Kreu i opozitës izraelite, Isaac Herzog akuzoi sot kryeministrin Benjamin Netanyahu se po rrezikonte sigurinë e Izraelit pas njoftimit të presidentit amerikan kundër një plani shtesë të ndihmës ushtarake në këtë shtet.
Shtëpia e Bardhë njoftoi dje në një letër drejtuar Kongresit se ishte kundër një plani shtesë të ndihmës prej 455 milionë dollarë (405 milionë euro) për programin izraelit antiraketë.
Qeveritë amerikane dhe izraelite po negociojnë prej disa muajsh termat teknikë të një programi të ri amerikan të ndihmës për sigurinë e shtetit hebre.
Kjo ndihmë do të akordohet brenda një periudhë 10-vjeçare.
Në përputhje me marrëveshjen në vijim, Izraeli përfiton çdo vit tre miliardë dollarë (2,7 miliardë euro) ndihmë ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, krahas fondeve të tjera si ai i paracaktuar në sistemin antiraketë ”Iron Dome”.
(java / r.a)