Sulmuesi i Barcelonës, Neymar ka konfirmuar përmes një postimi në Instagram se Dani Alves do të largohet nga Spanja.
Në mesazhin në Instagram, Neymar ka falënderuar Alvesin për gjithçka që ka bërë për të këto dy vite.
“Ky person është njëri nga ata që beri që ëndrra ime të realizohet. Shoku im, bashkëlojtari, vëllai dhe partneri. Faleminderit për këto dy vite që je kujdesur për mua këtu. Dani të dua”, shkruan Neymar në Instagram.










