Bledar Selmanaj, që akuzohet për vrasjen e 25-vjeçarit Xhuljan Bullari, tentoi sot arratisjen nga spitali i burgut në QSUT, ngjarje e parandaluar nga grupi i sigurisë
“News 24” raporton se ai ia kishte dalë të priste katër hekura të dritares, por pa e finalizuar me sukses qëllimin e tij.
Kush është Bledar Selmanaj?
Selmanaj është një emër i njohur për drejtësinë, pasi ka një të kaluar si hajdut serial, kryesisht në argjendari dhe banesa në Tiranë. Së fundmi ai u arrestua në zonën e ish-Bllokut për vrasjen e 25-vjeçarit Xhuljan Bullari, me të cilin ishin miq.
Ai e vrau të riun në Vlorë, ndërsa në oborrin e banesës së tij, në qytetin bregdetar, iu gjet e groposur arma e krimit, si dhe veshjet që kishte përdorur ditën e ngjarjes.
Ai e ekzekutoi shokun e tij brenda makinës, duke e qëlluar me plumb në kokë, ndërsa dy ditë pas krimit shkruante në faqen e tij të “Facebook” se ishte biznesmen.
g.kosovari