• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nga 11 Shtatori te Brukseli, kush janë dyshet e vëllezërve terroristë

by A R
24/03/2016 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga rasti i fundit i Brukselit, te atentati i Kullave Binjake, prania e lidhjeve familjare mes terroristëve është e shkruar në të gjitha skenat e terrorit.

Të lidhur nga gjaku, por edhe nga indoktrinomi xhihadist.

Të fundit janë Ibrahim dhe Khalid el Bakroui: dy kamikazët e sulmeve në Bruksel, që e hodhën veten në erë, njëri në aeroportin e Zaventemit dhe tjetrit në metronë Maelbeek.

Paris
Dy prej atentatorëve të Parisit, vëllezërit Abdeslam

Sulmet në Paris – Një çështje, ajo e Brukselit, që ka një precedent në sulmet e përgjakshme të Parisit të ISIS-it në 13 nëntor 2015, ku dy vëllezërit nuk ndanë fatin final.

Brahim e Salah Abdeslam, 31 dhe 27 vjeç, me origjinë marokiane: i pari u vetëhodh në erë në një bar kafe, i dyti është arrestuar pak ditë më parë pas një arratie që zgjati thuajse 4 muaj.

Kouachi
Atentatorët e masakrës në “Charlie Hebdo”, vëllezërit Kouachi

Masakra në Charlie Hebdo – Para tyre ishin dy terroristët e redaksisë së Charlie Hebdo të 7 janarit 2015, sulm që u mor përsipër nga Al Kaeda: vëllezërit Said e Cherif Kouachi, respektivisht 32 e 34 vjeç, me origjinë algjeriane dhe të rritur në Francë si jetimë.

Të dy u vranë së bashku dy ditë pas masakrës në një shtypshkronjë ku ishin rrethuar nga policia.

FILE - This combination of undated file photos shows Tamerlan Tsarnaev, 26, left, and Dzhokhar Tsarnaev, 19. The FBI says the two brothers are the suspects in the Boston Marathon bombing, and are also responsible for killing an MIT police officer, critically injuring a transit officer in a firefight and throwing explosive devices at police during a getaway attempt in a long night of violence that left Tamerlan dead and Dzhokhar captured, late Friday, April 19, 2013. The ethnic Chechen brothers lived in Dagestan, which borders the Chechnya region in southern Russia. They lived near Boston and had been in the U.S. for about a decade, one of their uncles reported said. Since Monday, Boston has experienced five days of fear, beginning with the marathon bombing attack, an intense manhunt and much uncertainty ending in the death of one suspect and the capture of the other. (AP Photo/The Lowell Sun & Robin Young, File)
Atentatorët e Maratonës së Bostonit në SHBA, vëllezërit Tsarnaev

Atentati i maratonës së Bostonit – Para tyre ishin vëllezërit amerikanë me origjinë çeçene, Tamerlan e Dzhokhar Tsarnaev, që projektuan dhe kryen në 15 prill 2013 atentatin me dinamit në Maratonën e Bostonit. Të identifikuar nga hetimet e policisë, të dy, rezultojnë se ishin elementë të lirë, por të ndikuar nga Al Kaeda. Tamerlan është vrarë nga policia në 19 prill në moshën 26-vjeçare dhe vëllai i tij, Dzhokar, sot 22 vjeç, u kap, pasi mbeti i plagosur.

Sulmi në shkollën hebraike të Tuluzës – Është asistuar nga vëllai më i madh terroristi antisemit francez me origjinë algjeriane, Mohammed Merah, 24 vjeç, i cili mes 11 dhe 12 marsit 2012, në tre sulme mes  Montauban e Tuluzës, vrau tetë persona: katër ushtarakë dhe katër civilë, ku tre ishin fëmijë në shkollën hebraike të Tuluzës. Ai u ekzekutua në një përleshje me armë zjarri me policinë në 22 marsin e po të njëjtit vit. Vëllai i tij, Abdelkhader, 33 vjeç, do të dalë para një gjykate me akuzën për ndihmë që i dha të vëllait, duke i gjetur armët dhe vjedhur për të një motor ‘scooter’.

Sulmi ndaj Kullave Binjake – Një rast precedent ishte dhe prania e disa vëllezërve mes rrëmbyesve të avionëve në sulmet e 11 shtatorit 2001 në SHBA: Waleed e Wail Al-Shehri në avionin “American Airlines 11”, i cili u përplas me Kullat Binjake dhe që ishin ulur pranë njëri-tjetrit në klasin e parë; Hamza e Ahmed Al-Ghamdi në avionin “United Airlines 175”, që goditi Kullën e Jugut; Nawaf e Salem Al Hazmi në “American Airlines 77”, avioni që u përplas mbi Pentagon.

Masakra në Bali – Në fund, edhe në atentatin e tetorit 2002 në Bali (202 të vdekur, ku pjesa më e madhe ishin turistë australianë), tre terroristë indonezianë ishin vëllezër: Ali Imron, Ali Amrozi Nurhasyim, e Ali Ghufron./Shqip

Next Post

Nuk mjaftonte Tuna, 'zogun' e kap edhe Enca (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbi 3000 shqiptarë në Lindjen e Mesme, deputetët e PD-së kërkojnë seancë dëgjimore me kryeministrin Rama

Zgjedhjet në PD/ Zbulohet kandidatura e parë për kryetare, kush do të garojë përballë Berishës

March 18, 2026
Salianji: Berisha nuk mbajti fjalën, neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat

Salianji: Berisha nuk mbajti fjalën, neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat

March 18, 2026
Dash Sula kërkon riformatimin e Inspektorateve: Kanë më shumë juristë sesa inxhinierë

Dash Sula kërkon riformatimin e Inspektorateve: Kanë më shumë juristë sesa inxhinierë

March 18, 2026
Aksidenti tragjik në aksin Korçë-Maliq! Makinat u përplasën “kokë më kokë”, humb jetën shoferi 45-vjeçar (Emri)

Aksidenti tragjik në aksin Korçë-Maliq! Makinat u përplasën “kokë më kokë”, humb jetën shoferi 45-vjeçar (Emri)

March 18, 2026
Shefi i NATO-s: Po punojmë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit

Shefi i NATO-s: Po punojmë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit

March 18, 2026
Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme, temperaturat nuk ndryshojnë

Parashikimi i motit për ditën e enjte

March 18, 2026
Ibrahimaj: Forcimi i aftësive dhe nxitja e punësimit, prioritet për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare

Ibrahimaj: Forcimi i aftësive dhe nxitja e punësimit, prioritet për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare

March 18, 2026
Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë me helikopterë e parashutistë pranë kufirit me Kosovën

Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë me helikopterë e parashutistë pranë kufirit me Kosovën

March 18, 2026
Salianji: Berisha ka privatizuar PD, duhet rregullim ligjor si funksionojnë partitë politike

Salianji: Berisha ka privatizuar PD, duhet rregullim ligjor si funksionojnë partitë politike

March 18, 2026
“Putin është i korruptuar, vendi po shpërbëhet”, trondit me reagimin ish-mbështetësi i Kremlinit

“Putin është i korruptuar, vendi po shpërbëhet”, trondit me reagimin ish-mbështetësi i Kremlinit

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In