• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga arresti i shtëpisë, Berisha kërkon përjashtimin e Shqipërisë nga NATO: S’plotëson kriteret politike të jetë anëtare e Aleancës

by Java News
28/03/2024 15:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka marrë pjesë nëpërmjet një lidhje live ndërsa ndodhet në arrest shtëpiak në aktivitetin dedikuar 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Ai u shpreh se Shqipëria nuk plotëson kriteret politike të jetë anëtare e aleancës së NATO-s.

Berisha theksoi se opozita shqiptare ishte e para që kërkoi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, nga të gjitha opozitat e vendeve ish-komuniste.

“Duhet të them dy fjalë përsëri. Gjatë këtyre 10 viteve, sigurisht qenka një bashkëpunim të qartë mes Shqipërisë dhe NATO-s. Dhe Shqipëria duhet të përmbushë çdo detyrim, pasi la detyrimet që kishte për buxhetin 2 përqind. E reduktoi buxhetin e mbrojtjes në shifra qesharake. Bazat e ushtrisë u bënë pre e mafies më të rrezikshme të Europës.

Për dijeninë tuaj, ata që nisën përgatitjen për bazën e Kuçovës, u arrestuan pa asnjë motiv nga rilindësit sapo erdhën në pushtet. Dhe në një akt tjetër të turpshëm, Edi Rama urdhëroi zhdukjen nga të gjitha institucionet e flamurit të NATO-s, vetëm e vetëm se kjo ishte një arritje e paraardhësve të tij. Sot, mendoj se në rrafshin politik, Shqipëria nuk plotëson më kriterët politike për të qenë anëtarë e kësaj aleance.

Si në asnjë vend tjetër të aleancës dhe në kundërshtim flagrant me parimet më themelore të një shoqërie të lirë, sot të gjitha pushtetet janë të përqendruara në duart e një njeriu. Sot, 93 përqind, 95 përqind e të gjithë zyrtarëve të lartë të emëruar dhe të zgjedhur, i përkasin partisë shtet dhe ky model nuk ka asgjë të përbashkët me modelin politik të anëtarëve të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Sot njeriu që ka përqendruar të gjitha pushtetet, përdor sistemin gjyqësor për grusht shteti kundër parlamentit, për të marrë pushtetet e parlamentit.

Sot shkelmohen parimet universale të prezumimit të pafajësisë, të garantimit të ndarjes së pushteteve, ndaj dhe kjo forcë politike që realizoi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, e ka detyrë jetike vendimtare, në një kthesë të re historike, të rivendosë në Shqipëri, pluralizmin demokratik, ndarjen dhe balancën e pushteteve në përputhje me Kushtetutën. Të vendosë kushtetutshmërinë si shtyllë qendrore të një rendi demokratik. Dhe unë kam bindjen se ky përvjetor do jetë për ne, një përvjetor frymëzues për përmbushjen e objektivave të reja tona. Edhe njëherë ju falënderoj shumë dhe ju uroj këtë ditë”, tha ish-kryeministri./m.j

Next Post
Emrat/ U ndërtuan me dokumente të falsifikuara, sekuestrohen 7 vila në Mullet! 10 persona merren të pandehur

Emrat/ U ndërtuan me dokumente të falsifikuara, sekuestrohen 7 vila në Mullet! 10 persona merren të pandehur

Comments 1

  1. Leo says:
    2 years ago

    Ja, do te te marrin leje ty zyrtaret e NATO-s a duhet te dali apo jo Shqipëria nga aleanca euro atlantike ‍♂️

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Futbolli italian në zi, ndërron jetë presidenti i Fiorentinës

Futbolli italian në zi, ndërron jetë presidenti i Fiorentinës

January 17, 2026
Sot 558-vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Sot 558-vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu

January 17, 2026
Kushte të favorshme atmosferike këtë të shtunë! Ditë me diell, por temperaturat zbresin në -3

Kushte të favorshme atmosferike këtë të shtunë! Ditë me diell, por temperaturat zbresin në -3

January 17, 2026
“Rritje rrogash për mjekë dhe infermierë”/ Rama: Ilaçe për Onkologjikun dhe rimbursim për 400 mijë pacientë! Do përdorim AI në Shëndetësi

“Në fokus problematikat e bashkive”/ Pas grupit të PS, Rama mbledh sot kryebashkiakët në Golem

January 17, 2026
Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

January 16, 2026
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

‘Po më ndjek një makinë’! Qytetari ‘alarmon’ Policinë në Vlorë, çfarë rezultoi pas verifikimeve

January 16, 2026
“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

January 16, 2026
Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

January 16, 2026
Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Mediu: Opozitës i duhet kandidat gjithëpërfshirës, jo një punëtor partie

Mediu: Rama nuk i do më as ministrat dhe as kryebashkiakët. Synon që…

January 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Vetëm Thoma Gëllçi bëri Televizion Publik konkurues

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In