• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nga 1 korriku-21 tetor, 1606 biznese me punonjës të pasiguruar”, Seferaj: Do merren masa administrative

by Java News
21/10/2019 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deklarimi i punonjësve në skemën e sigurimeve shoqërore dhe deklarimi i pagës reale të tyre do të jetë në fokus të planit operacional kundër informalitetit për pjesën e mbetur të vitit 2019.

Sektorët e call center, fasonerisë dhe ndërtimit janë evidentuar me numrin më madh të punonjësve dhe inspektimet sa i përket zbatimit të detyrimeve të legjislacionit për punën do të fokusohen në këto tre sektorë.

Gjatë inspektimit në një call center, kryeinspektori i Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, Arben Seferaj, tha se nga data 1 korrik Inspektoriati ka inspektuar në total 3242 subjekte, nga të cilët 1606 subjekte janë konstatuar me punëmarrës informal dhe në 1491 raste apo në 46 % të subjekteve të kontrolluara janë marrë masa administrative, pasi kanë rezultuar me problematika në raport me zbatueshmërin e ligjit.

“Për 58.875 punëmarrës gjithsej është verifikuar marrëdhënia e punës së tyre, ku rezultojnë 1896 punëmarrës të pasiguruar dhe të padeklaruar në skemën e sigurimeve shoqërore e shëndetësore. Shifra e informalitetit të evidentuar është në masën 29 % në 1066 subjekte kontrolluar, të cilët kanë rezultuar me 6432 punëmarrës. Pra, këto subjekte kanë pasur dhe pjesën më të madhe të informalitetit”, u shpreh Seferaj, ndërsa theksoi se janë këshilluar 1753 subjekte për zbatimin e legjislacionit të punës përmes dhënies së këshillave në dokumentacionin e inspektimit dhe përmes shpërndarjes së fletëpalosjeve informuese në lidhje me detyrimet dhe të drejtat që kanë punëdhënësit dhe punëmarrësit.


Ndërsa drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, theksoi se deri në fund të muajit dhjetor do të inspektohen subjektet që kanë numër të lartë punonjësish për deklarimin e punonjësve, deklarimin e pagave dhe përmbushjen e detyrimeve ndaj organeve tatimore.

“Kemi evidentuar sektorin e call center, fasonerisë dhe ndërtimit, të cilët janë tre sektorë me numër të lartë punonjësish. Nga analizat e riskut të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve kemi evidentuar se janë gjithsej 292 tatimpagues të cilët operojnë në fushën e call center, 61 prej tyre nuk kanë asnjë të punësuar, 130 tatimpagues kanë 1 deri në 10 të punësuar, 88 kanë 11-100 të punësuar dhe 13 kanë mbi 100 të punësuar. Sot gjendemi në një subjekt që ka mbi 80 të punësuar dhe kemi për qëllim të evidentojmë nëse këto të punësuar janë të deklaruar dhe pagat e këtyre të punësuarve. Fokusi është që informaliteti të ulet, të punësuarit të deklarohen dhe sigurimet shoqërore të paguhen për këto të punësuar, aq sa është paga reale e tyre”, u shpreh Ibrahimaj.

Gjithashtu, Ibrahimaj bëri me dije se në sektorin e fasonerisë operojnë gjithsej 669 tatimpagues dhe në sektorin e ndërtimit 4866 tatimpagues, ku 1484 prej tyre kanë vetëm 1 të punësuar.

Next Post
Punimet në rrjet, OSHEE njofton për stakime të energjisë në Tiranë dhe Skrapar

Punimet në rrjet, OSHEE njofton për stakime të energjisë në Tiranë dhe Skrapar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In