• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nga çështja ‘Gërdeci’ tek KLD-ja, kush është gjyqtari që iu gjetën 300 milionë lekë në shtëpi

by Java News
10/11/2017 08:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjyqtarit Shkëlqim Miri, të cilit policia i gjeti 300 milionë lekë në banesë, ishte emëruar që prej vitit 2010 në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Gjyqtari Miri, ka qenë anëtar i KLD-së deri në vitin 2012-të dhe më herët gjyqtar i Apelit në Durrës (para 2010). Ndër çështjet e bujshme që ka gjykuar Miri është edhe ajo e ‘Gërdecit’, dosje e cila u varros bashkë me ’21 Janarin’, dy ngjarjet me të bujshme, për të cilat nuk është bërë drejtësi.
Gjyqtari i gjykates se Apelit rrezikon të arrestohet minimalisht për akuzen e fshehjes së të ardhurave.

HETIMI

Prokuroria, prej disa muajsh po heton për dyshimet për korrupsion. Sipas grupit të hetimit, gjyqtari i Apelit dyshohet të ketë marrë 20 mijë euro për të ndryshuar kualifikimin e një vrasjeje të ndodhur në Burrel, në vitin 1998.

Gjyqtari, thonë burimet, i ka ndryshuar akuzën nga vrasje, në plagosje të rëndë me dashje. Shtetasi i akuzuar quhet Gentian Doda, i ekstraduar kohë më parë nga Los Anxhelos, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë mbrëmjes së të enjtes, policia ka bërë kontrollin me urdhër të prokurorisë në banesën e gjyqtarit, në Tiranë dhe i janë gjetur rreth 300 milionë lekë të vjetra.

Pavarësisht faktit se gjyqtarit i janë gjetur një shumë e madhe lekësh, ndaj tij ende nuk është marrë asnjë vendim për masë sigurimi, që pritet të merret sot, apo në ditët në vijim. Duhet të theksojmë faktin se minimalisht akuza që mund të ngrihet për gjyqtarin është ajo e fshehjes së të ardhurave, parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal.

Një rreth i ngushtë prokurorësh dhe oficerësh të Policisë Gjyqësore kanë qenë në dijeni ditën e djeshme për kontrollin që u krye në banesën e gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Shkëlqim Miri.

Burime të rezervuara nga organi qendror i akuzës thanë dje se nuk është një kontroll rutinë, por në zbatim të një procesi hetimor që ka nisur prej afro një viti. Kontrolli i djeshëm ka qenë i befasishëm, në mënyrë që të mos i jepej asnjë mundësi subjektit nën hetim, që të manovronte, apo të fshihte provat.

Përballë këtij fakti, në rast se ndaj tij nuk do të ngrihet akuzë tjetër, gjyqtari akuzohet për fshehje të të ardhurave, që përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

a.ç

 

Next Post
VIDEO/ Koreano-jugori lë në hije Melania Trump, vajzat çmenden pas tij

VIDEO/ Koreano-jugori lë në hije Melania Trump, vajzat çmenden pas tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grabiti exchange-in te “5 Maji” me pistoletë dhe kapuç, arrestohet 42-vjeçari

Grabiti exchange-in te “5 Maji” me pistoletë dhe kapuç, arrestohet 42-vjeçari

March 5, 2026
GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

March 5, 2026
“Nuk lëmë asgjë në dorë të fatit”/ Raketa iraniane drejt Turqisë, shqiptari në Izmir zbardh mesazhin e Erdogan

“Nuk lëmë asgjë në dorë të fatit”/ Raketa iraniane drejt Turqisë, shqiptari në Izmir zbardh mesazhin e Erdogan

March 5, 2026
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dronët kamikazë

Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dronët kamikazë

March 5, 2026
Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Kosovë

Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Kosovë

March 5, 2026
Kryeministrja italiane nuk heq dorë: Kampet e emigrantëve në Shqipëri do të funksionojnë sipas planit

Italia çon sisteme mbrojtëse në vendet e Gjirit, Meloni: Kemi 2000 ushtarë atje, asete detare edhe në Qipro

March 5, 2026
U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

March 5, 2026
“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

March 5, 2026
Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

March 5, 2026
“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In