Ylli i Brazilit, Neymar, është tallur me Meksikën pasi e eliminoi në 1/8 e finales së Kupës së Botës.
Sulmuesi i PSG-së u kritikua shumë për simulime në fitoren 2 me 0 ndaj Meksikës, ndërsa pas takimit ka lëshuar komente tallëse për meksikanët.“Kanë folur shumë, ndaj po shkojnë në shtëpi. Dua ta uroj gjithë ekipin.
Ka raste kur duhet të vuajmë, këto ndeshje si me Meksikën që është ekip i mrekullueshëm, por ne treguam klas.
Sulmuesit duhet të shënojnë gola sepse e dimë që në mbrojtje që jemi të fuqishëm në mbrojtje”, ka thënë Neymar pas takimit, përgatiti Koha. (b.an)