• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nga Biden e tek Macron, liderët që do marrin pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth/ Zbulohet mesazhi i Putinit

by Java News
10/09/2022 09:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka konfirmuar se po planifikon të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës. Ndërsa ende nuk janë bërë të ditura planet zyrtare për funeralin e saj, ceremonia pritet të zhvillohet brenda 10 ditëve pas vdekjes së saj, sipas mediave të huaja.

Monarkja 96-vjeçare vdiq të enjten në Balmoral, Skoci, e rrethuar nga anëtarët e familjes mbretërore. Homazhet për sovranen kanë vërshuar nga e gjithë bota, duke përfshirë Biden, i cili e përshkroi atë si një “grua shteti me dinjitet dhe qëndrueshmëri të pakrahasueshme”.

Duke folur me gazetarët teksa hipi në Air Force One të premten, presidenti tha se ka në plan të marrë pjesë në funeral, por nuk e di se si janë ende detajet. Ai shtoi se nuk ka folur me mbretin Charles III që prej vdekjes së nënës së tij, duke thënë: “Unë e njoh atë, nuk kam folur me të, nuk e kam telefonuar akoma”.

Biden ishte presidenti i 13-të dhe i fundit amerikan që takoi Mbretëreshën, mbretërimi i së cilës zgjati shtatë dekada. Mbretëresha kishte takuar çdo president amerikan që nga Dwight Eisenhower, me përjashtim të Lyndon Johnson sepse ai nuk e vizitoi Britaninë gjatë presidencës së tij.

Presidenti rus Vladimir Putin nuk besoj do të marrë në ceremoni, me një zëdhënës të lartë të Kremlinit duke thënë se Mbretëresha nuk ka “zënë vend në zemrat e rusëve”.

Pas lajmit për vdekjen e saj, Putin i dërgoi mbretit Charles një telegram duke i ofruar ngushëllimet e tij dhe duke i uruar atij forcë përballë humbjes së tij të parikuperushme, raporton abcnews.al.

Megjithatë, të premten, zëdhënësi Dmitry Peskov tha: “Unë nuk mendoj se ajo (Mbretëresha Elizabeth II) ka zënë vend në zemrat e rusëve”.

“Ajo trajtohej me respekt në Rusi, si kudo në botë, ajo u trajtua me respekt për mençurinë e saj, për autoritetin e saj ndërkombëtar. Cilësi të tilla janë të pakta në skenën ndërkombëtare.”

Ai shtoi se nuk është bërë e ditur nëse një përfaqësuesi rus do t’i kërkohet të marrë pjesë në ndonjë ngjarje për Mbretëreshën, me marrëdhëniet Mbretërinë e Bashkuar-Rusi.

Ndërsa presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se do të dëshironte të merrte pjesë në funeralin e Madhërisë së Saj. Ai u tha gazetarëve se e njihte mbretëreshën, pasi e kishte takuar dy herë në Pallatin Buckingham dhe i ka dërguar ngushëllimet më të thella familjes mbretërore.

Një person që pritet të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës është Emmanuel Macron. Presidenti francez shprehu “trishtim të thellë” dhe një ndjenjë “zbrazëtie” pas vdekjes së monarkes dhe vlerësoi “dashurinë e saj të madhe për Francën”.

Duke e përshkruar atë si një “kryetare të madhe shteti”, ai shtoi se Britania dhe Franca kishin krijuar një “partneritet të ngrohtë, të sinqertë dhe besnik” nën mbretërimin e saj.

“Për ju, ajo ishte mbretëresha juaj. Për ne, ajo ishte mbretëresha”, tha Macron.

Perandori i Japonisë Naruhito po planifikon të marrë pjesë në funeral dhe ai mund të shoqërohet nga kryeministri Fumio Kishida, kanë raportuar mediat japoneze.

Do të ishte udhëtimi i parë i perandorit jashtë shtetit që nga marrja e fronit në maj 2019.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Aksident i rëndë hekurudhor në Kroaci. Treni i pasagjerëve përplaset me atë të mallrave, 3 të vdekur dhe 11 të plagosur

FOTO/ Aksident i rëndë hekurudhor në Kroaci. Treni i pasagjerëve përplaset me atë të mallrave, 3 të vdekur dhe 11 të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nderimi i Lasgush Poradecit në Vjenë, e bija denoncon përjashtimin nga ceremonia zyrtare

Nderimi i Lasgush Poradecit në Vjenë, e bija denoncon përjashtimin nga ceremonia zyrtare

January 31, 2026
U qëllua me armë zjarri në derë të shtëpisë, ndërron jetë 45-vjeçari nga Shijaku. Në kërkim dy autorët

U qëllua me armë zjarri në derë të shtëpisë, ndërron jetë 45-vjeçari nga Shijaku. Në kërkim dy autorët

January 31, 2026
Shkatërrohet ndërtesa shumëkatëshe nga shpërthimet në Iran, humbin jetën 4 anëtarë të një familje

Shkatërrohet ndërtesa shumëkatëshe nga shpërthimet në Iran, humbin jetën 4 anëtarë të një familje

January 31, 2026
Nga Berati në Francë, e më pas në Kinë – historia e shqiptarit Silvester Bejko

Nga Berati në Francë, e më pas në Kinë – historia e shqiptarit Silvester Bejko

January 31, 2026
Kristjan Asllani prezantohet te Beshiktashi: Kam lindur shqiponjë dhe është në gjakun tim

Kristjan Asllani prezantohet te Beshiktashi: Kam lindur shqiponjë dhe është në gjakun tim

January 31, 2026
“Punonte roje private në minierë, dyshohet se…”, policia jep detaje për vdekjen e 58-vjeçarit në Bulqizë

“Punonte roje private në minierë, dyshohet se…”, policia jep detaje për vdekjen e 58-vjeçarit në Bulqizë

January 31, 2026
Pezullimi i vizave amerikane/ Eksperti i emigracionit: Pse shqiptarët duhet të paraqiten patjetër në konsullatë

Pezullimi i vizave amerikane/ Eksperti i emigracionit: Pse shqiptarët duhet të paraqiten patjetër në konsullatë

January 31, 2026
Shqiptarët ende të fiksuar me “Volkswagen” dhe “Mercedes”, Durrësi kryeson për numrin e autoveturave

Rritet me 10% tregu i sigurimeve! 91% të primeve totale të tregut janë për Jo-Jetën

January 31, 2026
Hiqeshin si agjentë imobiliarë, ky është çifti që mashtronte qytetarët për blerje apartamentesh

Hiqeshin si agjentë imobiliarë, ky është çifti që mashtronte qytetarët për blerje apartamentesh

January 31, 2026
KLP miraton kërkesën e kreut të SPAK për mbrojtje të shtuar ndaj Altin Dumanit dhe disa prokurorëve të tjerë

KLP miraton kërkesën e kreut të SPAK për mbrojtje të shtuar ndaj Altin Dumanit dhe disa prokurorëve të tjerë

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In