• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Sharabajkat e Lulit

by
07/07/2015 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur Genc Pollo formonte PDR-në, Berisha u vendosi mjaft epitete atij dhe ndjekësve të tij, të cilat shpesh shkaktonin gaz. Një prej tezave të hedhura në atë kohë nga udhëheqësi i opozitës qe se PDR-ja ishte opozita e opozitës. Me këtë lihej për t’u kuptuar se reformatorët, më tepër se keqqeverisjen e socialistëve, ishin të interesuar të sulmonin opozitën, e cila mbijetonte në kushte krejt të vështira. Qysh atëherë, opozitarët e opozitës përbëjnë një kategori njerëzish që shfaqen sa në një krah në një tjetër. Kaq e vërtetë është kjo, sa një nga opozitarët më të thekur të opozitës së djeshme shkruante sot se ata që bëjnë opozitën e opozitës së sotme nuk thonë dy fjalë për qeverinë. Duket pak e ngatërruar, si lojë fjalësh, ndaj dhe po nuk u kuptua duhet me thënë “varja”.

Lufta ndaj opozitarëve të opozitës bëhet me kaq dëshirë, patos dhe hov revolucionar, sa të lë pa gojë. Të gjithëve mund t’u kujtohen tubimet poshtë shtëpisë së Kastriot Islamit dhe ato fytyrat e eksituara, që sot me siguri duhet të kenë fituar ndonjë vend pune apo post të falur prej diskreditimit të armikut brenda llojit.

Kohët e fundit kam bërë disa shkrime që isha i ndërgjegjshëm se do të më strehonin në çatinë e opozitës së opozitës. Nuk kanë lënë gjë pa më thënë, nga çam i pabesë me thikë në brez deri në shok i Meros. Askush nuk i ra mohit dhe të më tregonte që kutitë e Kolit nuk u vodhën apo se Grida është më akademike se konsiderata ime për të. Në fakt, është zbavitëse se si duke lundruar në internet zbulon skema komploti që unë vetë i paskam pjellë. Fjala vjen, shkrimet e mia i shkruan ime shoqe, ose si unë dhe ajo zbardhim netët duke thurur intriga të rrëzojmë Lulin nga Olimpi i fitores së zgjedhjeve vendore.

Ç’të them? Nëse ka brejtës që mendojnë se bëjnë hair dhe bien në sytë e udhëheqësit duke shpifur, sajuar, fyer, jam i lumtur t’u shërbej edhe në këtë mënyrë.

Këtu problemi nuk është Luli, as ai që vjen pas tij, por është e djathta. Ndaj nëse flet Fatos Hoxha, Ilir Rusmajli, Flamur Kuçi, Jozefina Topalli, këta e dinë udhën kundërbonjëse që ka marrë karroja e opozitës. Kush mendon se mund të fshihet pas gishtit, ta gjejë arsyen e dërrmimit elektoral tek të gjitha sebepet e tjera, por jo tek një rrenë e madhe që ndodhet në krye të Partisë Demokratike, i shërben shkëlqyeshëm veç qeverisë dhe Edi Ramës.

Përherë është bërë gjueti shtrigash në të djathtë, e janë sakrifikuar personalitete. Po kujtoj veç rastin e Besnik Mustafajit, të lënë vetëm në Këshillin Kombëtar. Nëse e lexon edhe një herë dokumentin e tij të atëhershëm, kuptohet që i ka dalë fjala një më një. Ata që e udhëhoqën koloninë ndëshkimore ndaj tij janë sot në syrin e ciklonit. Shumë komuniste është si histori, por Jozefina nuk duhet të dalë tradhtare, edhe pse ndihmoi që të tjerë të dilnin të tillë.

Nuk ka gjasa të ringrihet opozitarizmi në këtë vend nëse vazhdojmë me gënjeshtra. Meqë u nervozuan me rastin e Sokol Olldashit, që nuk e di pse i komplekson edhe atje ku është, a e kanë idenë se çfarë bëri Koli pas atij procesi pervers brenda PD-së? Njohu kryetarin e ri, i cili ia diti për nder duke mos e bërë asgjë, madje as anëtar të ndonjë delegacioni parlamentar. Por, ai e njohu, sepse i druhej skizmës, e cila duam apo s’duam po vjen tani me dacibaot e sharabajkave të Lulit. /tesheshi.com/

Next Post

Standard & Poor’s: Greqia shpall falimentimin këtë javë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In