• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

New York Times: Marrëveshja me Iranin largon luftën

by
15/07/2015 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marrëveshja përfundimtare me Iranin, e shpallur nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera të mëdha të botës, mundësoi atë që nuk arritën dikur qëndrimet e ashpra politike, apo kërcënimet e paqarta të veprimit ushtarak.

Ajo vendos kufizime të forta e të verifikueshme ndaj aftësisë së Iranit, për të zhvilluar një armë bërthamore për të paktën 10-15 vitet e ardhshme, dhe është potencialisht një nga marrëveshjet me pasoja më të mëdha në historinë e diplomacisë së kohëve të fundit, me aftësinë jo vetëm për ta mbajtur Iranin larg nga prodhimi i armës bërthamore, por edhe për të rikonfiguruar politikën ndaj Lindjes së Mesme.

Marrëveshja, produkt i 20 muajve të mundimshëm negociatash, padyshim do të kishte dhënë më shumë arsye për të festuar, në qoftë se Irani do të binte dakord për të çmontuar krejtësisht të gjitha objektet e tij bërthamore. Por shanset që kjo të ndodhte realisht ishin thuajse zero. Madje edhe nëse të gjitha instalimet bërthamore të Iranit do të shkatërroheshin, askush s‘mund të fshijë njohuritë, që shkencëtarët iranianë kanë fituar pas punës së tyre për dekada me radhë në projektet bërthamore.

Sikurse përshkruhet nga zoti Obama dhe zyrtarë të tjerë, marrëveshja duket e shëndoshë dhe qartazi në interes të Shteteve të Bashkuara, por edhe kombeve të tjera që morën pjesë në hartimin e saj, dhe Izraelit gjithashtu. Në këmbim të heqjes graduale të sanksioneve ekonomike ndërkombëtare, Irani do të reduktojë me 98 përqind të rezervave të tij të uraniumit të pasuruar, që mund të përpunohet më tej në karburant nuklear, si dhe për të zvogëluar numrin e centrifugave operative, që përdoren për të pasuruar atë karburant me dy të tretat, ose në 5.060.

Këto kufizime do të thonë, se nëse Irani vendos ndonjëherë të shkelë marrëveshjen dhe të turret me nxitim drejt ndërtimit të bombës bërthamore, do t’i duhet së paku një vit për të prodhuar materialin e nevojshëm për një bombë të vetme, në krahasim me disa muaj që nevojiten aktualisht tani. Presidenti Obama në thelb ka vënë bast, që pasi sanksionet të jenë hequr, udhëheqësit e Iranit nuk do të kenë zgjidhje tjetër, veçse të përdorin shumicën e kapitalit të ri që do të qarkullojë, për të përmirësuar jetën e qytetarëve të tyre.

Shumë prej kufizimeve të ndryshme që parashikon marrëveshja, do të jenë në fuqi për 10 deri në 25 vjet. Disa prej tyre, veçanërisht monitorimi i vazhdueshëm dhe i avancuar teknologjikisht nga ana e Agjensisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, do të zgjasë për një kohë të pacaktuar, si do ketë për bazë Traktatin e Mospërhapjes Bërthamore, për të mos prodhuar kurrë një armë bërthamore. Inspektorët do të kenë qasje tek bazat e dyshimta “ku është e nevojshme, kur është e nevojshme”, tha Presidenti Obama, dhe në qoftë se Irani mashtron, gjë që do të zbulohet mjaftueshëm hershëm për t’u kundërpërgjigjur, do të ketë një rivendosje të shpejtë të sanksioneve ose ndërmarrje të veprimeve ushtarake.

Marrëveshja gati u sabotua nga kërkesa e Iranit dhe Rusisë, që Kombet e Bashkuara të hiqnin ndalimin e blerjes dhe shitjes së armëve konvencionale dhe raketave balistike. Por në fund, marrëveshja kërkon që ndalimi i armëve konvencionale të mbeten në fuqi për 5 vjet dhe ndalimi i raketave për 8 vjet – duke supozuar se Irani do të respektojë angazhimet e tij. Është thellësisht shqetësuese, që kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e hodhi menjeherë poshtë marrëveshjen si një “gabim historic”. Ai, republikanët në Kongres dhe shumica e kandidatëve për nominimin republikan për president, kanë kundërshtuar që nga fillimi negociatat me Iranin, duke mos ofruar ende asnjë alternativë të besueshme për një zgjidhje e negociuar.

Kandidatët presidencialë republikanë përsëritën plot shpresë formulën aktuale – dënimin e marrëveshjes, me asnjë alternativë të besueshme për të ofruar. Thënë këtë, askush s’duhet të ketë asnjë iluzion mbi Iranin, që e konsideron Izraelin një armik të betuar; shpesh dënon sjelljen e Shteteve të Bashkuara; mbështet Hezbollahun dhe organizata të tjera terroriste; dhe aspiron për një ndikim më të madh në rajon.

Pasi sanksionet të hiqen, Teherani do të përfitojë qasje në miliarda dollarë të ngrira prej vitesh në llogaritë e bankave ndërkombëtare, por edhe për shkak të eksporteve të reja të naftës dhe marrëveshjeve të tjera të biznesit.

Zyrtarët amerikanë thonë se Irani do t’i marrë ato para me kalimin e kohës, dhe se prioriteti i tij i menjëhershëm do të jetë trajtimi i nevojave të ngutshme të brendshme. E rëndësishme është që shumica e sanksioneve amerikane do të qëndrojnë në fuqi, edhe pasi marrëveshja të fillojë të zbatohet, duke përfshirë edhe ato që lidhen me mbështetjen që Irani i jep terrorizmit, si dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut në vend.

Shtetet e Bashkuara, duhet të jenë tejet vigjilente në monitorimin sesi Irani do t’i përdorë këto fonde të reja si dhe mbi zbatimin e këtyre sanksioneve. Dakordësimi mbi marrëveshjen bërthamore, është vetëm hapi i parë. Kongresi do të marrë në shqyrtim, para se të shprehet me votë mbi të.

Forca me rëndësi, si zoti Netanjahu, janë zotuar që ta rrëzojnë paktin, dhe do të ishte mirë që zoti Obama të vinte veton ndaj çdo lloj rezolute mosmiratuese. Do të ishte e papërgjegjshme të humbet ky shans për frenimin e programit bërthamor të Iranit.

Perkthimi: Bota.al

Next Post

Zakinthos, ishulli i "verbër"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In