• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga ardhja e Blinken, te dekorimi i Dumanit, ambasada amerikane rendit momentet kyçe të raporteve Shqipëri-SHBA

by S T
31/12/2024 11:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ditën e fundit të vitit 2024, Ambasada Amerikane në vend vjen me një video-mesazh ku janë përmbledhur momentet më të rëndësishme të bashkëpunimit Shqipëri-SHBA. E dërguara me Punë e Shteteve të Bashkuara Nancy VanHorn u uron Vitin e Ri të gjithë shqiptarëve duke theksuar se mezi pret të vijojë punën vitin e ardhshëm.

“Urime për një vit me mundësi të reja dhe miqësi të forta! Kur erdha këtu në Gusht, pashë që shumë punë ishte duke u kryer. Jam krenare për çfarë kemi bërë sëbashku, për të forcuar demokracinë e Shqipërisë, për të ndërtuar partneritetin tonë në fushën e mbrojtjes dhe për të rritur lidhjet e biznesit. Le të shohim disa nga arritjet kryesore të vitit”, thotë VanHorn në nisje të videos.

Më pas rreshtohen të gjitha arritjet kyçe përgjatë 12 muajve:

-Shqipëria përjetoi një çast historik me ardhjen e helikopterëve të saj të parë Black Hawk, një arritje krenare e mundësuar me 50 mln dollarë ndihmë prej Shteteve të Bashkuara.

-Mirëpritëm Sekretarin Blinken në vizitën e tij të parë në Shqipëri, duke festuar partneritetin tonë të fortë dhe në rritje.

-Shqipëria modernizoi Bazën Ajrore të Kuçovës për të shërbyer si qendër ajrore e NATO-s në mbështetje të operacioneve të mbrojtjes në të gjithë Europën Juglindore.

-Sëbashku, festuam 15 vite të Shqipërisë në NATO, një dëshmi e rritjes së saj si një aleate e besuar dhe e qëndrueshme.

-USAID-i mbështeti hapjen e një qendre komunitare në Kurbin, një nga tre të tilla në të gjithë Shqipërinë.

-Seksioni konsullor zgjeroi programin e shmangies së intervistës për vizë dhe lëshoi një numër rekord vizash këtë vit.

-Koordinatori Global Anti-Korrupsion Richard Nephew vizitoi Shqipërinë, duke ritheksuar që lufta për drejtësi duhet të përfshijë palët e interesuara në qeveri dhe shoqëri.

-USAID hapi thirrjen për “Compete SeBashku”, një program me vlerë 12 mln dollarë për të ndihmuar agrobizneset shqiptare të rriten, të rrisin eksportet dhe të konkurrojnë në tregun e BE-së.

-Një delegacion gjyqtarësh nga SHBA vizituan institucionet e drejtësisë të Shqipërisë duke theksuar rëndësinë e integritetit në luftën kundër krimit dhe për të ndërtuar një sistem më të drejtë.

-I thamë mirupafshim të Ngarkuarit me Punë David Wisner dhe mirëpritëm të Ngarkuarën me Punë Nancy VanHorn teksa ajo nisi detyrën e saj në Shqipëri.

-Ekspertja e industrisë së video-lojërave Kate Edwards frymëzoi të rinj për t’u bërë GameChangers në komunitetin e tyre.

-Komandanti i Aleancës Supreme të NATO-s për Europën Gjeneral Cavoli dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA Gjenerallejtënant Kingji bashkëdrejtuan Konferencën e Shefave të Mbrojtjes të Iniciativës SHBA-Karta e Adriatikut.

-Për Javën Kulturore Amerikane, stilistë të rinj shqiptarë prezantuan për herë të parë veshjet e tyre të ricikluara krah veshjeve nga stilistja amerikane Noor Bchara.

-Këndet Amerikane në Vlorë dhe Tiranë festuan 20-vjetorët dhe Këndi Amerikan në Kukës hapi dyert për Klubin e Ambasadorëve të Natyrës.

-Zyrtarë të fushës së zbatimit të ligjit në Shqipëri përfunduan dhjetëra trajnime profesionale të ofruara nga DASH, duke rritur transparencën dhe llogaridhënien në sistemin e drejtësisë.

-Përfunduam vitin me një arritje teksa Sekretari i Shteti nderoi Altin Dumanin si një nga Kampionët për vitin 2024  për udhëheqjen e shkëlqyer të SPAK-ut dhe përkushtimin ndaj drejtësisë.

Next Post
11 emigrantë arratisen nga qendra e pritjes në Durrës, vihen nën hetim efektivët

11 emigrantë arratisen nga qendra e pritjes në Durrës, vihen nën hetim efektivët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestuesit përplasen edhe me qytetarët, nuk i lënë të kalojnë, gjuajnë me grushte një makinë

Protestuesit përplasen edhe me qytetarët, nuk i lënë të kalojnë, gjuajnë me grushte një makinë

February 10, 2026
Bejko: Berisha e ka partinë të shkërmoqur, e ka futur PD-në në ‘kilometrin e fundit‘

Bejko: Berisha e ka partinë të shkërmoqur, e ka futur PD-në në ‘kilometrin e fundit‘

February 10, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Kilometrat e marshimit të ushtrisë së Sali Berishës!

February 10, 2026
“Do mbahet më 20 shkurt”, Sali Berisha njofton protestën e radhës nga selia blu

“Do mbahet më 20 shkurt”, Sali Berisha njofton protestën e radhës nga selia blu

February 10, 2026
Mundimi i Berishës për të përgatitur Metën si pasardhës 

Duke u përgjëruar në kilometrin e fundit si Stalini i opozitës

February 10, 2026
Deputeti demokrat Bledion Nallbati çohet me urgjencë drejt Traumës, PD: Ka goditje në kokë

Deputeti demokrat Bledion Nallbati çohet me urgjencë drejt Traumës, PD: Ka goditje në kokë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

February 10, 2026
Protestuesit rikthehen me molotovë përpara Kuvendit, policia tenton t’i shpërndajë me ujë e gaz lotsjellës

Protestuesit rikthehen me molotovë përpara Kuvendit, policia tenton t’i shpërndajë me ujë e gaz lotsjellës

February 10, 2026
Protesta para Kryeministrisë, ministrja e Brendshme nxjerr videot e policëve të plagosur: Dhuna nuk mund të jetë kurrë mjet

Protesta para Kryeministrisë, ministrja e Brendshme nxjerr videot e policëve të plagosur: Dhuna nuk mund të jetë kurrë mjet

February 10, 2026
Gazetari i huaj plagoset gjatë protestës së opozitës para Parlamentit! I vijnë në ndihmë forcat e policisë

Gazetari i huaj plagoset gjatë protestës së opozitës para Parlamentit! I vijnë në ndihmë forcat e policisë

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In