• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Nga argëtimi tek ushqimet, pse u rritën çmimet në dhjetor 2025

by A R
19/01/2026 21:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rritja mesatare vjetore e indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (metodologji e Eurostat) në vitin 2025 është 2,3 % një vlerë e njëjtë me indeksin kombëtar.

Në muajin dhjetor rritja për IHÇK është udhëhequr nga shërbimet e argëtimit, jo nga çmimet e qirave si në matjet kombëtare.

“”

Ky indeks mbulon vetëm shpenzimet familjare private shqiptare të kryera, brenda territorit të vendit. Burimi kryesor i të dhënave për shpenzimet (“peshat”) është Anketa e Buxhetit të Familjeve (ABF), ndërsa IHÇK-ja mbulon të gjitha shpenzimet e kryera brenda territorit të vendit nga familjet shqiptare, si dhe shpenzimet e vizitorëve rezidentë dhe jo-rezidentë.

Sipas iHÇKsë në muajin dhjetor 2025, çmimet u rriten me +2,2 %. Rritja më e madhe prej 7,6 % vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2,6 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,5 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 2,3 %, “Shërbimi arsimor” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,2 % secili, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,1 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,4 %, “Shëndeti” me 1,1 %, “Veshje dhe këpucë” me 0,9 % dhe “Komunikimi” me 0,8 %. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 0,8 %.

Në muajin dhjetor 2025, ndryshimi mujor i matur nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është +0,6 %.

Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,0 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,7 %, Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,5 % secili, “Veshje dhe këpucë”, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,4 % secili dhe “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,2 %. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Komunikimi” u ulën me 0,1 %.

IÇK-ja përmban 332 zëra; iHÇK-ja përmban 331 zëra (qiraja e imputuar nuk është element i shportës).

Inlfacioni mesatar në BE ishe 2.3% në dhjetor 2025. Spanja, Greqia, irlanda, Sllovenia, Holanda, Polonia, Malta dhe Portugalia pozicionohen shumë pranë këtij niveli.

Në krye të renditjes qëndron Rumania, me një rritje vjetore dukshëm më të lartë se të gjitha vendet e tjera, rreth 8.5%. Pas Rumanisë vjen një grup vendesh të Evropës Qendrore dhe Lindore, si Sllovakia, Estonia, Islanda, Austria, Kroacia dhe Bullgaria, ku inflacioni luhatet kryesisht mes 3% dhe 4%. Këto nivele janë dukshëm mbi mesataren e Bashkimit Europian, duke reflektuar ndjeshmëri më të lartë ndaj çmimeve të energjisë, ushqimeve dhe presioneve të brendshme të kostove.

Edhe vende si Letonia, Hungaria, Luksemburgu dhe Lituania mbeten mbi 3%, megjithëse me një prirje më të moderuar.

Belgjika, Qiproja, Suedia, Gjermania, Danimarka, Çekia dhe Finlanda shënojnë norma inflacioni nën mesataren e BE-së, me Francën dhe Zvicrën që bien edhe më poshtë, pranë ose nën 1%.

Në fund të renditjes qëndron Qiproja, me një inflacion thuajse zero, çka tregon për një mjedis çmimesh shumë të qetë, por që njëkohësisht mund të ngrejë pikëpyetje mbi dinamikën e kërkesës së brendshme.

Next Post
Kodi Zgjedhor/ “Listat e hapura domosdoshmëri”, Elezi: PD-në e drejtojnë hajdutë të certifikuar votash

Ibsen Elezi: Tensionet në Kuvend ndihmojnë Qeverinë, opozita e dështuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

March 8, 2026
Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

March 8, 2026
PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

March 8, 2026
Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

March 8, 2026
U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

March 8, 2026
SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

March 8, 2026
Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

March 8, 2026
Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

March 8, 2026
Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

March 8, 2026
“Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran

“Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran

March 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In