• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nga fëmija me një prokuror tek lidhja “intime” me avokatin sekser/ Kush është gjyqtarja ‘bujare’ që liroi nga burgu të fortët

by Java News
12/02/2021 10:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E diplomuar në vitin 2004 si një nga magjistratet më premtuese, Enkeleida Hoxha e nisi karrierën si ndihmëse magjistrate në Gjykatën e Tiranës, për t’u ngritur më pas si gjyqtare në Krujë. Por, premisat për një gjyqtare që do të fliste në emër të drejtësisë u zhbënë rrugës.

E dalë nga një martesë me një gjyqtar tjetër Rasim Dodën, mjaft i përfolur edhe ai, gjyqtarja, siç thonë kolegët e saj, nisi vetëshkatërrimin personal pas divorcit.

Nënë e një fëmije, ndonëse njihej si gjyqtarja që vendoste çfarë “t’i shkrepte koka”, ajo u zhvendos në kryeqytet, teksa lindi fëmijën e dytë nga një marrëdhënie të supozuar me një prokuror. Si nënë e divorcuar, Hoxha u zhvendos në rrugën “Komuna e Parisit”, ku jetonte me qira. Në deklaratat e saj të pasurisë pohohet vetëm rroga dhe asgjë tjetër.

Pjesë e brezit të magjistratëve  për vitin akademik 2001-2002, ajo mbante vendin e 12-të për rezultatet e kënaqshme mes 25 të diplomuarve të asaj kohe për gjyqtarë dhe prokurorë. Sipas burimeve të Gazetasi.al, Hoxha u transferua në gjykatën e Krujës nga ku dhe udhëtonte përditë drejt Tiranës ku dhe kujdesej për dy fëmijët e saj.

Si nënë me dy fëmijë dhe me një banesë me qira, në sy të binte veshja e saj tepër modeste dhe karakteri i vështirë, që siç e përshkruajnë ‘vendoste si t’ja shkrepte koka”. Por transformimi i saj fillon e shfaqet në vitin 2013.

Atëherë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë mban një mbledhje plenare në 2014, me rend dite shkarkimin e Enkeleida Hoxhës, e cila kishte nisur krisjet. Ministri i Drejtësisë në atë kohë kërkoi ndryshimin e propozimit të mëparshëm të tij nga shkarkim në vërejtje me paralajmërim, duke qenë se inspektorët e KLD-së gjetën shkelje në vendimet e saj si gjyqtare. Enkeleida  Hoxha në atë kohë i shpëtoi shkarkimit dhe procedimi, ku KLD ndaj saj u mjaftua vetëm me një paralajmërim.

41-vjeçarja nga Tirana e vazhdoi luftën me KLD duke kundërshtuar vendimin për vërejtje me argumentin se kishte qenë korrekte me detyrën, ndërsa inspektimi ndaj saj ishte kryer pas një ankese të shtetasit Zef Bardhoku, që pretendoi se gjatë një procesi penal, djalit të tij nuk i ishin shuar afatet e paraburgimit.

Çështja për këtë masë u shqyrtua nga gjyqtarja Migena Laska, e cila shpalli moskompetencën. Gjyqtarja Hoxha sipas inspektorëve nuk respekoi një vendim unifikues të Gjykatës së Lartë për të dyshuarin nën akuzë për vrasje me dashje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje

Çfarë e ndryshoi? – pyesin kolegët e saj- përpara se këtë pyetje ta bëjme edhe ne?

Sipas tyre dhe informacioneve që ata kanë gjyqtarja krijoi një raport të ngushtë me avokatin Aldo Tabaku, që ka diferencë moshe me të dhe ka statusin beqar.

“Nuk mund të spekulojmë nëse Enkeleida ishte në një raport intim- shton një burim i sigurtë- por di të them që ajo ishte krejtësisht nën ndikimin e tij. Shumë të dënuar muajt e fundit përmes familjarëve të tyre besohet se negocionin tek avokati që nga ana e tij ndikonte tek gjyqtarja”- , tregoi ky burim.

Roli i gjithsecilit

Kur ndërkohë karriera e saj ishte në diskutim pranë ILD, gjyqtarja e kaloi limitin me lirimin e Endrit Dokles, Hekuran Billës, çështje që u kthyen objekt shqyrtimi në këtë inspektoriat. Ajo ishte nën kontrollin e inspektorëve së bashku me prokurorin që po ashtu rrezikon seriozisht karrierën.

E vendosur nën përgjim në qershor 2020, teksa po ecte përbri përlasjeve me ILD, ajo nuk stepet që të diskutojë me Tabakun për lirime të parakohshme. Negociatat nisin për lirimin e një trafikanti me mbiemrin Nezaj, për të cilin debati ishte se sa muaj do t’i uleshin.

Si ndërmjetës me avokatin Tabaku sqarojnë burimet shfaqet Isuf Tanuzi, një ish i dënuar. Çështja hidhet dy herë në short dhe me ndihmën e sekretares gjyqësore, edhe kjo nën arrest, kërkesa i bie gjyqtares Hoxha. Ajo e rrëzon kërkesën e Nezajve si të pabazuar në ligj dhe prova, ndërkohë që bisedat në telefona dhe në përgjime variojnë për shuma që do të paguheshin deri në 12 mijë euro.

Rasti i dytë më flagrant është ai për uljen e dënimit të një tjetër të dënuari po në Krujë, shtetasit Saimir Petani. Sërish si ndërmjetës hyn një ish i burgosur që lidhet me avokatin Tabaku. Nga ana tjetër familjarët e Saimir Petanit nisin diskutimet për të siguruar paratë “sa andej-këtej”- thonë ata në përgjime dhe njëkohësisht edhe për të siguruar një akt ekspertizë tek mjeku ligjor.

Por teksa eksperti Shkëlqim Korbi e merr përsipër këtë detyrë, gjyqtarja vendos pa patur nevojë për aktekspertizën dhe shpall ulje dënimi për gjashtë muaj, duke i lënë të dënuarit Saimir Petani dhe dy muaj burg e duke hapur lirimin e tij  pa mbushur asnjë vit burgosje në Shqipëri.(SI)

g.kosovari

Next Post
“Investimet në Durrës do jenë më të mira se në Dubai”/ Miliarderi arab: Dua të blej një shtëpi të vjetër në Tiranë. Përmeti më ka pëlqyer pa masë

"Investimet në Durrës do jenë më të mira se në Dubai"/ Miliarderi arab: Dua të blej një shtëpi të vjetër në Tiranë. Përmeti më ka pëlqyer pa masë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Katastrofë politike”/ Udhëheqësi i opozitës izraelite kritikon ashpër Netanyahun për armëpushimin: Ne as nuk ishim në tryezën e bisedimeve

“Katastrofë politike”/ Udhëheqësi i opozitës izraelite kritikon ashpër Netanyahun për armëpushimin: Ne as nuk ishim në tryezën e bisedimeve

April 8, 2026
BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për diplomaci

BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për diplomaci

April 8, 2026
Si ndihmoi Pakistani në sigurimin e një armëpushimi të brishtë midis SHBA dhe Iranit?

Si ndihmoi Pakistani në sigurimin e një armëpushimi të brishtë midis SHBA dhe Iranit?

April 8, 2026
Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

Ilir Meta kërkon lirinë, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot kërkesën e tij

April 8, 2026
Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që Mojtaba Khamenei ka vdekur

April 8, 2026
La Repubblica: Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit, pse Trump ka humbur ndaj Iranit

La Repubblica: Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit, pse Trump ka humbur ndaj Iranit

April 8, 2026
Qytetarët në Teheran reagojnë pas armëpushimit: Nuk i besojmë Amerikës!

Qytetarët në Teheran reagojnë pas armëpushimit: Nuk i besojmë Amerikës!

April 8, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Analiza e BBC-së: Çfarë do të thotë armëpushimi dyjavor Iran-SHBA, “gjysmë suksesi” me rezultat të pasigurt

April 8, 2026
Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Vorë

Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Vorë

April 8, 2026
Përjashtoi Libanin nga armëpushimi, nuk vonon paralajmërimi i Izraelit: Evakuohuni menjëherë!

Përjashtoi Libanin nga armëpushimi, nuk vonon paralajmërimi i Izraelit: Evakuohuni menjëherë!

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In