• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nexhmije Hoxha e Aranit Çela, pensionistë të Kategorisë së Parë

by A R
17/12/2015 17:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nexhmije Hoxha është është një nga një mijë veteranët e Kategorisë së Parë, e cila prej 20 vitesh merr një shpërblim prej 3911 lekësh, shkruan gazeta Panorama.

Ajo ka qenë anëtare e Komitetit Qendror të PPSH dhe drejtoreshë e Institutit të Studimeve Marksiste Leniniste.

Sipas biografisë zyrtare, Nexhmije Xhuglini (Hoxha) është përfshirë në rezistencën kundër pushtuesit të huaj me grupet rinore të gjimnazeve të Tiranës e më pas në brigadat partizane. Burime nga Ministria e Mbrojtjes thanë për Panorama se Nexhmije Hoxha merr një pension prej 23.996 lekësh dhe një

shpërblim si veterane e Luftës prej 3911 lekësh, në total 28 mijë lekë.

Edhe ish-kryetari i Gjykatës së Lartë, Aranit Çela, është përfshirë në listën e veteranëve të Kategorisë së Parë, duke përfituar shumën prej 3911 lekësh të rinj. Ai ka një pension prej 26.576 lekësh, ku bashkë me shpërblimin e veteranit përfiton 30.487 lekë. Çela ka qenë kryetar i Gjykatës së Lartë për shumë vite në sistemin komunist, por mbi të gjitha ai ka qenë kryetar i trupës gjykuese në proceset më të rëndësishme politike, që nga grupet armiqësore brenda partisë dhe qeverisë e deri te dënimet politike për krime kundër shtetit, propaganda dhe agjitacioni apo dhe arratisjet jashtë vendit.

Firma e Aranit Çelës është hedhur në të gjitha dënimet me vdekje për disa dekada në shtetin komunist. Aranit Çela, me origjinë nga Kuçi i Vlorës, ka qenë partizan në Brigadën e Pestë që operonte në zonën e Vlorës.

Si Nexhmije Hoxha, edhe Aranit Çela kanë dalë në pension në vitin 1991 dhe aktualisht marrin pensionin më të lartë, afërsisht dyfishi i pensionit minimal edhe për shkak se të dy në kohën e komunizmit, kanë qenë zyrtarë me paga të larta mbi 1 mijë lekë të rinj në muaj. Dy personazhet e spikatura të periudhës komuniste janë përjashtuar nga lista e veteranëve që morën dekoratën me rastin e 70vjetorit të Çlirimit të vendit një vit më parë. Në vitin 1994 është miratuar ligji 78/74 për statusin e veteranëve të LANÇ.

Bazuar në këtë ligj, ka dalë një VKM, i cili përcaktonte komisionin që do të ngrihej dhe që do të merrej se kush do ta përfitonte këtë status. Bazuar në këtë ligj, disa VKM kanë pasuruar vazhdimisht listën e emrave të përfituesve të statusit të veteranit të luftës.

Panorama

Next Post

Kuvend, mandatohet deputetja e re e mazhorancës Mirela Ferracaku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

Rama: PS duhet të konfirmojë forcën në zgjedhje! S’mund të lejojmë që integrimi të merret peng

April 8, 2026
Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

April 8, 2026
Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

April 8, 2026
Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

April 8, 2026
Anijet e para kalojnë në Hormuz, Vance: Teherani të negociojë në mirëbesim për të arritur marrëveshje afatgjatë

Anijet e para kalojnë në Hormuz, Vance: Teherani të negociojë në mirëbesim për të arritur marrëveshje afatgjatë

April 8, 2026
“Togat e arta” flasin për zvarritjen e procesve gjyqësore: 300 avokatë ikën në Gjermani

“Po shtohen të prekurit me SIDA nëpër burgje”, Vishaj: Të dënuarit po vdesin në duart e gardianëve

April 8, 2026
Kinës i vjedhin sekretet! Hakerat marrin dokumente ushtarake dhe skema raketash

Kinës i vjedhin sekretet! Hakerat marrin dokumente ushtarake dhe skema raketash

April 8, 2026
Porti i Durrësit\ Fluks udhëtarësh, rreth 5.5 mijë pasagjerë llogariten nga Bari! 28 sportele në funksion 

Ngushtimi i hyrjes së portit, deputeti i PD në Durrës: Vendim antishqiptar, krijon probleme…

April 8, 2026
Nafta në bursë 10% më lirë se në nisje të vitit, por në Shqipëri u ul vetëm 1.2%! Kompanitë e karburantit nuk reflektojnë as zhvlerësimin e dollarit

SHIFRAT / Nafta bie me 16,5% në bursa, në Shqipëri me vetëm 1,8%

April 8, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Nafta u ul me 4 lekë, Braçe: Si ka mundësi që ka më shumë trafik me karburant më të shtrenjtë?!

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In