• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Neziri i bën gjyqin Amerikës te Ura e Milotit

by Frrok Çupi
26/05/2021 09:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Rasimi, shoferi i autobusit Milot- Rrëshen, sa kalonte harqet e urës së famshme, ulte shpejtësinë dhe shpesh fikte motorin e asaj gërdalle çeke. Katër ose pesë dritare hapeshin nga kureshtarët.

Neziri, një burrë i mbetur më shumë pa banesë, i veshur me një xhaketë ushtarake pa spaleta dhe me një kapele ushtaraku pa yll, bënte spektaklin e përditshëm. Gjymit prej llamarine të prodhuar në uzinën Tirana, i kishte hequr fundin dhe e përdorte si megafon.

… Këtë punë bënte Neziri përditë në cepin e urës së Zogut, të paktën sa herë ishte ora e autobusëve për në veri: o Shkodër, o Rrëshen. Burri, i pajisur me uniformën e degraduar të ushtrisë komuniste, bënte përditë recitalin anti- amerikan në fundin e urës së ndërtuar nga mbreti Zog. Askush nuk mund ta dinte sa inteligjent ishte Neziri, përderisa bënte edhe si çdo ‘njeri i harruar në rrugë’, por edhe si mjeshtër i përzierjes së mbretërive: komunizëm, mbretëria Zog, Amerikë.

Nga Amerika kishte zgjedhur sekretarin e shtetit, Henry Kissinger. Edhe ai, që në atë kohë, kishte zgjedhur hijen e sekretarit të shtetit me qëllim që të muroste hijen e tij si burrë i veriut. Henry Kissingerin e bënte copë ditë përditë, sa herë ndalonte autobusi. E vinte gojën në grykën e madhe të gjymit prej llamarine, ngrinte drejt qiellit fundin e boshatisur të enës që përdorej në kantieret e ndërtimit, dhe lëshonte zë sa kishte në kokë:

-Ti, Kissinger, në qofsh je burrë, eja këtu. Eja këtu, të pret Neziri te Ura e Zogut; po nuk të munda, atëherë mos më thuaj më malësor Mati. Poshtë Kissinger!

Pastaj e shante politikisht:

-Ti Kisinger, je imperialist. Por Amerika e sheh fundin shpejt. Shqipëria është shkëmb graniti ku thyejnë kokën armiqtë… Poshtë Kissinger!

Ky ishte rast i rrallë kur një ‘i pa strehë’ lejohej të lëshonte parulla politike; ndoshta Neziri lejohej pse kishte gjetur ‘midenë’ e diktatorit për t’i bërë gjyqin Shteteve të Bashkuara.

Por kjo, tashmë, nuk ka rëndësi.

Në kujtesën njerëzore ka mbetur habitati, po kaq njerëzor dhe i dyfishtë:

Nga njëra anë, vullneti për të dëshmuar vetveten duke luftuar nga larg kundër fuqisë së madhe dhe kundër njeriut të madh.

Nga ana tjetër, dhuntia e zotit për të imituar më të madhin, ose atë të madhin fare që e shikon në dritë të syrit. Edhe këtu mes nesh kështu bëjnë, imitojnë njëri tjetrin: Tritan Shehu, për shembull, imiton Berishën, Roland Bejko ka grimasat e Tritanit, Berisha imiton udhëheqësin e fundit jugosllav, Meta thotë se imition Mehmet Shehun, e me radhë…

Kështu vajti kjo punë…

Ata që luftonin prej së largu shtetin e madh, Amerikë, duke përfshirë edhe vetë diktatorin e Shqipërisë, ata nuk i dëgjonte asnjë njeri përtej oqeanit. Megjithatë këta luftonin në breg të Adriatikut. Ciflat e luftës i hante në bark populli këtu.

Diktatorët luftojnë kundër të madhit që jeton larg, me qëllim që të poshtërojnë sa më shumë popujt e tyre dhe t’i lëshojnë përdhè me ndjenjën e frikës në bark. A nuk e ndjeni se që në datë 19 maj kur Amerika lëshoi urdhërin ‘non- grata’, këtu nuk ka më aq frikë sa më parë?…

Deri më sot ka ardhur ky zakon dreqi i liderëve të poshtër që dhunojnë popujt e tyre me emrin e Amerikës. Ish- presidenti Sali Berisha e dhunoi dyfish popullin e vet duke mbajtur në filetën e xhaketës distinktivin me flamurin Amerikan. Herën e parë, kur ia rropi financat dhe kursimet popullit të vet, duke garantuar se ‘paratë e shqiptarëve janë të pastra’ dhe duke vënë në krah ambasadorin e Amerikës. Njëmijë mëkate të tjera kundër popullit kreu nën emrin e Amerikës.

Ndërsa hera e dytë është kjo që po përjetojmë: Si Sali Berisha (ish president), edhe Ilir Meta- president, i kanë shpallur luftë Amerikës. Berisha ka hedhur në gjyq sekretarin e shtetit Antony Blinker, siç edhe Neziri i bënte gjyqin sekretarit Henry Kissinger.

Next Post
Sportiviteti me të cilin e kanë marrë garën rivalët e Lulzim Bashës

Sportiviteti me të cilin e kanë marrë garën rivalët e Lulzim Bashës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet në Patos subjekti ku çmontoheshin dhe shiteshin pjesë automjetesh kontrabandë

Zbulohet në Patos subjekti ku çmontoheshin dhe shiteshin pjesë automjetesh kontrabandë

February 13, 2026
Mot i keq në Itali, rrëshqitje dheu mbi një ndërtesë pranë Romës, një i vdekur dhe dy të plagosur

Mot i keq në Itali, rrëshqitje dheu mbi një ndërtesë pranë Romës, një i vdekur dhe dy të plagosur

February 13, 2026
Ekstradimi i Mario Çelës nga Belgjika, policia del me njoftim zyrtar

Ekstradimi i Mario Çelës nga Belgjika, policia del me njoftim zyrtar

February 13, 2026
I dyshuar për 7 veprimtari kriminale, arrestohet 28-vjeçari që theu “arrestin në shtëpi”

I dyshuar për 7 veprimtari kriminale, arrestohet 28-vjeçari që theu “arrestin në shtëpi”

February 13, 2026
NATO po na provokon në ajër dhe det, Moska ngre alarmin: Trampolinë për agresion ushtarak

NATO po na provokon në ajër dhe det, Moska ngre alarmin: Trampolinë për agresion ushtarak

February 13, 2026
Hapësirat e përbashkëta, Mazniku prezanton p/ligjin “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”

Sa bashki do të ketë harta e re? Mazniku: Vizioni ynë është cilësia e shërbimit dhe jo numri i bashkive!

February 13, 2026
Berisha nuk po ia vesh dot ‘kostumin’ e tij Ramës dhe kjo është drama e PD

Berisha nuk po ia vesh dot ‘kostumin’ e tij Ramës dhe kjo është drama e PD

February 13, 2026
Bordi i Transparencës merr vendimin, rritet me 10 lekë çmimi i sheqerit: Do të shitet me 114 lekë/kg

Shporta e inflacionit, ulen shpenzimet për veshje e mobilim, rriten për digjitalizimin dhe financat

February 13, 2026
Vijon përplasja SHBA-Iran, Uashingtoni dërgon aeroplanmbajtësen e dytë në Lindjen e Mesme

Vijon përplasja SHBA-Iran, Uashingtoni dërgon aeroplanmbajtësen e dytë në Lindjen e Mesme

February 13, 2026
Skandali/ Trump e fali për sulmin në Capitol, tani dënohet për pedofili

Skandali/ Trump e fali për sulmin në Capitol, tani dënohet për pedofili

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In