February 13, 2026
Strategji e re për integrimin evropian të Ballkanit, Merz paralajmëron ndryshime të mëdha nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, çfarë pritet të ndodhë pas prillit?

Strategji e re për integrimin evropian të Ballkanit, Merz paralajmëron ndryshime të mëdha nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, çfarë pritet të ndodhë pas prillit?

February 13, 2026
Akuzohet për vrasje/ Safet Bajri kërkon lirimin nga burgu, zbardhet kërkesa në Kushtetuese

Akuzohet për vrasje/ Safet Bajri kërkon lirimin nga burgu, zbardhet kërkesa në Kushtetuese

February 13, 2026
U ekstradua një ditë më parë nga Belgjika/ GJKKO i komunikon masën e arrestit Sergej Hasanpapajt, i përfshirë në vrasjen e Bledar Muçës

U ekstradua një ditë më parë nga Belgjika/ GJKKO i komunikon masën e arrestit Sergej Hasanpapajt, i përfshirë në vrasjen e Bledar Muçës

February 13, 2026
Protesta e dhunshme e Berishës në 10 shkurt, lihen në detyrim paraqitje 7 të miturit e arrestuar

Protesta e dhunshme e Berishës në 10 shkurt, lihen në detyrim paraqitje 7 të miturit e arrestuar

February 13, 2026
 A ka moshë dashuria?

 A ka moshë dashuria?

February 13, 2026
Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska

Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In