• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nga fjalët do kalojmë në veprime” – Po çfarë mund të ndodhë?!

by Ylli Pata
07/12/2022 19:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Para disa vitesh, në redaksinë e një prej gazetave sportive në vend, ndodhi një histori e çuditshme, e cila më pas u kthye në baracetë epike.

Një reporter province, ekipi i qytetit të tij ishte në kategorinë e poshtme, nuk arrinte t’i botonte shpesh raportet e tij për skuadrën e qytetit. Edhe kur botoheshin, ata gjenin një vend të vockël diku në qoshe. E natyrisht honoraret që merrte ishin të vogla.

Një ditë, duket se erdhi dita për të. Në qytet ndodh një lajm i madh: sulmohet arbitri nga një tifoz, ndërpritet ndeshja, dhe raporti i gazetarit hap gazetën.

Pas disa kohësh, arbitri i ndeshjes, ndërsa po pinte kafe me redaktorin e gazetës pranë redaksisë, shikon se bashkëbiseduesi përshëndet një person që kalon pranë.

“Ku e njeh ti atë”, e pyet i habitur? “Është gazetari  në qytetin…”, ja kthen redaktori. “Ai gazetari, po ai më gjuajti mua me grusht kur arbitrova në atë qytet!”

E kështu u zgjidh enigma e personit që kur nuk bënte lajm dot, u bë vetë lajm. Kështu e ilustroi edhe Frrok Çupi incidentin me Sali Berishën në protestë.

Në fakt ka një sforcim dhe nxitim për të sajuar një fabul, nga ata si të burrit me çadër me 21 janar, apo çadrat pistoletë e thikat me helm.

Edhe pse agresori i Sali Berishës ka lindur e banon në Tiranë, ata duan të krijojnë një fabul me “Tepelenë”. Janë kthyer te 1997-a, e natyrisht do të kemi qyfyre të reja.

Sot nxorën se është shok me djalin e Muç Nanos e militant i PS-së, e nesër me siguri që do të dalë dicka tjetër, mjafton të sajojnë fabula.

Megjithatë, ajo që është e rëndësishme, pasi kanë shpallur se se nuk “ka më fjalë por veprime”, pyetja është se cilat janë veprimet që Ilir Meta shpalli në fjalimin e protestës, apo që e përsëritën politikanët e Foltores?

Një nga njerëzit më të rëndësishëm pranë Berishës e dha një tregues: Rama tha ai nuk është më i sigurtë. Tjetër, është protestat me mjete të forta, kundër zyrave të qeverisë apo në Parlament, duke përsëritur skenat e 2019-s.

Megjithatë, i gjithë ky shantazh adresën e ka tjetërkund, e jo te Edi Rama. Praktikisht tek dyert e SPAK-ut, hetimet e të cilit do të konsiderohen atentat si ky “agresori nga Tepelena që ka shok djalin e Muç Nanos”

Next Post
Çfarë kërkon të arrijë Berisha me protestën e 6 dhjetorit?

Ligji/ Berisha kërcënon Metën e ish ministrat e tij: Heq parashkrimin për korrupsionin. Përjashton Gërdecin, ’97, grushtin e shtetit e Piramidat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In