• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga ekonomistë, tek ushtarakë! Vendet e lira në Panairin e Punësimit në Tiranë

by A R
01/05/2019 20:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Një urë komunikimi për të afruar bizneset me individët e papunë dhe njohjen e këtyre të fundit me qindra mundësi punësimi”, e cilëson Zëvendës Ministrja e Financave, Dajna Sorensen panairin kombëtar të punës, të çelur në sheshin Skënderbej të Tiranës.

“Në këtë panair kemi 72 biznese pjesëmarrëse që prezantojnë mundësitë e punësimit për qytetarët shqiptarë. Vendet e lira të punës mbulojnë fushat si menaxherë shitjesh, ekonomistë, asistentë, biznese që kanë të bëjnë me turizmin, teknologjinë e informacionit, kompani të fasonit, etj. Këto biznese sjellin rreth 3200 vende të lira pune”, tha Sorensen në një speciale të përgatitur nga ERTV.

Në këtë panair të organizuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, nuk janë vetëm bizneset private ato që ofrojnë mundësi punësimi. ERTV u ndal gjatë panairit edhe në stendën e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ku ofrohen 200 vende të lira pune.

“Forcat e Armatosura ofrojnë rreth 200 vende pune për ata të rinj që kanë mbaruar shkollën e mesme si ushtarë aktivë në forcat e armatosura. Gjithashtu kemi edhe vende pune për ata që kanë mbaruar studimet pasuniversitare, minimalisht bachelor, u jepet mundësia për të kryer kursin pasuniversitar në struktura tona. Të gjitha shërbimet tona dhe trajnimet, janë falas. Studentët ekselentë që mbarojnë me nota të larta, ne kemi bashkëpunime me vendet aleate si Italia, Turqia, Greqia, Kosova, Amerika, Anglia, të cilët na dërgojnë kuota të veçanta për studentët, që të studiojnë atje dhe të përgatiten si oficerë dhe kur përfundojnë studimet thehen me dy diploma”, tha përfaqësuesi i FA.

Në anë tjetër, Drejtoresha e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Elira Caushi, tha për ERTV se kohët e fundit është rritur bashkëpunimi i zyrave të punës me qendrat e formimit profesional për të adresuar problematikat e mungesës së punonjësve të kualifikuar për bizneset. Përmes programeve të veçanta të trajnimit për punonjësit, Shërbimi Kombëtar i Punësimit i përgjigjet bizneseve private, mbi nevojat që ata kanë për punonjës me aftësi dhe njohuri specifike.

/a.rada

Next Post
Meshkujt apo femrat? Ja kujt i duhet më shumë kohë për të marrë veten nga ndarja

Meshkujt apo femrat? Ja kujt i duhet më shumë kohë për të marrë veten nga ndarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In