• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga Dollapi tek Malltezi e Shkëlzeni/ Kupola blu mijëra euro fitim me kompanitë e tyre, Basha ankohet për krizë

by Java News
05/09/2020 15:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë më parë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dha alarmin se në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më vështirë për të bërë biznes dhe kriza është shtrirë në çdo hallkë të ekonomisë. Më katastrofike përshkruhet situata nga paraardhësi i Bashës, Sali Berisha. Por, në një kohë kur Berisha-Basha ankohen për krizë ekonomike, Sekretari i Organizativ i Partisë Demokratike, Sahit Dollapi, ndan divident (fitim) të konsiderueshëm me kompaninë e tij ONYX, me nipt ‘L62130005H’, me të cilën ka marrë edhe para publike. Nga një dokument i siguruar nga Shqiptarja.com, Sekretari i Organizativ i PD, në datën 1 korrik të 2020, ka ndarë rreth 60 mijë USD fitim. (Gjatë qeverisjes së PD-së Dollapi ka mbajtur poste si drejtor i Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, drejtor i KESH dhe në fund administrator i CEZ, ku i vuri vetes rrogë 5 mijë euro në muaj).

ONYX, në pronësi 100 % të Sahit Dollapit, ushtron veprimtari në fushën e mirëmbajtjes së ujësjellës-kanalizimeve, zhbllokimit të pusetave, dedektimit të rrjedhjes së ujit, në fushën energjike, të transportit etj., pikërisht në ato fusha që Dollapi ka drejtuar gjatë qeverisjes së PD.

Dokumenti i ndarjes së fitimit nga Sekretari Organizativ i PD-së Sahit Dollapi

Ndërkohë që organizonte protesta për të rrëzuar qeverinë ‘Rama’, Sahit Dollapit ka lidhur një kontratë me Ujësjellës-Kanalizimet e Bashkisë së Durrësit për inspektim, pastrim dhe zhbllokim të kolektorëve. Po ashtu, Ujësjellës-Kanalizimet e Bashkisë së Korçës kanë blerë dy makina tek kompania e Sekretarit Organizativ të PD-së. Një tender publik nga njësia vendore Korçë për dedektim të rrjedhjes së ujit, Sahit Dollapi i PD ka fituar edhe në bashkëpunim me kompaninë ‘RA-MI KOMPANI’, në pronësi të Ramazan Rami, Elona Rami dhe Blerta Nika.

Teksa Sali Berisha ‘vajton’ për krizë ekonomike, i biri Shkëlzen Berisha, pas rrëzimit të babait nga pushteti në 2013, nisi të hapë disa kompani, nga të cilat ka deklaruar të ardhura të konsiderueshme. Madje, Shkëlzeni sfidon edhe biznesmenët më me përvojë, pasi ngriti një biznes boronicash pranë Gërdecit me 1.8 milionë euro, duke kontribuar nga xhepi i tij me vetëm 10 milionë lekë. Po lulëzojnë gjithashtu edhe kompanitë e dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili është bërë pronar me 35 % i 17 pallateve në Tiranë, me sipërfaqe ndërtimi 28.000 metra, tek ish-kompleksi Partizani, me vlerë mbi 20 milionë euro. Këtë pasuri Jamarbri e krijoi pasi u bë pronar i vetëm 6.3 metra tokë në Tiranë, si një nga 48 trashëgimtarët.

Dokumenti ku Jamarbër Malltezi zgjeron objektin e kompanisë duke përfshirë konsulencë në çështjet e mjedisit

Sekretari i Partisë Demokratike për çështjet mjedisore, në shkurt të këtij viti, ka zhbllokuar dhe aktivizuar edhe një kompani të themeluar në 2017, përkime të ndryshme, redaktim dhe/ose recensim të materialeve të ndryshme të shkruara, në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaj, duke zgjeruar këtë vit objektin e veprimtarisë me konsulencë në fushën e menaxhimit të projekteve, vlerësimit dhe auditimit mjedisor. Nuk kuptohet se çfarë lidhje ka redaktimi i materialeve gjuhësore me çështjet e mjedisit, por me sa duket Jamarbri e ka shtuar objektin e veprimtarisë së kompanisë, duke shpresuar ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, për të marrë para publike si konsulent për çështjet e mjedisit. Pasurimi përmes konsulencës është kthyer në një traditë pasurimi nga familja Berisha, veçanërisht kur PD-ja është në pushtet.

Ndërkaq, vetë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në tetor të vitit 2019, u zhvendos për të banuar në një shtëpi në kompleksin e vilave “Long Hill”, në Tiranë, ku qiraja kushton 2.5 mijë euro në muaj. Kujt duhet t’i besojnë shqiptarët deklaratave të Bashës dhe Berishës së Shqipëria është në krizë ekonomike apo dokumenteve që flasin për lulëzimin e bizneseve Shkëlzenit dhe Sekretarit Organizativ të PD-së dhe dhëndrit të familjes Berisha?!/ Shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
“Vetëvrasjet vijnë nga depresioni”/ Flet i mbijetuari nga COVID: Në spital shkova më shumë i vdekur se i gjallë

"Vetëvrasjet vijnë nga depresioni"/ Flet i mbijetuari nga COVID: Në spital shkova më shumë i vdekur se i gjallë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Autorë të disa grabitjeve në banesa dhe biznese, arrestohen 3 persona në Tiranë

Autorë të disa grabitjeve në banesa dhe biznese, arrestohen 3 persona në Tiranë

February 28, 2026
7 raketa goditën zyrën e Ali Khameneit në Teheran, ku është fshehur Lideri Suprem i Iranit?

7 raketa goditën zyrën e Ali Khameneit në Teheran, ku është fshehur Lideri Suprem i Iranit?

February 28, 2026
Pas shumë debateve, vendoset stoli përkujtimor i Martin Canit në ambientet e shkollës “Fan Noli”

Pas shumë debateve, vendoset stoli përkujtimor i Martin Canit në ambientet e shkollës “Fan Noli”

February 28, 2026
Miloti i Çelësit apo Çelësi i Milotit?

Miloti i Çelësit apo Çelësi i Milotit?

February 28, 2026
Sulmet amerikano-izraelite/ Emiratet e Bashkuara Arabe evakuojnë ‘Burj Khalifën’

Sulmet amerikano-izraelite/ Emiratet e Bashkuara Arabe evakuojnë ‘Burj Khalifën’

February 28, 2026
Sulmi amerikano-izraelit, Vuçiç e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999

Sulmi amerikano-izraelit, Vuçiç e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999

February 28, 2026
Nga Dubai në Oman/ Anulohen fluturimet për në Lindjen e Mesme pas sulmit në Iran

Nga Dubai në Oman/ Anulohen fluturimet për në Lindjen e Mesme pas sulmit në Iran

February 28, 2026
Plas keq sherri në një familje në Fier, xhaxhai plagos me thikë nipin e tij

Plas keq sherri në një familje në Fier, xhaxhai plagos me thikë nipin e tij

February 28, 2026
Sulmi në Iran, Vjosa Osmani: Mbështesim veprimet e ndërmarra nga SHBA për t’i dhënë fund regjimit iranian

Sulmi në Iran, Vjosa Osmani: Mbështesim veprimet e ndërmarra nga SHBA për t’i dhënë fund regjimit iranian

February 28, 2026
Sulmet synonin liderin suprem të Iranit dhe bashkëpunëtorët e tij, mediat izraelite pretendojnë se janë eliminuar tre zyrtarë të lartë

Sulmet synonin liderin suprem të Iranit dhe bashkëpunëtorët e tij, mediat izraelite pretendojnë se janë eliminuar tre zyrtarë të lartë

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In