• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga data 4 korrik 2018 lamtumirë qese, ja sa gjobiten bizneset që shkelin vendimin

by Java News
11/06/2018 10:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reduktimi i mëtejshëm i qeseve plastike dhe prodhimi i tyre sipas një standardi të ri, i cili do të synojë ripërdorimin për qytetarët. Pas datës 4 korrik, qeset e rëndomta nuk do të hidhen më në treg, ndërsa vendimi për mbrojtjen e natyrës dhe shëndetit i propozuar nga Ministria e Mjedisit është mirëpritur edhe nga ricikluesit.

Qeset plastike që janë sot në përdorim nuk do të gjejnë më vend, pas datës 4 korrik. Një propozim i ministrisë së Mjedisit për të evituar përdorimin e gjerë të qeseve, për të mbrojtur natyrën, por edhe shëndetin e njerëzve, pritet të hyjë në fuqi nga data 4 korrik. Zv.ministrja e Mjedisit dhe Turizimit, Ornela Çuçi, shpjegoi ndryshimet dhe efektet.

“Vendimi konsiston në 3 pika kryesore: rritja e trashësisë së qeses plastike. Nuk po e bëjmë kot, por që ajo të jetë ë përdorueshme disa herë dhe nga ana tjetër të jetë e riciklueshme. Qeset e holla kanë zero vlerë në ricilkim.

Ajo që synojmë së dyti është fakti që të gjitha qeset në Shqipëri të kenë aditivë biodegradues, lëndë që nxisin vetëshkatërrimin e qeseve në një periudhë 36-mujore. Dhe e treta ka të bëjë më gjurmueshmërinë. Disa parametra të treguar në qesen plastike treojnë nga vjen kjo qese, kohën e prodhimit dhe kush e ka prodhuar”, thotë Çuçi.

Por a preket biznesi i riciklimit dhe prodhimit të plastikës në vend nga ndryshimet?

“Qeset plastike që do të lejohen të përdoren duhet të kenë trashësinë për anë, minimum 35 mikron, qqë do të thotë që do të prodhohen qese të atilla që do të jenë disa herë të ripërdorueshme dhe pjesa tjetër e rëndësishme në këtë kriter teknik është se këto qese edhe pas ripërdorimit të tyre, edhe pasi të dëmtohen do të kenë një peshë specifike të rëndësishmepër grmbulluesit që grumbullojnë materiale plastike për t’i çuar te ricikluesit. Pra kemi një përfitim në të dyja anët”, thotë Vullnet Haka”, president i Shoqatës së Konvertuesve të Plastikës.

Në fakt, për Ministrinë e Mjedisit, përdorimi i qeseve në vend deri para 3 vitesh ishte në nivele alarmante, dhe megjithë masat e marra për kufizimin sërish cilësohet jashtë kritereve.

Masat për shkeljen e vendimit variojnë në gjoba nga 1.000.000 deri në 1.500.000 lekë, ndërsa objekt i këtyre sanksioneve do të jenë prodhuesit dhe importuesit që duhet të zbatojnë me përpikëri sistemin e shenjimit të ambalazhave. Në mbikëqyrje të zbatimit të vendimit do të jenë edhe marketet, që tregtojë mallra me këto ambalazhe. TemA.tv

ma.me

Next Post

"Nuk kam vrarë prindërit, por dy hije që u ngjasonin", shtrohet në psikiatri 26-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In