Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendos të mos pranojë kërkesën e SPAK për pushimin e çështjes të gjyqtarëve që ndryshuan vendimin për Dritan Dajtin nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg për vrasjes e 4 policëve në Durrës. Gjyqtarja Miljana Muca i kërkoi SPAK të rihetojë tre gjyqtarët e Apelit që i pranuan gjykimin e shkurtuar Dritan Dajtit. Gjyqtarët janë Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skënder Damini, të akuzuar për shpërdorim detyre.
Dritan Dajti u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese të oficerëve të policisë, Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastrit Feskaj gjatë një operacioni policor për kapjen e tij. Por me vendimin e Apelit të tre gjyqtarëve që i pranuan gjykimin e shkurtuar, rrjedhimisht e shpëtuan atë nga burgimi i përjetshëm dhe dënimi u ul në 25 vjet heqje lirie.
Tre gjyqtarëve të Apelit që shpëtuan Dajtin nga dënimi përjetë iu kontrollua banesat në Tiranë, Vlorë, Sarandë dhe Lezhë. Në banesën e Skënder Daminit në Tiranë, policia gjeti një vlerë monetare rreth 17 mijë euro si dhe disa municione luftarake. Çështja për fishekët e gjetur në banesë është transferuar në Prokurorinë e Tiranës, ku rezulton se ai kishte një armë me leje që e ka dorëzur, por nuk kishte dorëzuar fishekët.
g.kosovari











