Kryeministri israelit, Benjamin Netanyahu pritet të merret sot në pyetje nga policia, për të dytën herë brenda këtij muaji, me dyshimin për dy afera korrupsioni, raportuan sot mediat izraelite.
Në një nga hetimet, Netanyahu është i dyshuar për përfitimin në mënyrë të paligjshme të dhuratave nga personalitete të pasur, përfshirë producentin e Hollivudit, Arnon Milchan. Vlera e përgjithshme e dhuratave përllogaritet referuar mediave në dhjetëra mijëra dollarë.
Milchan, mik i vjetër i kryeministrit është marrë gjithashtu në pyetje në muajin shtator.
Një tjetër hetim kërkon të përcaktojë nëse Netanyahu është përpjekur të arrijë një marrëveshje sekrete me pronarin e “Yediot Aharonot” për mbulim në favor të së përditshmes izraelite.
Netanyahu është mbrojtur në mënyrë të vazhdueshme ndaj çdo shpifje duke pretenduar se është viktimë e një fushate për t’a larguar nga pushteti./b.d