• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga burgu në listat e hapura të Tiranës! Ilir Meta refuzon ofertën e Berishës, zbardhet audiomesazhi

by E S
10/03/2025 23:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga burgu në listat e hapura për deputet… Ky është vendimi i fundit i Ilir Metës, pasi Presidenti i Partisë së Lirisë, refuzoi të hënën pasdite ofertën e Sali Berishës për të qenë pjesë e listës së mbyllur dhe ka vendosur të kandidojë si deputet në listën e hapur të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Vendimi është bërë publik përmes një njoftimi nga zyra e shtypit të Partisë së Lirisë, ku theksohet se Kryesia e kësaj partie miratoi kërkesën e presidentit Meta për t’u përfshirë në listën e hapur të koalicionit në Qarkun Tiranë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 11 majit.

Partia e Lirisë zhvilloi të hënën një mbledhje të Komitetit Drejtues Kombëtar, ku Meta foli përmes një audiomesazhi nga burgu për marrëveshjen me Berishën dhe koalicionin me Partinë Demokratike. Sipas kësaj marrëveshjeje, Partia e Lirisë do të ketë 4 mandate të sigurt në listat e koalicionit. Megjithatë, Meta shprehu ambicien për të dyfishuar numrin e mandateve të deputetëve të kësaj partie në parlamentin e ardhshëm.

Audiomesazhi i Ilir Metës:

Të dashur anëtarë dhe anëtare të Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë!

Duke ju përshëndetur të gjithëve dhe falenderuar për mbështetjen dhe solidaritetin tuaj, dua t’ju uroj suksese në këtë mbledhje të rëndësishme, ku nuk mund të mungoja as sot.

Një vit më parë, në Konventën historike të 27 Prillit, ne miratuam programin tonë të 5 Prioriteteve madhore për 4 milion shqiptarë plus.

Sot kemi aderuar në një koalicion historik me Partinë Demokratike dhe 25 parti të tjera, jo vetëm për të garantuar rotacionin politik, por edhe për të hapur një rrugë të re, atë të realizimit të programit tonë konkret, që i jep fund shpopullimit të Shqipërisë përmes politikave që mbështesin e fuqizojnë familjen dhe çiftet e reja, përmes dyfishimit të pensioneve dhe pagave, përmes dyfishimit të mbështetjes për arsimin, me qëllim fuqizimin e kapitalit njerëzor dhe të rinjve tanë.

Përmes mbështetjes të jashtëzakonshme të bujqësisë dhe ushqimit si dhe programit tonë të nxitjes të prodhimit vendas dhe investimeve përpunuese dhe prodhuese me qëllim final, shndërrimin e Shqipërisë në fuqi eksportuese.

Ky qëllim final, ky prioritet i pestë i programit tonë, Shqipëria Fuqi Eksportuese, është për ne vet Shqipëria Madhështore që do të realizojmë.

Jemi krenarë se 20 vjet më parë, me krijimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, garantuam jo vetëm rotacionin politik në vend, por edhe ndihmuam në zhbllokimin e Integrimit Europian të vendit.

Ne do të jemi edhe më krenarë në 12 Maj për përmbysjen e Narkoregjimit dhe të Narkoekonomisë, që jo vetëm kanë dëbuar 1 milionë shqiptarë, por edhe aktualisht kanë zhytur në varfëri ekstreme 42% të popullsisë së mbetur.

Ky është së pari një koalicion vlerash, në themel të të cilit qëndron patriotizmi, mbrojtja e familjes dhe shoqërisë nga sorosifikimi, por edhe modeli ekonomik që mbështet prodhimin vendas dhe fuqizon eksportet.

Që të jeni në dijeni, Partia e Lirisë më këtë koalicion ka dhe një marrëveshje për përfaqësimin parlamentar të detyruar nga Kodi Zgjedhor antidemokratik i “Rilindjes”.

Në këtë koalicion, Partia e Lirisë do të përfaqësohet në bazë të mandateve të fituara në Prill 2021.

Por duhet të shpreh bindjen time se me mënyrën e përfaqësimit dhe organizimit që ka zgjedhur Kryesia e Partisë së Lirisë, ne do të kemi në çdo rast një grup parlamentar dyshifror.

Për këtë na duhet që në listat e hapura të përzgjedhim kandidatë sa më përbashkues dhe përfaqësues.

Po kështu dua të theksoj me forcë se prioriteti ynë më madhor është fitorja sa më e plotë e këtij koalicioni në radhë të parë.

Është shumë më e rëndësishme që koalicioni të marrë sa më shumë mandate, pasi kjo na ndihmon edhe ne, por edhe partitë e tjera aleate për të fituar më shumë mandate në listat e hapura.

Për ne është vendimtare fitorja e koalicionit, i cili është më i gjeri dhe më përfaqësuesi.

Po kështu, rezultati historik i Partisë së Lirisë, do t’i japë përmasën e duhur kësaj fitoreje historike që është në interes të mbarë shqipëtarëve kudo që ata ndodhen.

Ajo që është më e rëndësishmja në marrëveshjen e koalicionit janë të pestë prioritetet e Partisë së Lirisë.

Suksese dhe punë të mbarë sot dhe në vazhdim!

Next Post
Rama do të dorëhiqet? Edmond Trako: Ja sinjalet që përcolli me deklaratën e tij!

Rama do të dorëhiqet? Edmond Trako: Ja sinjalet që përcolli me deklaratën e tij!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rast unik, kryeministri urdhëroi hakerimin e dosjeve të SPAK”- Berisha: Hakeruesi futi duart e zeza në dosje dhe tha…

“Rast unik, kryeministri urdhëroi hakerimin e dosjeve të SPAK”- Berisha: Hakeruesi futi duart e zeza në dosje dhe tha…

January 16, 2026
“Paradite mbroni drejtësinë, pasdite shani SPAK me libër shtëpie”, Salianji akuza Berishës: Sjellje me dy standarde

Berisha deklaroi se nuk kandidon përballë Salianjit se është vetëpërjashtuar/ Ish-deputeti: Askush nuk është mbi Kushtetutën e PD

January 16, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

PS-ja u bë super e fortë, sepse PD-ja u superdobësua

January 16, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Kontrata 6 milionëshe e lobimit në SHBA/ Kompania amerikane nxjerr zbuluar Berishën: U pagua nga PD

January 16, 2026
SHBA “po angazhohen më fort” në Ballkan, ndërsa sanksionet për Dodik mund të rikthehen

SHBA “po angazhohen më fort” në Ballkan, ndërsa sanksionet për Dodik mund të rikthehen

January 16, 2026
Nga anijet tek dronët inteligjentë… Rama: Pse budallenj jemi ne t’i blejmë? Do i prodhojmë vetë dhe do i eksportojmë!

Nga anijet tek dronët inteligjentë… Rama: Pse budallenj jemi ne t’i blejmë? Do i prodhojmë vetë dhe do i eksportojmë!

January 16, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Lëvizja “Salianji” për supremaci apo demokraci!

January 16, 2026
“RTSH, asnjë Lek derisa ta meritojnë!”, Rama: Të reformohet ose të mbyllet!

“RTSH, asnjë Lek derisa ta meritojnë!”, Rama: Të reformohet ose të mbyllet!

January 16, 2026
Kthehen në atdhe tre nga shqiptarët që mbetën në Izrael kur nisën sulmet

Mbahej i burgosur në Venezuelë, Ministria e Jashtme: Jozef Ndoci ndodhet i lirë dhe i sigurt

January 16, 2026
Rama thumbon opozitën: Bëjnë lehaqenie! Po të duan të bashkëpunojnë bujrum, derën e kanë të hapur por…

Rama thumbon opozitën: Bëjnë lehaqenie! Po të duan të bashkëpunojnë bujrum, derën e kanë të hapur por…

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In