• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Nexhmije Hoxha zbulon pjesë nga letra e fundit e Shehut: Enveri e lexonte nëpër shtëpi dhe thoshte…

by A R
02/02/2020 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në librin e saj “Përjetime dhe meditime në jetën time politike” botuar këto ditë Nexhmie Hoxha bashkëshortja e Enver Hoxhës pranon për herë të parë një nga dyshimet më të mëdha të lindura pas vetëvrasjes së kryeministrit Mehmet Shehu në 17 dhjetor 1981.

Historianë e analistë të ndryshëm ishin të mendimit se Enver Hoxha kishte frikë të linte pas vetes Mehmet Shehun. Kjo për arsye se ai nuk i besonte pikësëpari familjen e tij.

Për këtë arsye Hoxha gjeti një mundësi të artë që ta ndëshkonte Shehun menjëherë sapo mësoi fejesën e djalit të tij me një vajzë që vinte nga një familje me probleme biografike sipas gjuhës së kohës.

Ai nisi ti bënte gjyqin Shehut, ta persekutonte atë duke e detyruar të vetëvritej.

Në të njëjtën linjë, sa i përket faktit të frikës së Enverit për pasardhësin, vjen në kujtimet e saj edhe Nexhmie Hoxha, duke zbardhur në këtë formë një nga enigmat më të mëdha të kohës së diktaturës komuniste.

Ja çfarë shkruan ajo në librin e saj për Mehmet Shehun:

Në shtator 1981, Mehmet Shehu bëri fejesën e djalit të tij, Skënderit, ngjarje kjo, që do të shkaktonte një krizë të re në marrëdhëniet midis Enverit dhe Mehmetit.

Për këtë fejesë, ne mësuam nga djali ynë, Iliri, kur u kthyem nga Pogradeci. Ai na tha se atë dhe Teutën i kishin ftuar në shtëpinë e Mehmetit dhe ata kishin shkuar për urim. Iliri na tregoi se djali i Mehmetit qe fejuar me vajzën e një profesori të Universitetit të Tiranës.

*****

Është e njohur që në Kongresin e 8-të të Partisë, as nuk u zu në gojë gabimi i Mehmet Shehut, lidhur me fejesën e të birit, dhe as u bë ndonjë ndryshim në funksionet që ai kishte.

*****

Diskutimet që u bënë në mbledhjen e Byrosë Politike, më 17 dhjetor, në fakt, qenë me kritika të rënda, që këtë herë bëheshin aq haptas dhe nga të gjithë. Ata që e morën fjalën nuk u ndalën vetëm në gabimin e fejesës, por, si asnjëherë tjetër, pa druajtje, i kujtuan Mehmetit edhe gabimet që ai kishte bërë në të kaluarën, i vunë në dukje të metat në punë dhe në keqtrajtimin e kuadrove, në mosrespektimin e punonjësve etj., duke theksuar se të gjitha këto e kanë burimin në karakterin e tij të vrazhdë, në mendjemadhësinë e stimën e lartë që kishte ai për veten e tij etj.

Mund të thuhet se anëtarët e Byrosë kishin reflektuar në atë që kishte thënë Enveri në një mbledhje të mëparshme se, është në interes të Partisë dhe të vetë Mehmetit që Byroja Politike dhe Qeveria të punojnë si forume kolektive partie dhe jo si shtab ushtarak.

Sipas mendimit tim, kjo porosi flet për shqetësimin që kishte Enveri se ç’mund të ndodhte kur ai vetë nuk do të ishte më. Ai e kishte mirë parasysh se, kur i drejtonte vetë mbledhjet e Byrosë Politike, Partinë dhe, në përgjithësi, punën për zbatimin e vijës dhe të strategjisë së saj, Mehmeti sillej korrekt ndaj shokëve, si në Byro dhe në çdo mbledhje ku ishte prezent Enveri. Po kur ky të mos ishte…?!

Është fakt që Enveri dhe të gjithë anëtarët e Byrosë në fund të mbledhjes së 17 dhjetorit propozuan për Mehmetin thjesht një masë disiplinore partie, shënim në kartën e regjistrimit, që, pas pak kohe, mund të shlyhej.

Kjo flet për dashamirësinë e treguar gjer në fund nga Enveri ndaj Mehmetit. Këtë e dëshmon edhe ajo që ka shkruar Ramiz Alia në librin e fundit të tij, ku thotë se Enveri, rrugës duke u kthyer në shtëpi, në mbrëmjen e 17 dhjetorit, pas mbylljes së seancës së parë të Mbledhjes së Byrosë, i kishte thënë Ramizit: “Ja, nesër në mëngjes, do të flas dhe unë. Edhe unë jam për masën që propozuat ju të gjithë dhe ta mbyllim me kaq”.

Por, pavarësisht nga të gjitha këto përpjekje të Enverit, Mehmeti e mbylli vetë, me aktin ekstrem të vetëvrasjes.

ENVERI E PËRJETOI SHUMË RËNDË VETËVRASJEN E MEHMETIT

Siç thashë më sipër, megjithëse i tronditur nga lajmi që mori në mëngjes për aktin e kryer nga Mehmeti, Enver Hoxha vajti në mbledhjen e Byrosë Politike të datës 18 dhjetor dhe mbajti diskutimin e tij, që e kishte përgatitur me shkrim.

Ai u përpoq të ishte i qetë dhe ta përmbante veten. Pas përfundimit të mbledhjes, ndonëse ndihej i lodhur, qëndroi me shokët e Byrosë dhe bisedoi me ta për aktin e vetëvrasjes së Mehmet Shehut dhe rreth letrës që ai i kishte lënë.

Pas një ditë pune tepër të ngarkuar, Enveri u kthye në shtëpi vonë, kur kishte kaluar koha e drekës. Unë po e prisja tërë merak. Pasi u ul të qetësohej, i mërzitur, më foli për përmbajtjen e letrës që i kishte lënë Mehmeti.

Më tha se në fund të saj ai sugjeronte që vetëvrasja e tij mund të trajtohej siç u bë me Nako Spirun dhe se i linte amanet familjen, Fiqretin dhe djemtë.

Unë e dëgjoja e befasuar. Kështu u ndjeva tërë ditën. Në mbrëmje, pas darke, Enveri nxori nga çanta letrën e Mehmetit. Ishte nja 3-4 faqe me dorëshkrimin e tij, i cili për mua ishte shumë i njohur.

Enveri nisi ta lexonte (kushedi për të satën herë atë ditë), herë për vete, herë me zë. Lexonte i përmbajtur dhe komentonte pjesë të saj, herë duke bërë pyetje mbi pyetje, herë duke shpërthyer pas ndonjë pasazhi të letrës, duke thënë: “hipokrit!”, “intrigant!” e ndonjë epitet tjetër.

Duke kapërcyer me indiferencë përbetimet e Mehmetit për miqësinë dhe për luftën e përbashkët, Enveri ndalej në ata paragrafë që dukeshin enigmatikë ose të shkruar në gjendje përçartjeje.

Në një moment shpërtheu sikur pyeste veten: “Ç’do të thotë ky, kur shkruan: “Unë e bëra detyrën time me të vetmen mënyrë që m’u dha mundësia – vetëvrasja”?”. Më pas, komentonte me zë të lartë: “Ku është parë që vetëvrasja qenka detyrë partie…?! Dhe thotë se… po vdiska për Partinë, duke më lënë amanetin që “të ruaj Partinë dhe socializmin…”! Po pse ia hoqi vetes? Si bashkëluftëtar, ai duhej të rronte që “ta ruante Partinë dhe socializmin””.

Pasi bëri një pauzë të shkurtër, dëgjova të lexonte me zë: “Po e lë jetën për Partinë, se nuk më latë rrugë tjetër për ta mbrojtur…!”.

Dhe prapë Enveri komentonte: “Po cila ishte kjo rrugë tjetër? Si nuk i paskam krijuar kushte që të më thoshte të vërtetën? Po cilën të vërtetë, kur ne shiheshim ditë e natë? Çfarë lloj kushtesh duhej t’i krijoja?”.

Mendohej e mendohej dhe përsëri lexonte: “Po lë jetën për Partinë… që të mësosh të vërtetën…”(!) Shkëpuste sytë nga letra Enveri dhe pyeste veten: ”Si u mësoka e vërteta duke vdekur?!”…

Pastaj Enveri u ndal tek ajo pjesë e letrës ku Mehmeti, çuditërisht, disa çaste para vdekjes, para se të vriste veten, kujtohet se 21 vjet më parë, kur u prishëm me Moskën, R. Alia i paskësh thënë: “Pse, vetëm ne qenkemi të vetmit marksistë-leninistë?”, domethënë që Ramizi nuk ishte dakord që u ndamë me revizionistët hrushovianë. Dhe pas kësaj, Mehmeti shtonte duke u ankuar se Enveri nuk i paska krijuar kushtet t’i fliste se kush ishin, në të vërtetë, Ramiz Alia dhe Kadri Hazbiu dhe as për ‘komplotin’ që paskëshin përgatitur këta të dy(!)….

Për ç’kushte e kishte fjalën Mehmeti? Kush e pengoi të fliste? Ai ishte anëtar i Byrosë Politike, i Plenumit të KQ, po e po. Aty i kishte të gjitha kushtet për të thënë gjithçka. Madje, po të ishin të vërteta, ai e kishte për detyrë t’ia thoshte Partisë….

Dihet që mes Mehmetit dhe Ramizit ka pasur, herë pas here, ndonjë fërkim për çështje ideologjike. Të dy ishin të ndryshëm në formimin dhe në karakteret e tyre, sa ç’është sektarizmi nga liberalizmi. Mehmeti gjeti rastin në këtë Plenum të sulmonte Ramizin, duke u përpjekur ta përfshijë atë në “grupin armiqësor” të Todi Lubonjës e Fadil Paçramit, por për çështjen në fjalë nuk tha gjë……

Enveri u ndie keq edhe sepse vetëvrasjen e Mehmetit e konsideroi dhe e përjetoi edhe si një tradhti që ai i bënte miqësisë dhe dashamirësisë që Enveri kishte treguar në dekada ndaj Mehmetit. Kjo e vrau shumë dhe, siç e kam përmendur, për këtë arsye Enveri ndjeu një zhgënjim tronditës….

Por, dua të them se akti i vetëvrasjes, që kreu Mehmet Shehu, përveç aspektit politik, qe i pafalshëm jo vetëm për Enverin, por edhe për mua, personalisht, për çka i shkaktoi familjes sime, sepse shpejtoi humbjen më të madhe dhe të pazëvendësueshme të njeriut tim më të shtrenjtë.

Next Post

Rama: Gjykatës pa tru, por me xhep, po lirojnë monstrat nga burgjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In