• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga Elbasani, nis rrokullisja e PD

by Artur Ajazi
19/03/2025 12:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Jo nga Tirana, as nga Fieri e Vlora, por nga Elbasani, në 11 Maj nis rrokullisja e PD. Nis tatëpjeta e madhe e cila do ti japë Edi Ramës 3 deputetë plus atyre që ka marrë mandatin e kaluar. Dhe kjo natyrisht për të vetmen arsye, pasi Elbasani është  afro 70 per qind i majtë, dhe se PD në atë qytet nuk ka fituar asnjëherë shumicën. Kjo ka ndodhur në afro 12 palë zgjdhjet e fundit vendore dhe qendrore. Ishte viti 2013, kur Edi Rama deklaroi nga Elbasani se “ky qytet do të rilindë me Partinë Socialiste”. Kishte edhe mosbesues, por shumica, madje edhe demokratët e mbetur, kishin besimin tek ai. Dhe ndodhi ajo që u premtua.

Elbasanit sot është qyteti i dytë pas Tiranës për investime, për rritjen e biznesit, rritjen e numrit të nxënësve që shkojnë në shkolla, numrin e studenteve, rritjen e kultivimin e kulturave bujqesore, rritjen dhe zhvillimin cilësor të artit, kulturës, turizmit dhe sportit. Gledian Llatja kryetari Bashkisë, ka staf të mrekullueshëm. Ai sot menaxhon një bashki të madhe që nis nga Gjinari, Labinoti Mal, Graceni dhe shtrihet deri lart në Funarin piktoresk. Stafi dhe ekipi i bashkisë, bëjnë çdo ditë të pamundurën për pastrimin, higjenizimin, investimet, promovimin, dhe rritjen e interesit për pikat dhe resurset turistike të zonës, por edhe zgjerimin e Partisë Socialiste. Glediani i shërben çdo qytetari, dhe nuk ka dallime partiake, politike , dhe kjo natyrisht i ka rritur atij popullaritetin.

Glediani e ka mandatin e dytë, nderkohë që qyteti ka rritur gamën e investimeve, dhe interesimin e jabanxhinjve për të jetuar atje. Falë interesimit të Gledianit, bazuar në premtimin e kryeministrit Rama, Elbasani po përfundon me sukses investimin madhor për “Ujë 24 Orë”. Qyteti po perjeton epokën e investimeve. Rritja e tyre, kujdesi ndaj qytetarit dhe veçanarisht moshës së tretë, ka rritur në Elbasan, mbështetjen ndaj Partisë Socialiste dhe Edi Ramës. Qytetarët në Elbasan, nuk harrojnë kollaj tmerrin e 1997, kur bandat bënin ligjin mes qytetit, lagjeve dhe akseve rrugore.

Sundimi i ligjit mbetet sfida e çdo dite për policinë e qarkut atje. Edi Rama nuk e harron Elbasanin. Vajtjet e shpeshta në Elbasan lidhen më shumë edhe me investimet në infrastrukturë, arsim, sport, kulturë, etj. Sondazhet e fundit e rendisin Elbasanin ndër qytetet që voton masivisht për të majtën. Partia Demokratike në Elbasan, mbetet thuajse inekzistente.

E ndarë në 3-4 pjesë, dega e asaj partie në Elbasan, mbetet e pafuqishme të ndikojë për votën e 11 Majit. Nga Elbasani nis në 11 Maj rrokullisja e madhe e opozitës aktuale. Berisha e di fare mirë se, në 11 Maj nuk merr dot shumicën e votave nga shqiptarët, nuk mer dot pushtet  nga Edi Rama që ka me çfarë të mburret, ndaj dhe organizoi dështimin e primareve, për të gjetur shkakun e duhur pas humbjes së rradhës. Ai i ka gati “armiqtë dhe tradhëtarët”, duke e nisur nga Dash Sula.

Ndoshta humbjes së Elbasanit, do ti vërë pikërisht emrin e “Dashit”, për ti njollosur emrin, njëkohosisht dhe për të mbrojtur postin e kryetarit partisë pas 11 Majit. Emrat e “tradhëtarëve”, do të jenë refreni i çdo deklarate shtypi pas humbjes që e pret PD.

Next Post
“A je ndërmjetës në marrëveshjen për ndërtimin e një kompleksi turistik?”/ Lëvizja Bashkë pyet publikisht Lapajn

"A je ndërmjetës në marrëveshjen për ndërtimin e një kompleksi turistik?"/ Lëvizja Bashkë pyet publikisht Lapajn

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krisje e madhe Rusi-SHBA, Lavrov i ashpër: Trump tradhtoi fjalën e dhënë Putinit

Krisje e madhe Rusi-SHBA, Lavrov i ashpër: Trump tradhtoi fjalën e dhënë Putinit

February 9, 2026
Majko reagon ashpër për Hagën: Turp! Po amnistoni Millosheviçin dhe po deformoni luftën e Kosovës

Majko reagon ashpër për Hagën: Turp! Po amnistoni Millosheviçin dhe po deformoni luftën e Kosovës

February 9, 2026
Mbyllja e Kuvendit pa debat skenar nga mazhoranca? Si përgjigjet Toni Gogu

“Funksionet kushtetuese nuk pezullohen”, Gogu: GJK e la të pazgjidhur konfliktin, ndërhyrje për të qartësuar ligjin

February 9, 2026
Të katërt u shuan në Itali, shqiptarët mbledhin për dy ditë mbi 75 mijë euro për funeralin e familjes Kola

Të katërt u shuan në Itali, shqiptarët mbledhin për dy ditë mbi 75 mijë euro për funeralin e familjes Kola

February 9, 2026
“Fajin e keni ju”, Haxhiu “shpërthen” në studio ndaj Këlliçit dhe Garos!

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

February 9, 2026
Sula flet si Kryeinspektor: Detyra e re një sfidë, do mbaj kontakte direkte me Ramën

Sula flet si Kryeinspektor: Detyra e re një sfidë, do mbaj kontakte direkte me Ramën

February 9, 2026
Moisiu lë ambientet e QSUT, reagon spitali: Falenderojmë ish-kreun e shtetit për besimin e treguar

Moisiu lë ambientet e QSUT, reagon spitali: Falenderojmë ish-kreun e shtetit për besimin e treguar

February 9, 2026
KE: Shqipërisë “po i ikën truri”, informaliteti ende i lartë në tregun e punës

Barometri i Ballkanit: 1 në 3 shqiptarë jeton me ankthin e pasigurisë financiare! Më optimistë janë kosovarët

February 9, 2026
Prokuroria kërkoi dënimin e ish-krerëve të UÇK, reagon VV: Po kriminalizohet rezistenca!

Prokuroria kërkoi dënimin e ish-krerëve të UÇK, reagon VV: Po kriminalizohet rezistenca!

February 9, 2026
Ibrahimaj prezanton Sulën si Inspektor të Përgjithshëm: Moment kyç për reformën

Ibrahimaj prezanton Sulën si Inspektor të Përgjithshëm: Moment kyç për reformën

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In