Netanjahu të martën i drejtohet me një video-mesazh popullit të Kosovës

Benjamin Netanyahu 780x439

Dy javë pas takimit dhe marrëveshjes së Washingtonit, në të cilën u përfshi edhe njohja mes Kosovës e Izraelit dhe vendosja e ambasadës së shtetit kosovar në Jerusalem, Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, do t’i drejtohet popullit të Kosovës me anë të një video-mesazhi.

Organizimi do të mbahet të martën e 15 shtatorit, me rastin e “Rosh Hashanah”, festë e njohur si “Viti i ri hebraik”.

Video-mesazhi i Benjamin Netanyahut, për popullin e Kosovës dhe komunitetin hebraik në Kosovë, do të shfaqet në një ceremoni festive të Vitit të Ri Hebraik e organizuar nga Kryerabinati i Shqipërisë.

Sipas agjendës së paraparë nga organizatorët, të siguruar nga Klan Kosova përveç video-mesazhit të Netanyahut, gjatë ceremonisë mund të ketë edhe një lidhje direkte me shefin e qeverise izraelite.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com