• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

New York Times nxjerr prapaskenat: Trump po ndiqte një ndeshje UFC në Miami kur negociatat me Iranin dështuan

by El Be
12/04/2026 12:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbrëmjen e të shtunës, ndërsa Zv. Presidenti JD Vance u ngjit në podium në Pakistan për të deklaruar se nuk ishte arritur një marrëveshje për fundin e luftës në Iran, Presidenti Trump gjendej në Miami duke parë një ndeshje të UFC.

Trump kaloi disa orë në praninë e Sekretarit të Shtetit Marco Rubio; disa prej fëmijëve të tij; disa zyrtarë  të UFC; Sergio Gor; Ambasadorit amerikan në Indi; reperit Vanilla Ice; ish zv. Drejtorit të FBI, Dan Bongino dhe podcaster-it Joe Rogan.

Ndonëse i rrethuar me njerëz, Z. Trump ishte një figurë disi e izoluar. Njerëzit lëviznin rreth e rrotull tij, duke përditësuar, dhe duke u larguar sërish. Pjesën më të madhe të kohës, Z. Trump qëndroi duke parë se si gjaku dhe pështyma shpërthenin nga gojët e atye që ndesheshin në ring.

Ishte e paqartë nëse presidenti e dinte se negociatat kishin dështuar në momentin kur hyri në arenë për eventin e UFC nën tingujt e një kënge të Kid Rock dhe duartrokitjeve të shumta. Ai nuk ishte në telefon, të cilin ia kishte lënë Z. Rubio, që në një moment u pa të përkulej pranë presidentit duke i treguar ekranin e telefonit të tij, ndërsa fytyra nuk i tradhëtoi asnjë shprehi zhgënjimi apo zemërimi. Përkundrazi, ai ofroi vetëm buzëqeshje për kamerat dhe përshëndetje për fitimtarët në ring.

Në fakt, gjatë rrugës për në Florida, Z. Trump iu kishte thënë reporterëve se nuk i interesonte nëse do të arrihej një marrëveshje me Iranin: “Ne fitojmë, sido që të shkojë,” tha ai. “I kemi mposhtur ushtarakisht,” shtoi ai në mënyrë thuajse identike me dekalratën që kishte bërë para nisjes së negociatave.

Realiteti politik me të cilin Z. Trump përballet është i zymtë, ashtu sikurse realiteti ekonomik me të cilin përballen amerikanët sa vjen dhe përkeqësohet. Inflacioni po rritet. Çmimet e karburantit po shpenzojnë një pjesë të mirë të rrogave të amerikanëve, çka është rezultat direkt i një lufte që Z. Trump e urdhëroi. Presidenti i është përgjigjur këtij presioni duke sulmuar kritikët dhe duke kërcënuar kundërshtarët.

Kritikati shin të shumta si nga Demokratët ashtu edhe nga disa prej mbështetësve të tij më të vjetër kur Presidenti kërcënoi se do ta shfaroste të gjithë qytetërimin e Iranit. Të alarmuar nga sjellja e Z. Trump, kongresmenët demokratë kërkuan një hetim ndaj tij dhe kanë vënë në dyshim gjendjen e tij mendore. Ata duan që mjekët të japin një vlerësim të plotë kognitiv në lidhje me Z. Trump dhe më pas mjekët të intervistohen nga Kongresi.

Këto janë ato çfarë e presin Z. Trump kur të kthehet në Uashington. Por, mbrëmjen e të shtunës, në shtetin e Florida-s, presidenti e kaloi kohën në një arenë ku të gjithë e shohin ashtu siç shihnin luftëtarët në ring.

Pas një jave të kaluar kryesisht larg vëmendjes publike, por duke sulmuar kundërshtarët e tij në rrjetet sociale, rikthimi i Donald Trump në një ndeshje UFC dukej i menduar për t’i ofruar një lloj qetësimi: një përzierje agresiviteti mashkullor, djersë të rëndë dhe mbështetësish që brohorasin, jo shumë ndryshe nga mitingjet e tij politike, vetëm se këtë herë me luftëtarë pa bluza.

Raund pas raundi, përballje pas përballjeje, Trump ndoqi se si çiftet e garuesve përlesheshin në një kafaz të mbuluar me reklama për pije energjike, kriptovaluta, faqe bastesh dhe birrë. Dyshemeja mbante ende njolla gjaku të tharë nga ndeshja e parë e mbrëmjes, kur një luftëtar kishte marrë një goditje të fortë në ballë.

Në një moment, u dëgjua melodia e “Mortal Kombat”, ndërsa Marco Rubio dhe presidenti u afruan për të biseduar. Në një tjetër, publiku në arenë ndoqi një reklamë për një ndeshje UFC të planifikuar të zhvillohej në Shtëpinë e Bardhë këtë verë. “Historia shkruhet nga idetë revolucionare”, ishte një nga sloganet e reklamës, e cila shfaqte pamje të jashtme të Shtëpisë së Bardhë.

Gjatë gjithë mbrëmjes, vajza e madhe e Trump, Ivanka, dhe vajza më e vogël, Tiffany, qëndruan pranë tij, ashtu si edhe djali i tij i madh, Donald Trump Jr., së bashku me të fejuarën e tij, Bettina Anderson. Familja Trump pozoi për foto me mbështetësit që u afroheshin, ngritën grushtet në ajër dhe herë pas here shpërthenin në të qeshura. Aty mungonte bashkëshorti i Ivankës, Jared Kushner, i cili ndodhej në Pakistan së bashku me JD Vance dhe të dërguarin për paqen të Trump, Steve Witkoff.

Në momentin kur Vance nisi të informonte mediat në Pakistan, Trump qëndronte në këmbë pranë kafazit, me duart anash, ndërsa një luftëtar fitues festonte. Ai dhe Rubio shikonin drejt një ekrani të madh, ku transmetohej një montazh me goditjet më të mira të luftëtarit, ndërkohë që Vance deklaronte: “lajmi i keq është se nuk kemi arritur një marrëveshje.”

Në Pakistan, Vance nuk dha detaje nëse Ngushtica e Hormuzit do të mbetej e hapur për trafikun e naftës. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë nuk iu përgjigjën pyetjeve nëse armëpushimi i brishtë me Teheranin do të qëndronte. Të gjithë ia lanë në dorë Trump-it vendimin për hapat e ardhshëm.

Ndërsa nata e së shtunës avanconte dhe lufta dukej sërish pranë daljes jashtë kontrollit të tij, zëvendëspresidenti u largua nga Pakistani pa një marrëveshje. Presidenti mbeti i ulur në Miami, me sytë e ngulur tek burrat që godisnin dhe shqelmonin njëri-tjetrin në një kafaz të njollosur me gjak. /The New York Times

Next Post
Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

April 12, 2026
Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

April 12, 2026
Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

April 12, 2026
Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

April 12, 2026
Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

April 12, 2026
Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

April 12, 2026
Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

April 12, 2026
VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

April 12, 2026
Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Aksident në Vlorë/ Makina përplas një 8-vjeçare, procedohet penalisht shoferi

April 12, 2026
Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In