• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Nga dy mijë euro për të tre”/ Telefonata e Nejson Balit me të ëmën për të shpëtuar vëllanë ‘groposi’ gjyqtaren Margjeka

by Ardit Rada
10/09/2020 11:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Telefonata e Nejson Balit, i cili theu ‘barrierat’ e drejtësisë për të liruar të vëllanë nga burgu, Orion Balin, që u arrestua për kalim të paligjshëm të emigrantëve, ishte ajo që zbardhi aferën korruptive me gjyqtaren Mimoza Margjeka në Durrës.

Mësohet se Nejson Bali, ka qenë personi që kishte më shumë kontakte me bashkërtin e Margjekës, Arben Carën dhe me avokatin Skënder Demiraj, gjithashtu të arrestuar në lidhje me këtë çështje.

Fillimisht Bali, vëllai i të burgosurit, pasi ka bërë pazarin paraprak me palët e drejtësisë, ka marrë të ëmën në telefon. “Kërkojnë fillimisht 6 mijë euro. Janë 3 gjyqtarë, nga 2 mijë secili,”– mësohet se i ka thënë Nejson Bali nënës së tij, Afërdita, telefonatë e cila është përgjuar nga prokuroria.

“S’mund ta lëmë në burg…s’e di nëse kemi 6 mijë euro,”- mësohet të ketë thënë Afërdita nga ana tjetër.

Më pas, në lojë është futur avokati Skënder Demiraj. “Kam futur njerëz me peshë….Do kontaktoj me një biznesmen…ai vetë nuk njeh gjyqtarë, por djali i tij, Klaudio Zhilla, njeh,”- mësohet se është përgjigjur Demiraj gjatë një telefonate.

“10 mijë euro ose vëllai dënohet 5-10 vite burg,”- është një tjetër përgjim i regjistruar gjatë një muaj e gjysmë hetimesh që janë zhvilluar.

Pronari i hotelit në Korçë ku u takuan Zhilla, në një nga përgjimet thotë se “E vështirë ta shoh e të kthej përgjigje”.

Ditë më vonë, në momentin që Gjykata e Korçës vendos të ndryshojnë masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “garanci pasurore”, Skënder Demiraj e merr në telefon vëllanë e Oriol Balit dhe i thotë: Gjithçka u krye!

Arben Cara, bashkëshorti i Margjekës është personi që ka marrë paratë dhe ia ka dorëzuar të shoqes. Grupi u vu në pranga një ditë më parë. Klaudjo Zhilla konsiderohet sekser, ndërkohë që dy gjyqtarët e tjerë nuk janë shfaqur në përgjime, apo të kenë dalë në skenë se kanë marrë para.

Për gjyqtaren Mimoza Margjeka u dha “arrest shtëpiak”, pasi ka një fëmijë për të rritur. Për shkak të moshës, është lënë në arrest shtëpie edhe Skënder Demiraj. Ndërkohë që në burg ndodhen dy vëllezërit Orion dhe Nejson Bali.

/e.rr

Next Post
Siguria e nxënësve/ Bashkia e Tiranës vendos vijëzimet dhe sinjalistikë të re nëpër shkolla

Siguria e nxënësve/ Bashkia e Tiranës vendos vijëzimet dhe sinjalistikë të re nëpër shkolla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

“Varësia nga SHBA, e pashëndetshme”, kreu i NATO-s Aleatët ishin të ngadaltë ndaj Iranit

April 10, 2026
Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

April 10, 2026
Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

April 10, 2026
Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

April 10, 2026

“U shkelën rëndë të drejtat themelore”, Veliaj i drejtohet sërish Kushtetueses: Të shfuqizohet vendimi i 9 shkurtit

April 10, 2026
Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO

Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO

April 10, 2026
A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

April 10, 2026
Ministrja Kumbaro: Nuk synojmë të joshim më turistët e lirë, por të bëjmë turizëm cilësor

Programe pas mësimit, Kumbaro: Dyfishojmë pagën e orëve shtesë për mësuesit

April 10, 2026
Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot luftën, por mund të ndërhyjmë nëse shtrenjtohen edhe produktet e tjera

Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot luftën, por mund të ndërhyjmë nëse shtrenjtohen edhe produktet e tjera

April 10, 2026
Mbledhja e Qeverisë, ministrja Ibrahimaj: Të verbrit përjashtohen nga tatimet!

Mbledhja e Qeverisë, ministrja Ibrahimaj: Të verbrit përjashtohen nga tatimet!

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In