• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nga ekranet e celularëve tek enët e qelqit/ Zbulohet koha se sa qëndron koronavirusi në sipërfaqe të ndryshme

by Java News
11/06/2020 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në sipërfaqe të tilla si dorezat, enët prej qelqi, dhe ekranet e smartphone, koronavirusi mund të zgjasë nga një minimum prej 3 sekondash në një maksimum prej dy minutash.

Gjithçka varet nga materialet, temperatura dhe lagështia.

Është kjo ajo që thuhet në një studim të publikuar në revistën “Physics of Fluids”, i kryer në gjashtë qytete të ndryshme, mes Amerikës, Azisë dhe Australisë, i drejtuar nga  Rajneesh Bhardwaj dhe Amit Agrawal, nga Instituti Indian i Teknologjisë në Bombei.

“Rezultatet e këtij studimi, mund të shpjegojnë edhe përhapjen e ngadaltë ose të shpeshtë të infeksionit, në mënyrë të veçantë në një qytet”, tha Bhardwaj.

Avullimi i pikave në varësi të lagështisë – Sapo pikat që mbartin virusin të avullojnë, studiuesit shpjegojnë, se virusi i mbetur vdes shpejt, prandaj mbijetesa dhe transmetimi ndikohet drejtpërdrejt nga koha kur pikat mbeten të paprekura.

Për këtë studiuesit analizuan kohën e avullimit të pikave të pështymës të llojeve të shumta të sipërfaqeve në New York, Chicago, Los Angeles, Miami, Sidnei dhe Singapor, të cilat kanë temperatura dhe nivele të ndryshme lagështie.

Mbijetesa e virusit bazuar në temperaturën– Rezultoi se sa më e lartë të jetë temperatura e ambientit bën që pikat të thahen më shpejt, duke ulur në mënyrë drastike shanset për mbijetesë të virusit. Në vende me lagështi më të lartë, pikat mbeten më gjatë në sipërfaqe dhe, sipas autorëve, shanset për mbijetesë të virusit rriten.

Studimi shqyrtoi kohën e tharjes së një pike në një ambient të mbyllur me ajër të kondicionuar, në 25 gradë, dhe një mjedisi të jashtëm në 40 gradë.

Çfarë ndodh në 24 dhe 40 gradë – Në 25 gradë koha e avullimit për pikat e vogla është 6 sekonda, e cila rritet në 27 sekonda për pikat e mëdha. Në 40 gradë koha e avullimit zvogëlohet me 50%.

Megjithatë koha e avullimit të një pike rritet pothuajse 7 herë me rritjen e lagështisë nga 10% në 90%, duke u bërë më shumë se 2 minuta për pikat më të mëdha në kushte të lagështisë e lartë. Sipas autorëve, ky mund të jetë një problem me rritjen e lagështisë në zonat bregdetare gjatë verës dhe në vendet në Azi.

g.kosovari

Next Post
Mënyra e jetesës janë ato që shkaktojnë kancerin

Hap i madh drejt kurës/ Gjenden 600 gjene që nxisin kancerin, bllokimi i tyre ndalon sëmundjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In