• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Neymar kapet me legjendën Pele: E respektoj, por nuk…

by Java News
21/01/2019 11:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sulmuesi i Brazilit, Neymar, ka thënë se nuk e miraton kritikën e fundit të Pele ndaj tij. Ish-fituesi i Kupës së Botës ishte kritik pas simulimeve të tepruara të Neymar në Botërorin e Rusisë, verën e kaluar, teksa tha se 26-vjeçari duhet të fokusohet vetëm te futbolli.

“Kritikat e Pele? Nuk i kam parë ato si interesante, – tha Neymar për “Canal +”. – Sapo ju nuk fitoni, kritikat vijnë. Unë kurrë nuk kam qenë duke simuluar gjatë Kupës së Botës në Rusi, thjesht kam qenë subjekt i faulleve nga kundërshtarët. 

Sot njerëzit flasin shumë për këtë, sepse është Neymar dhe gjithçka përforcohet. Unë i respektoj kritikat e Pele, por nuk i miratoj ato”.

Pele kishte thënë më parë: “Është e vështirë ta mbrosh Neymar për të gjitha gjërat që bën, përveç futbollit. Kam biseduar me të dhe ia kam kujtuar aftësitë e tij.

Ai ishte i pafat, sepse Brazili nuk fitoi Kupën e Botës dhe u veçua në kritikat që mori. Unë kam qenë me të në Europë dy herë, kemi biseduar dhe i kam shpjeguar: Perëndia ju dha dhuratën e madhe, talentin në futboll, gjë që ju e komplikoni”. 

Ndërsa jeta me ekipin kombëtar mund të jetë e vështirë për Neymar, për momentin, futbolli në rang klubi po i buzëqesh. Ish-lojtari i Barcelonës shënoi një “hat-trick” në fitoren e jashtëzakonshme 9-0 kundër Guingamp, të shtunën.

Pavarësisht se duket rehat me jetën pariziene, Neymar është lidhur vazhdimisht me një largim nga klubi kampion i Ligue 1, gjë që nuk e përjashtoi në të njëjtën intervistë me “Canal”, megjithëse mohoi ndonjë gjë të afërt në horizont: “Thashethemet për mua nuk mungojnë asnjëherë, por nuk ka asgjë konkrete. Sapo të ketë diçka të sigurt, unë do të flas për këtë, ju garantoj”.

Udhëheqësit e Ligue 1 do të përballen me Manchester United në Ligën e Kampionëve, diçka për të cilën Neymar thotë: “Unë dua të fitoj gjithçka, veçanërisht Ligën e Kampionëve, pasi është ëndrra e çdo futbollisti. Manchester United do të jetë një kundërshtar i vështirë, sepse tashmë po luan vërtet mirë. 

Çfarë na mungon për ta fituar Ligën e Kampionëve? Ne duhet të rritemi në këtë kompeticion. Të gjithë duhet të sulmojnë dhe të mbrojmë mirë. Ne ishim të mirë në mbrojtje në ndeshjet e para, por do të bëhemi edhe më të mirë”.

a.cupaj

Next Post
VIDEO/ Incident në homazhet për 21 janarin, qytetari bërtet: Rama je antishqiptar

VIDEO/ Incident në homazhet për 21 janarin, qytetari bërtet: Rama je antishqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vija e kuqe e konfliktit?! Trump: E shkatërrojmë Iranin brenda natës! Mund të ndodhë nesër…

Vija e kuqe e konfliktit?! Trump: E shkatërrojmë Iranin brenda natës! Mund të ndodhë nesër…

April 6, 2026
Netanyahu: Nuk do të ndalemi derisa të eliminohet kërcënimi pas vrasjes së zyrtarëve iranianë

Netanyahu: Nuk do të ndalemi derisa të eliminohet kërcënimi pas vrasjes së zyrtarëve iranianë

April 6, 2026
Rritja e çmimit të karburanteve shtrenjton me 200 lekë biletën e autobusëve Korçë-Tiranë

Rritja e çmimit të karburanteve shtrenjton me 200 lekë biletën e autobusëve Korçë-Tiranë

April 6, 2026
Lufta me Iranin, Trump ashpërson tonet ndaj gazetarëve: Dorëzoni burimet ose shkoni në burg

Lufta me Iranin, Trump ashpërson tonet ndaj gazetarëve: Dorëzoni burimet ose shkoni në burg

April 6, 2026
Berisha nga “Foltorja”: Rama mashtron për naftën, kemi barrën fiskale më të lartë

Berisha nga “Foltorja”: Rama mashtron për naftën, kemi barrën fiskale më të lartë

April 6, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

Maqedonia pa shqiptarët nuk është shtet, është rrezik

April 6, 2026
Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

April 6, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

“Përmes rrënjëve lartësohemi”! Tirana mirëpret Samitin e Diasporës, agjenda dhe pjesëmarrësit “VIP”

April 6, 2026
Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In