• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

New York Times shkruan për Hotelin Grand në Prishtinë: Eshte kthyer ne garmadhe

by Java News
02/03/2018 08:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hoteli Grand, në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, rregullisht përgojohet kur i bëhet promovimi në internet, shkruan The New York Times. “I tmerrshëm”, “rrënojë” dhe “tmerr i vërtetë. Ndoshta më i keqi ku kam qëndruar ndonjëherë”, janë fjalët e përdorura për këtë hotel, thekson e përditshmja prestigjioze.

Por, menaxherët nuk duken të shqetësuar nga të sharat ‘online’, thotë NYT. Gazeta tregon se si “ata nuk pranojnë rezervime përmes internetit, e madje mezi ofrojnë qasje në internet; hoteli i tyre nuk ka as postë elektronike”.

“Shembull i terheqjes moderne kur kjo pjesë e Ballkanit ishte ende pjesë e Jugosllavisë së dikurshme, Grandi, pronë e shtetit, ka marrë një teposhtë aq të madhe, saqë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, zakonisht mbështetës i fortë i çdo gjëje që vendi ofron, e ka vështirë të gjejë ndonjë fjalë të mirë për ta thënë për të”, shkruan gazeta nga Nju-Jorku.

“Unë nuk mendoj se ai është hoteli më i keq në botë, por kjo për faktin se bota është shumë e madhe”, ka thënë Thaçi për NYT, duke shprehur mosbesimin e tij kur gazetari Andrew Higgins i kishte thënë se po qëndronte aty, transmeton Gazeta Express.

Menaxheri i përgjithshëm i Grandit, Rrahim Fazliu, ka pranuar se hoteli mbase më nuk e meriton vlerësimin prej pesë yjesh që e ka marrë kur është ndërtuar më 1978, shkruan NYT.

Gazeta tregon se ai ka vlerësuar se, “me pak ndryshime”, Grandi mund të bëhet “simbol i suksesit”, për një vend që, siç thotë NYT, “ende nuk po arrin të mbahet mirë, gati 20 vjet pasi një fushatë bombarduese e NATO’s theu kontrollin e Serbisë në rajonin e trazuar”.

Grandi është “pasqyrë e Kosovës”, ka thënë Fazliu për NYT. “Imazhi i pasqyruar këtu këto ditë është dukshëm më pak joshës se që ishte shpresuar, kur vendi kishte arritur lirinë më 1999”, shkruan gazeta njujorkeze.

NYT tregon se “shërbimi është minimal, por të mos thënë s’ekziton; holli prej mermeri kundërmon erë cigaresh; ndërsa shtrojat e gjelbra, që mbulojnë dyshemenë, janë me njolla e të grisura. Pastaj, ka edhe bubrreca”.

Megjithatë, shkruan gazeta, Grandi meriton recensione më të mira sesa ato që i merr në internet. Dhomat, thotë NYT, mbahen relativisht të pastra, dhe ofrojnë ujë të ngrohtë, herë pas here.

Presidenti, i cili ka vetëm kujtime të këqija nga hoteli në të kaluarën, dhe të cilit i vjen keq për gjendjen e tij aktuale, ka plane të mëdha për të ardhmen e tij, shkruan gazeta.

“Mbase mund ta ndërtojmë një Kullë Trump këtu”, ka sugjeruar Thaçi.NYT shkruan se Grandi është vënë në shitje më 2006, si pjesë e një programi për privatizimin e pronave të ish-Jugosllavisë.“Ai është blerë nga një kompani e dyshimtë lokale, e cila ka paguar vetëm 8 milionë euro, por ka premtuar, si pjesë e marrëveshjes, se do të investojë edhe 20 milionë euro në të”, tregon NYT.Investimi i premtuar kurrë nuk u bë, raporton e përditshmja njujorkeze, dhe më 2012 Agjencia Kosovare e Privatizimit anuloi shitjen – dhe i mbajti paratë që i mori.

“Planet për të gjetur një tjetër blerës më pas u frenuan në një betejë të gjatë ligjore, pasi Behgjet Pacolli, miliarder zviceran, me origjinë nga Kosova, i cili tani është ministër i Jashtëm i vendit, paralajmëroi se kompania e tij po e padiste qeverinë për shitjen e parë”, raporton NYT.

“Hoteli tani është në likuidim, dhe asetet e tij, që përfshijnë një koleksion të vlefshëm të artit modern, do të vihen në shitje ose do të çohen në ndonjë muze, në mënyrë që të mund të gjendet një blerës i ri, dhe që hoteli të rinovohet prej zeros”, shkruan gazeta.

Pacolli, thotë NYT, vlerëson se për ta bërë Grandin madhështor përsëri, do të duhen të paktën 50 milionë euro.Ky hotel, sipas tij, mbase nuk është më i keqi në botë, por gjendet nga fundi. “Është vërtet i tmerrshëm”, ka thënë ai për NYT. “Si mund të qëndrosh aty? Si mund të rrijë dikush aty?”, ka pyetur ai, përgatiti ”Express”. (b.an)

Next Post
Gati ligji organik për Presidentin, ja si mund të shkarkohet kreu i shtetit

Dëgjesë me Metën për “Detin”, anëtarët e Komisionit të Jashtëm në Presidencë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

GJKKO vendos sot kalimin ose jo për gjykim të dosjes Meta, avokati: Mua më dalin bastet!

March 18, 2026
Meloni dekret emergjent për azilkërkuesit, në krah i del edhe Elon Musk

SPECIALE / Basti i madh i Melonit: Reforma për sistemin e drejtësisë!

March 18, 2026
Miratohen rregullat për bastet online: Monitorim në kohë reale! S’ka më lojtarë anonimë

Miratohen rregullat për bastet online: Monitorim në kohë reale! S’ka më lojtarë anonimë

March 18, 2026
Hiqet leja e punës për shtetasit e Shqipërisë që kanë leje qëndrimi në Kosovë/ Minxhozi: Do ketë ndikim pozitiv

VIDEO / Diplomati Qemal Minxhozi: Ja si mund të realizohet bashkimi Shqipëri – Kosovë

March 18, 2026
Kryemadhi pas daljes nga SPAK: 240 faqe akuzë, shumica të fokusuara te unë, vetëm 35 faqe për Metën

VIDEO / Kryemadhi, batuta me gazetarët para GJKKO: Gjynah që doli Gimbo nga Big Brother

March 18, 2026
Kush mund të marrë pushtetin në Teheran pas vdekjes së Larijanit?

Kush mund të marrë pushtetin në Teheran pas vdekjes së Larijanit?

March 18, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Rritja e çmimit të karburantit, Konfindustria thirrje qeverisë: Ulni taksën e qarkullimit dhe…

March 18, 2026
Hoxha në Senatin e Spanjës: Mbështetje e vazhdueshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Hoxha në Senatin e Spanjës: Mbështetje e vazhdueshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

March 18, 2026
Si lexuesit e targave me AI u bënë një pikë e nxehtë në betejat e emigracionit në SHBA

Si lexuesit e targave me AI u bënë një pikë e nxehtë në betejat e emigracionit në SHBA

March 18, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Rezoluta, dovleti dhe paratë e huaja

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In