• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga Al Paçino te Bill Gatesi këta janë disa nga të famshmit që kanë provuar burgun

by Aalison Pearse Stevens
05/08/2016 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një listë boll e madhe për VIP që kanë qenë në burg dhe madje tashmë edhe ikona të moralit të Bill Gates.

 

Al Paçino

Al Paçino u bë i njohur në rolin e një gangsteri tek “Njeriu me shenjë” dhe te filmi “Kumbari”. Armët kanë qenë gjithashtu pjesë reale e jetës së aktorit, i cili në vitin 1961 u dënua me tre ditë pasi mbante në makinë armë pa leje dhe tre personat që ishin në makinë me të mbanin maska dhe dorashka të zeza.

Frank Sinatra

Arsyeja e arrestimit të këngëtarit të madh amerikan, Frank Sinatra mund të duket qesharake në ditët e sotme. Në vitin 1938 ai u arrestua në Nju Xhersi dhe u dënua pasi kishte lidhje me një grua të martuar. Ai nuk vuajti dënim pasi akuza ra poshtë pas disa kohësh.

Mel Gibsoni

Në vitin 2006 aktori i njohur Mel Gibson u përfshi në një sërë incidentesh një ndër të cilat ishin komentet e tij në lidhje me hebrejtë. Arrestimi i tij ndodhi në korrik 2006 pasi policia e ndaloi teksa ngiste makinën në gjendje të dehur, një arsye kjo që ka bërë shumë persona hollivudianë të kalojnë të paktën një natë në burg.

Mike Tysoni

Ish kampioni i boksit, Myke Tyson është arrestuar dy herë. Një herë në vitin 2004 dhe një herë në vitin 2006. Në vitin 2006 ai u arrestua pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe për mbajtje kokaine teksa po dilte nga një lokal në Arizona. Ai qëndroi një natë në burg dhe doli pasoi pagoi garancinë.

Nelson Mandela

Nelson Mandela është një ndër të burgosurve më të famshëm në botë. Kanë qenë pikërisht 27 vitet e tij në burg, të cilat e kanë bërë një personazh aq të famshëm. Pas daljes nga burgu, Mandela u bë presidenti i parë i Afrikës së Jugut i zgjedhur në zgjedhje plotësisht demokratike.

Sophia Loreni

Sophia Loren është një ndër aktoret dhe femrat më të famshme në botë e jo vetëm në Itali. Në vitin 1982 fotot e saj pushtuan faqet e para të gazetave, jo për bukurinë e saj, por për problemet me ligjin. Ajo u dënua me 18 ditë burg për shkak se kishte shmangur taksat, por kjo s’e dëmtoi popullaritetin e saj.

Bill Gatesi

Bill Gates është ndër njerëzit më të pasur në botë, por para shumë viteve ka pasur raste, kur nuk u ka qëndruar larg telasheve. Para tridhjetë vitesh ai është arrestuar pasi ka shkelur rregullat e trafikut, por detajet kanë humbur me kalimin e viteve.

Miguel de Cervantesi

Për shkak të problemeve financiare, Cervantes punoi si furnitor për “Spanish Armada” e më pas si mbledhës taksash. Në vitin 1597, për shkak të mospërputhjeve në llogaritë e tij të para tre viteve ai përfundoi në burgun “Croën Jail” të Seviljes. Në vitin 1605 ai ishte në Valladolid, kur suksesi i menjëhershëm i pjesës së tij të parë të librit “Don Kishoti”, sinjalizoi kthimin e tij në botën letrare.

Volteri

1694 – 1778

Që herët Volteri kishte probleme me autoritet për shkak të sulmeve të tij energjike ndaj qeverisë dhe kishës katolike. Këto aktivitete bënë që ai të burgosej dhe dëbohej disa herë. Në vitin 1717 ai u përfshi në komplotin e Giulio Alberonit kundër dukës së Orleanit. Ai u akuzua se kishte shkruar vjersha satirike kundër aristokracisë dhe për këtë u dënua në Bastijë për 11 muaj.

Aleksander Solzhenitsyn

Në shkurt të vitit 1945, teksa shërbente në Prusinë Lindore ai u arrestua se kishte shkruar fjalë fyese në një letër dërguar mikut të tij, mbi trajtimin e luftës nga Josef Stalin. Ai u akuzua për propagandë dhe u dënua me tetë vjet punë në kamp, si dhe me ekzil të përjetshëm në Siberi.

Oscar Wilde

Wilde u dënua pasi u akuzua për “sjellje të turpshme” duke u detyruar të kryente dy vjet punë të rëndë. Pasi doli nga burgu ai u largua na Britania dhe s’u kthye më kurrë aty. Ai u burgos fillimisht në Pentonvil, më pas në burgun Uandsuorth në Londër dhe më pas u transferua në burgun “Rading Prison”.

William Burroughsi

Shkrimtari amerikan Burrough kaloi 13 ditë në burg pasi qëlloi dhe vrau gruan e tij, Joan Vollmer në një lojë të quajtur “Vilhelm Tel”, gjatë një feste, ku të gjithë ishin të dehur në qytetin e Meksikos. Ai kaloi 13 ditë në burg përpara se të mbërrinte vëllai i tij, i cili mendohet se u dha ryshfet zyrtarëve meksikanë për ta liruar.

Thomas More

Thomas More ishte një avokat dhe shkrimtar anglez, i cili gjatë jetës së tij fitoi reputacionin e një studiuesi humanist dhe kishte shumë detyra publike. Atij iu pre koka në vitin 1535, kur refuzoi të nënshkruante Aktin e Trashëgimisë që do e bënte Henry-n VII, drejtues suprem të Kishës në Angli. Përpara kësaj ai qëndroi në burg.

Paul Verlaine

Në korrik të vitit 1873 në një gjendje të dehur dhe xhelozie ai i qëlloi me pistoletë poetit të njohur, Rimbaud, me të cilin po kalonte një histori dashurie. Ai e plagosi atë në kyçin e dorës dhe si rezultat i incidentit, Verlaine u arrestua dhe u burgos në Mons, ku u kthye në katolik.

Jean Geneti

Shkrimtari francez ishte që në fillimet e tij aktivist politik, ndërkohë që më parë kishte qenë një vagabond që vidhte e mashtronte. Në vitin 1937 ai hynte e dilte nga burgu në Paris për vjedhje, përdorim dokumentesh false e shkelje të tjera. Në burg ai shkroi dhe poemën e parë “Le condamne a mort”.

Ken Kesey

Kesey ishte një autor amerikan i njohur për romanin e tij “Dikush fluturoi në folenë e qyqes”, i kthyer dhe në film. Kesey u arrestua për mbajtje marijuane në vitin 1965. Për t’i shpëtuar policisë ai bëri sikur kishte vrarë veten, por u arrestua kur u kthye në SHBA pas tetë muajsh dhe u dënua me pesë muaj.

  1. Henry
  2. Henry ishte emri i artit të shkrimtarit amerikan, William Sydeny Porter. Tregimet e tij janë të njohura për mprehtësinë. Ai dënua, kur punonte në gazetën “Post” pasi, kur shkruante fliste me njerëz dhe u akuzua se përvetësonte idetë e të tjerëve. Ai u arratis, por u kthye në SHBA, kur e shoqja po vdiste dhe u dënua me pesë vjet burg. (b.an)
Next Post

Meta: Më ka trajnuar Berisha që kur isha 23 vjeç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rihapet Ngushtica e Hormuzit, Vengu: Armëpushimi SHBA-Iran uli presionin mbi tregun e karburanteve

Rihapet Ngushtica e Hormuzit, Vengu: Armëpushimi SHBA-Iran uli presionin mbi tregun e karburanteve

April 8, 2026
Rama takim me socialistët: Negociatat i mbyllim në 2027! Mandatet tona në Kuvend, janë forca jonë

Rama takim me socialistët: Negociatat i mbyllim në 2027! Mandatet tona në Kuvend, janë forca jonë

April 8, 2026
Ndikuan qiratë, transporti dhe ushqimet/ INSTAT: Inflacioni arriti në 2.6% në mars

Ndikuan qiratë, transporti dhe ushqimet/ INSTAT: Inflacioni arriti në 2.6% në mars

April 8, 2026
100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

April 8, 2026
Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

April 8, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

Rama: PS duhet të konfirmojë forcën në zgjedhje! S’mund të lejojmë që integrimi të merret peng

April 8, 2026
Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

April 8, 2026
Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

April 8, 2026
Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

April 8, 2026
Anijet e para kalojnë në Hormuz, Vance: Teherani të negociojë në mirëbesim për të arritur marrëveshje afatgjatë

Anijet e para kalojnë në Hormuz, Vance: Teherani të negociojë në mirëbesim për të arritur marrëveshje afatgjatë

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In