• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga dikush që votoi në Amerikë

by Java News
11/11/2016 19:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mimoza Dervishi

Votova në 07:50 të mëngjesit në 8 nëntor, në një shtet ku Hillary Clinton fitoi masivisht, në një palë zgjedhje që ishin shumë afër për t’u quajtur historike dhe që në fund fituan statusin të quhen dramatike. Ishte hera e dytë që votoja dhe e para kur votoja për presidentin e ardhshëm të vendit. Eshtë kënaqësi të votosh në Amerikë, ndjen një atmosferë paqësore, festive dhe solemne. Votimi perveçse një detyrim moral, është ndoshta momenti i vetëm kur ti ndjehesh i barabartë, pavarësisht çfarë makine ke, ku e pi kafen apo sa të madh e ke oborrin e shtëpisë. Njerëzit presin me durim në radhë, votojnë kë t’u thotë mendja e dojë zemra dhe qetësisht largohen me kenaqësinë që të jep kryerja me dinjitet e një detyre. Ikin me mendjen e fjetur se kompjuteri e ka lexuar votën  dhe ka konfirmuar që vota kaloi. Fakti që votova për një grua e bënte dhe më të bukur ditën. Deri në 02:00 të mëngjesit, kur ajo humbi shansin për të qenë gruaja e parë presidente e Shteteve të Bashkuara. Amerika ka shumë të mira, por ky ishte edhe nje lloj konfirmimi që është ende e vështirë për një grua të shkojë në karrigen më të lartë të vendit. Gratë e botës, të zgjedhura lidere, nuk janë zgjedhur nga populli, por nga sistemi parlamentar i vendeve të tyre dhe nga partitë përkatëse.

Jam shumë e dëshpëruar, dëshpërim që e kam ndjerë vetëm kur Berisha rizgjidhej, e rizgjidhej, herë duke vrarë, e herë duke prerë. Dhe ky nuk është dëshpërim i zakonshëm, për një garë që nuk shkoi ashtu siç ti do doje. Eshtë dëshpërim legjitim, që ka pika të përbashkëta me dëshpërimin e një shumice dërrmuese të amerikanëve, por ka edhe ato të veçantat që unë i sjell me vete nga Shqipëria. Ish- kandidati Trump më ka kujtuar gjithë skizofrenitë shqiptare. Edhe vetë Melania e bukur sa s’ka, nuk ma zbuti dot këtë ndjenjë, sidomos kur media u strapacua një vit të tërë t’i gjente diplomën fallco që futi në biografi. Sikur mos ishin mjaftueshëm ç’na panë sytë e ç’na dëgjuan veshët, befas mu fanapsën diplomat e  Kristalit. Por populli votoi dhe vota u numërua tek ai kompjuteri që verifikon saktësisht. Dhe pavarësisht se Hillary Clinton mori më shumë vota, sistemi elektoral favorizon shtete që ja dëgjon emrin ndoshta vetëm ditën e zgjedhjeve.

Dalja e Donald Trump si kandidat fillimisht, e sot zgjedhja e tij si president, janë as më shumë e as më pak, shprehje e demokracisë, që kam frikë që për ata që nuk e kanë jetuar apo që kundërshtojnë ta shijojnë sadopak edhe kur është e hidhur, e kanë të vështirë ta analizojnë apo kanalizojnë thjesht duke lexuar tituj gazetash dhe editoriale nga bota. Po aq sa ç’duhet të jetë e vështirë për t’u kuptuar për ta, që ditën që zgjedhjet mbarojnë, ato vërtetë mbarojnë, institucioni i Presidentit respektohet, sepse ai vend që quhet Shtëpia e Bardhë i kalon përmasat e një njeriu dhe Amerika vetë i kalon përmasat e një palë zgjedhje. Ka prapë zgjedhje, pas dy vjetësh janë ato të mesmandatit dhe pas katër vjetësh, ti ke shpresë se mund ta bësh ndryshimin sërish me votën tënde. Në rastin tim deri atëherë më shtohet dhe vota e tim biri.

Por tani që flasim zgjedhjet kanë mbaruar dhe kemi një president i cili do gjykohet çdo ditë për punën pikërisht si president. Dhe për të cilin do protestohet padyshim, po gjithashtu si pjesë e sistemit demokratik, shtyllat e të cilit në këtë vend janë shumë më të forta se një njeri i vetëm. Po e përsëris, zgjedhjet kanë mbaruar. Dhe ky është një çlirim. Vetëm në vendet e botës së dytë zgjedhjet nuk mbarojnë kurrë, nuk pranohet kurrë rezultati, nuk respektohet ai që fiton, që qëllon ndonjëherë që, edhe me presion ndërkombëtar, zgjidhet me votë të pastër, të lexuar siç hidhet dhe të hedhur masivisht. As opinionbërësit nuk dalin dot nga ky qerthull, shumica mbeten mendjengushtë, njësoj si hapësira që i prodhon. Në fund të fundit demokracinë duhet ta duash pak që fillimisht ta kuptosh, pastaj  të luftosh për të dhe ta shijosh. Po ta duash më shumë, aq edhe më mirë. Por tani për tani, për ata që ekzaltohen për një palë zgjedhje, ku as nuk marrin pjesë, as humbasin, as përfitojnë, miqësisht u këshilloj të rrinë e të vështrojnë. Edhe të shkruajnë, pasi të kenë kuptuar mirë çfarë ka ndodhur, madje i inkurajoj të shkruajnë për gjëra që ja vlejnë, sepse ka plot për të shkruar dhe mësuar.

Të lexosh gazetat dhe portalet e Shqipërisë, për të cilat jam e lumtur që ende ekzistojnë, ndjen një dufmë hakërrimi, perzierë me ekzaltim pa kuptim. I hakërrohen provincialisht kryeministrit të zgjedhur me votë të lirë në Shqipëri, të cilin nuk mësuan kurrë sesi ta respektojnë, as si person, as si institucion. I kërkojnë me ngulm t’i kërkojë falje Trump-it ish- kandidat,  për opinione të shprehura kur ai ishte ende kandidat, opinione që janë në unison me gjithë mendjet e përparuara të botës demokratike të mijëvjeçarit. Të cilët kudoqofshin, në Gjermani, Britani apo Shqipëri, nëse janë përfaqësues të institucioneve qeveritare, e kanë për detyrim ta respektojnë presidentin e ri të SHBA-ve, pavarësisht ç’kanë thënë a çfarë mendojnë për të.

Shumë liderë të botës janë shprehur kundra Trump si kandidat. Presidenti Obama e ka deklaruar që aleatët janë të shqetësuar. Ky nuk është turp, as sekret, as shkak për të kërkuar falje.  Por s’ka nevojë të shkojmë nëpër botë, gjithë elita e vetë Partisë Republikane e denoncoi dhe u distancua nga kadidati i tyre, kur të gjithë përpëliteshin t’i gjenin një emër tjetër asaj që quhej çudi. Të nesërmen e zgjedhjeve, ajo që u dëmtua më shumë, vetë Hillary e me pas presidenti aktual, treguan se një nga vlerat e paçmuara të demokracisë amerikane, është respektimi i institucioneve dhe transferimi i pushtetit në paqe.

Nuk e kuptoj ç’hyn Rama në këtë histori! Të ekzaltohesh pse fitoi Trump, është përtej meje, po të lidhësh fitoren e tij me mundësinë për të gjetur diçka për t’ju vërsulur Ramës, është përtej komikes. Trishtuese gjithashtu, jo aq për Ramën, që në fund të fundit është kryeministër dhe produkt pikërisht i atij vendi dhe ka marrë përsipër riskun dhe durimin e budallallëkut qysh kur ka hyrë në politikë. Eshtë e trishtë sepse ata që shkruajnë dhe krijojnë, që supozohet të jenë hapa para shoqërisë, cilado qoftë forma dhe përmbajtja e kësaj të fundit, ngrejnë si kauza gjëra të pakuptimta, fare të parëndësishme. E mirëkuptoj dëshirën për t’u ndjerë globalë, pjesë e të madhes, e trendit, e gjësë së momentit. Po duke rrotulluar edhe Trump-in rreth Ramës, nuk kalon dot as urën e Lanës.

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Horoskopi 12 nëntor 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In