• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nga 1 marsi pensionistët mund të marrin bonusin e pranverës”, Rama: Duhet të bëjmë diçka për zbutjen e rritjes jologjike të çmimeve

by S T
20/02/2025 08:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka vijuar komunikimin e tij virtual me qytetarët në rrjetet sociale, duke njoftuar se bonusi i pranverës për pensionistët është miratuar nga qeveria më 9 janar 2025.

Sipas vendimit, pensionistët me pensione nën 20,000 lekë do të përfitojnë 100 euro, ndërsa ata me pensione mbi këtë shumë do të marrin 50 euro.

Në përgjigje të kritikave se kjo masë është ndërmarrë për qëllime elektorale, kryeministri u shpreh: “Natyrisht, kur vijnë zgjedhjet bëhet një lloj bilanci, është e pashmangshme. Në këto kushte është i nevojshëm komunikimi që të jetë më intensiv.”

Duke adresuar shqetësimet mbi rritjen e çmimeve, Rama vuri në dukje se qeveria është e vetëdijshme për ndikimin e tyre dhe po punon për të zbutur efektet e kësaj rritjeje. Ai theksoi se, ndonëse çmimet në treg përcaktohen nga kërkesa dhe oferta, qeveria ka marrë masa për të mbrojtur konsumatorët, duke mbajtur çmimin e energjisë për familjarët nën koston reale.

Kryeministri gjithashtu vuri në dukje rritjen e numrit të kompanive aktive në vend, nga rreth 100,000 kur mori detyrën, në 250,000 aktualisht, duke e cilësuar këtë si një tregues domethënës të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.

“Bonusi i pranverës është në dispozicion për pensionistët në bazë të vendimit të marrë të qeverisë në datën 9 janar. Nga ana tjetër dikush më vuri në dukje se isha kujtuar për fushatë por kjo është vetëm gjysma e të vërtetës. Natyrisht kur vijnë zgjedhjet bëhet nje lloj bilanci, është e pashmangshme. Në këto kushte është i nevojshëm komunikimi që të jetë më intensiv. Gjysma tjetër e të vërtetës është se është bërë e pamundur të komunikosh për hallet e njerëzve në sallonet mediatike ku flitet vetëm për burg, dënime, vjedhje, bla bla bla.

Jemi të vetdijshëm se duhet bërë diçka për të zbutur rritjen e çmimeve që janë edhe jsahtë logjikës, por shifrat dhe faktet flasin vetë dhe nëse kur ne morëm detyrën ishin rreth 100 mijë kompani, sot janë 250 mijë kompani aktive në Shqipëri. Është një shifër jashtëzakonisht domethënëse, ashtu sikundër ka një tjetër shifër të rëndësishme”, u shpreh ai.

Next Post
“Na e ka marrë shpirtin”, Rama: Tuneli i Murrizit do të hapet në mars, vonesat për shkak të gjeologjisë së vështirë

"Na e ka marrë shpirtin", Rama: Tuneli i Murrizit do të hapet në mars, vonesat për shkak të gjeologjisë së vështirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

March 27, 2026
Tabaku sulmon Ramën: Bëri “show me powerpoint” për mbetjet, me zgjidhjen që dha PD para 12 vitesh

Tabaku sulmon Marta Kos: Korrupsioni kulturë e socialistëve, jo e shqiptarëve

March 27, 2026
Arsimi profesional/ Gonxhja publikon shifrat: Mbi 4700 nxënës të regjistruar, 11% më shumë se një vit më parë

Nga rritja e vizitave në institucione kulturore tek restaurimet, Gonxhja tregon strategjitë e Ministrisë së Kulturës

March 27, 2026
Trafik emigrantësh kundrejt pagesës, në pranga 26-vjeçari turk në Tiranë

Trafik emigrantësh kundrejt pagesës, në pranga 26-vjeçari turk në Tiranë

March 27, 2026
I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

March 27, 2026
VIDEO dramatike, avioni luftarak amerikan F-18 gati rrëzohet nga raketa iraniane

VIDEO dramatike, avioni luftarak amerikan F-18 gati rrëzohet nga raketa iraniane

March 27, 2026
Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

March 27, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 28 Mars 2026

March 27, 2026
Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

March 27, 2026
“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In