• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga drejtoresha dhe deputete… Profili i tre ministreve të reja të Ramës

by A R
03/09/2021 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e zhvilluar me Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, emëroi si ministre disa gra jo shumë të njohura për publikun e gjerë.

Më poshtë janë disa të dhëna nga jetëshkrimet e tyre.

Frida Krifca është emëruar ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimin Rural, duke pasuar Milva Ekonomi-n. Por, cili është profili i saj?

Frida është “prodhim” i gjimnazit “Sami Frashëri”`. Më tej është diplomuar nga Universiteti i Tiranës, në Fakultetin e Ekonomisë dhe ka Master në Administrim Biznesi.

Krifca ka punuar për katër vite si drejtore për Shqipërinë për Trupat Vullnetare të Shërbimeve Financiare (FSVC), një OJQ me zyra qendrore në New York.

Para se t’i bashkohej FSVC-së, ka punuar pranë një banke tregtare në Tiranë, si Drejtore Marketingu dhe Marrëdhëniesh me Publikun, pas disa viteve në fushën e menaxhimit dhe strategjive në një kompani biznesi.

Krifca është në drejtim të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) prej muajit korrik, 2017.

Edona Bilali është emëruar ministre Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

Edona Bilali ka lindur në vitin 1989 në Shkodër. Në zgjedhjet e fundit ajo kryesoi listën e kandidatëve të Partisë Socialiste në Shkodër.

Referuar jetëshkrimit të saj zyrtar, në vitet 2006-2010 ajo ka kryer Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë për administrim biznesi.

Në vitet 2012-20145 ka kryer po në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë një master profesional në marketing.

Nga viti 2013 e deri tani ajo është administratore dhe ortake në një studio konsulence në Tiranë. Që prej viti 2010 është pedagoge e ftuar në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë.

Delina Ibrahimaj është ministrja e Financave, e cila pason Anila Denaj-n. Ibrahimaj është diplomuar për Ekonomi Ndërkombëtare. Studimet Doktorale i ka ndjekur për Menaxhim të Bankave dhe Financave.

Ministrja e re e Financave ka shërbyer për një periudhë 3 vjeçare, (2016-2019) si drejtore e Përgjithshme e Institutit të Statistikave, më pas si drejtore e Tatimeve.

/a.r

Next Post
VIDEO/ Iu vendos tritol në makinë, zbulohet EMRI i policit të Durrësit

VIDEO/ Iu vendos tritol në makinë, zbulohet EMRI i policit të Durrësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zhduket prej 5 ditësh nëna e prezantueses amerikane, dyshohet për rrëmbim. FBI ofron shpërblim prej 50,000 dollarësh

Zhduket prej 5 ditësh nëna e prezantueses amerikane, dyshohet për rrëmbim. FBI ofron shpërblim prej 50,000 dollarësh

February 6, 2026
Cila është lufta e vërtetë e ftohtë mes SHBA-ve dhe Europës? Në rrjetet sociale dhe…

Cila është lufta e vërtetë e ftohtë mes SHBA-ve dhe Europës? Në rrjetet sociale dhe…

February 6, 2026
E kthyen banesën në laborator droge, dy të afërmit kapen me mbi 2 mijë tableta ekstazi

E kthyen banesën në laborator droge, dy të afërmit kapen me mbi 2 mijë tableta ekstazi

February 6, 2026
Greqia në alarm, oficeri i lartë i shiste Kinës sekretet e NATO-s

Greqia në alarm, oficeri i lartë i shiste Kinës sekretet e NATO-s

February 6, 2026
Takimi historik me Papën, Rama ndan çaste të veçanta nga vizita e tij në Vatikan

Takimi historik me Papën, Rama ndan çaste të veçanta nga vizita e tij në Vatikan

February 6, 2026
I ftohtë ekstrem “mbërthen” Gjermaninë/ Aeroporti i Berlinit mbyllet për shkak të akullit të zi

I ftohtë ekstrem “mbërthen” Gjermaninë/ Aeroporti i Berlinit mbyllet për shkak të akullit të zi

February 6, 2026
“Nuk lëkundemi”, reagon komuniteti i prokurorëve pas kërcënimeve me jetë për kolegët

Truprojat dhe pagat, pse drejtësia po cënon imazhin e Shqipërisë në BE

February 6, 2026
Debati / Muçollari: Së bashku i bëjmë presion Ramës; Qori: Kjo është “hiq priftin të vëmë hoxhën”…

Debati / Muçollari: Së bashku i bëjmë presion Ramës; Qori: Kjo është “hiq priftin të vëmë hoxhën”…

February 6, 2026
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua për shkak të adresës së gabuar

Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua për shkak të adresës së gabuar

February 6, 2026
“Berisha për herë të tretë, ky është ndryshimi?”, Shehi: Protestat, taktikë për kongresin e pranverës

“Berisha për herë të tretë, ky është ndryshimi?”, Shehi: Protestat, taktikë për kongresin e pranverës

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In