Ardian Bujupi ka ndarë një lajm të veçantë me ndjekësit, duke zbuluar se së shpejti do të bëhet baba për herë të parë.
Këngëtari publikoi një foto pranë bashkëshortes së tij, Fjolla Fetinci, ku në sfond shihet ekoja e foshnjës, ndërsa shkroi: “Nga dashuria jonë po lind një jetë e re. Mirë se vjen, engjëlli ynë”.
Çifti, i martuar që nga viti 2023 në një ceremoni private në Gjermani, ka preferuar gjithmonë ta mbajë jetën personale larg vëmendjes publike. Lajmi është pritur me entuziazëm nga fansat dhe kolegët e artistit.












