Orteku i riafirmimit te botës shqiptare në Ballkanin Perendimor do të vijojë pa e ndërprerë zmadhimin e tij.
Por politika shqiptare duhet të shpëtojë nga korrupsioni;
Duhet te ndëshkohen sa më shpejt të jetë e mundur të gjithë liderët e korruptuar;
Të pakorruptuarit e Parlamentit aktual shqiptar duhet të grupohen;
Asnjë nga liderët e korruptuar nuk duhet të jetë dhe nuk do të jetë më deputet nga zgjedhjet e vitit 2017;
Zgjedhjet e vitit 2017 duhet të drejtohen nga Uashingtoni dhe Berlini, dhe andej do të drejtohen; ky duhet të jetë kushti i Bashkimit Europian, dhe do të jetë;
Vetingu vjen i pacenuar nga Venecia, dhe Gjykata Kushtetuese duhet ta kalojë menjëherë, dhe do ta kalojë;
Shqipëria duhet të jetë partneri kryesor politik i Perendimit në Ballkanin Perendimor, dhe do të jetë;
Askush nuk ka më forcë që të ndalojë procesin e nisur të Reformës shqiptaro-amerikane në Shqiperi… I gjithë dëshpërimi i korrupsionit shqiptar në qarqet e larta politike, duhet të mos veprojë kundër, sepse nuk e ndalon dot procesin në Shqipëri, por vetëm dëmton vetveten.