• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga akuzat për vrasjen e Xhuvanit, te “babi i Zenit të Gërdecit”. Si e kaluan ‘ylberin’ Bardhi dhe Berisha?

by A R
06/09/2023 12:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kushdo që kishte deri më tani më të voglin dyshim për qëllimin e “luftës” së Gazment Bardhit, tashmë e ka të qartë. Shërbimi ndaj Sali Berishës dhe rrjedhimisht ndaj Edi Ramës, po ndodh hapur dhe është në kulmin e tij, shkruan Alfapress.al

Gazment Bardhi zhvilloi dje një takim me Sali Berishën e shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Pra lufta “parimore” prej disa muajve në PD, sabotimi nga brenda i 14 majit, tentativa për të penguar zgjedhjet në PD, ka qenë lojë “bashkimi” e Sali Berishes për të marrë “nga dritarja”, (Pasi Basha e nxori nga dera), legjimitetin dhe kontrollin e PD.

Partia Demokratike dhe vetë këta deputetë që përbëjnë grupin ” Bardhi”, luftuan fort kundër berishizmit, pasi zgjodhën aleancën me SHBA përpara hallit dhe interesit familjarë të Sali Berishës. Por ja që ndodh edhe kështu.

Tashme një Zot e di, (Koha do ta tregojë arsyen e vërtetë), se si kaluan ylberin dhe po mbrojnë hallin e Berishës kundër aleancës së PD me SHBA dhe Perëndimin.

Por për të kuptuar më mirë “ylberin” e kaluar për hir të “bashkimit”, po ju risjellim luftën e egër të Gazment Bardhit me Sali dhe Shkëlzen Berishën.

Në datën 30 maj 2022, Gazment Bardhi, shpërtheu në sulme të forta ndaj Sali Berishës. Arsyeja ishte se ky i fundit në seancën e asaj dite në parlament e akuzoj hapur Bardhin, si të përfshirë në vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, me rastin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021.

Në një postim në “Twitter” atë pasdite Gazment Bardhi përmend dhe djalin e ish-kryeministrit Berisha dhe tragjedinë e Gërdecit.

“Babi i Zenit, njeriut të vetëm përgjegjës për 26 të vrarë në Gërdec, duhet të gjejë kohë të paktën ti shkojë për ngushëllim baxhanakut të tij. Koha ku çdo punë e emërim kalonte nga zyra e Zenit ka mbaruar me vendim të DASH në 19 Maj 2021. Sa më parë ta kuptosh aq më mirë për ty!”, shkruante Bardhi.

Por reagimi i Bardhit për sa i takon Gërdecit, nuk është i vetmi. Pak ditë më herët ai kishte bërë një deklaratë po aq të fortë duke dërguar mesazhin se pikërisht dosja e Gërdecit dhe implikimi i djalit, Shkëlzenit, është ajo që alarmon më së shumti Sali Berishën.

“Atyre që sot Sali Berisha u duket shpëtimtar, shumë shpejt do ta kuptojnë se ngjitja e tij në krye të PD-së nuk ka lidhje as me sjelljen e demokratëve në pushtet, as me një betejë të vërtetë opozitare kundër Edi Ramës!

Ka lidhje vetëm me hallin e tij për vdekjen e 26 qytetarëve të pafajshëm në Gërdec, për shkak të babëzisë së familjarëve të tij për tu pasuruar në kurriz të jetës dhe shëndetit të shqiptarëve”, deklaronte Bardhi atëherë.

Por përveç sulmeve të Sali Berishës atëherë ra në sy edhe reagimi i Shkëlzen Berishës, i cili e quajti Bardhin, “gazra” dhe “të shoqatës”.

“Për hir të bashkimit mendoj se të gjitha emërimet në PD, duhet t’i rikthehen si ekskluzivitet shoqatës së gazrave!”, shkruante atëherë Shkëlzen Berisha.

Sot pas rreth 1 viti e pak, duket sikur Shkëlzen Berisha ka qenë profetik. Gazmend Bardhi “për hir të bashkimit” ka gëlltitur me kushedi çfarë të gjitha akuzat për Sali Berishën që kujtuam më lartë dhe siç mendonte atëherë Shkëlzen Berisha, ka marrë eksluzivitetin e “bashkimit” të opozitës.

/a.r

Next Post
“Largimet e mia ishin të kalkuluara për t’u rikthyer në politikë”

Aspirimi i sekrecioneve, Fatos Nano i nënshtrohet Endoskopisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kujdes kur qesh pushteti!

Ironia perverse e demokracisë sonë

March 14, 2026
Dyshohet se braktisi fëmijët e saj të mitur, policia vihet në kërkim të 40-vjeçares në Korçë

Dyshohet se braktisi fëmijët e saj të mitur, policia vihet në kërkim të 40-vjeçares në Korçë

March 14, 2026
Irani paralajmëron Ukrainën: Po ndihmojnë Izraelin me dronë, prandaj do të jetë një objektiv legjitim për ne

Irani paralajmëron Ukrainën: Po ndihmojnë Izraelin me dronë, prandaj do të jetë një objektiv legjitim për ne

March 14, 2026
Macron ofron negociata në Paris për paqe mes Izraelit dhe Libanit

Macron ofron negociata në Paris për paqe mes Izraelit dhe Libanit

March 14, 2026
Shefja e politikës së jashtme e BE-së: Pres një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

Shefja e politikës së jashtme e BE-së: Pres një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

March 14, 2026
Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

March 14, 2026
Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale, refuzoni thirrjet që vijnë nga hakerat

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale, refuzoni thirrjet që vijnë nga hakerat

March 14, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

March 14, 2026
Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet

Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet

March 14, 2026
Vijojnë tensionet në Rrjoll, banorët përplasen me policinë, disa të shoqëruar

Vijojnë tensionet në Rrjoll, banorët përplasen me policinë, disa të shoqëruar

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In