Forcat e armatosura ruse dhe ukrainase kanë marrë humbje të mëdha që nga fillimi i luftës më 24 shkurt 2022, pasi zyrtarët amerikanë vlerësojnë se rreth 500,000 ushtarë janë vrarë ose plagosur.
Artikulli i New York Times thekson se numri i viktimave është rritur ndjeshëm pas fillimit të kundërsulmit të Ukrainës disa muaj më parë. Kujtojmë se të enjten, ushtria ukrainase raportoi suksese në kundërsulmin e saj në frontin juglindor, një ditë pasi shpalli çlirimin e një fshati që kishte qenë një bastion i pushtuesve rusë.
Çlirimi i fshatit Urozaine është i pari që shpallet zyrtarisht që nga 27 korriku, një periudhë që është tregues i vështirësive me të cilat po përballen forcat ukrainase ndërsa përparojnë nëpër linjat e mbrojtjes së minuar pa mbështetje të fortë ajrore. Fshati ndodhet rreth 100 kilometra në perëndim të qytetit të Donetsk, i cili kontrollohet nga trupat ruse./m.j











