• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

New York Times: Ti je gënjeshtar President Donald Trump

by Java News
30/11/2016 08:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta amerikane New York Times vlerëson se presidenti i zgjedhur i SHBA-ve Donald Trump, ka mospërfillje për faktet e padiskutueshme dhe ndihet i kërcënuar nga humbja e votës popullore.

New York Times e ka akuzuar publikisht Presidentin Donald Trump, pas pretendimeve të tij se miliona njerëz kanë votuar në mënyrë të paligjshme në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve

Trump kishte thënë se ka fituar edhe votën e popullit edhe Kolegjin Zgjedhor ndaj konkurrentes demokrate Hillary Clinton.

“Përveç fitores në Kolegjin Zgjedhor, kam fituar votën popullore, në qoftë se i zbresim miliona njerëz që kanë votuar në mënyrë të paligjshme”, ka deklaruar Trump dhe ka pyetur se pse mediat nuk raportojnë për mashtrimin e madh të votuesve në Virxhinia, Neë Hampshire dhe Kaliforni.

Sipas New York Times, transmeton kp, Trump nuk dha ndonjë shpjegim për pretendimet e tij dhe sipas gazetës, duket se Trump ka pak prova për votim të pa ligjshëm.

New York Times të hënës përmes një editoriali, pretendimet e Trampit i ka quajtur gënjeshtër, që janë pjesë e modelit të tij, si mospërfillje për fakte të padiskutueshme.

“Nuk ka asnjë dëshmi të votimit të paligjshëm në shkallë të vogël kudo në vend, e lëre më një mashtrim sistematik që përfshin miliona votues”, shkruan New York Times, e cila deklaratat e tilla i ka quajtur fyerje ndaj votuesve që kërcënon themelet e demokracisë amerikane.

Sipas gaztës Trump ndihet i kërcënuar nga fakti se 54 për qind e votuesve nuk e mbështesin atë, ndërsa ka pyetur se “në qoftë se ai është i shqetësuar më të vërtetë në lidhje me legjitimitetin e zgjedhjeve 2016, pse nuk bënë thirrje për një rinumërim?”

Trump është parapa Hillary Clinton me 2.3 milionë vota në votimin popullor dhe në votat përfundimtare ka të ngjarë që ai të jetë me 2.5 milionë vota prapa, pas numërimit ta votave me postë.

Gazeta rikujton deklaratën e z. Trump të bëra në vitin 2012 për Kolegjin Zgjedhor, i cili e ka quajtur “një fatkeqësi për demokracinë”, por pas fitores së tij në zgjedhore, miliarderi e vlerësoi këtë sistem të zgjedhjeve si “gjenial”.New York Times ka qenë mbështetësi kryesor i demokrates Clinton për president të vendit. (b.an)

Next Post
Taksat e makinave dhe patentave më 2017, sa do të paguhet për mjetet luksoze

Taksat e makinave dhe patentave më 2017, sa do të paguhet për mjetet luksoze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In