• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Netanjahu i mbyll derën armëpushimit: Izraeli do të ketë përgjegjësinë e sigurisë në Gaza pas luftës

by A R
07/11/2023 10:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mes kritikave ndërkombëtare për qasjen ndaj luftës dhe viktimave nga bombardimet që dje kaluan mbi 10,000 persona, Benjamin Netanjahu është duke i rezistuar thirrjeve për një armëpushim dhe ka deklaruar se fundmi se lufta nuk do të pushojë pa shkatërruar Hamasin.

Sipas tij nuk ka asnjë shans për ndonjë pauzë të bombardimeve derisa pengjet izraelite të lirohen.

“Nuk do të ketë armëpushim në Gaza pa lirimin e pengjeve tanë. Sa i përket pauzave të vogla taktike, një orë këtu, një orë atje ne i kemi pasur më parë për të mundësuar hyrjen e mallrave, ndihmave humanitare, ose largimin e pengjeve tona, por unë nuk mendoj se do të ketë një armëpushim të përgjithshëm”, tha ai.

Në një intervistë për ABC News, kryeministri izraelit po ashtu për të parën herë ka bërë me dije se vendi i tij do të ketë “përgjegjësi të përgjithshme të sigurisë në Gaza për një periudhë të pacaktuar“.

Izraeli planifikon kështu të mbajë kontrollin e Gazës, potencialisht edhe përtej përfundimit të operacioneve të tij tokësore.

“Ne kemi parë se çfarë ndodh kur Izraeli nuk ka përgjegjësinë e sigurisë. Kur ne nuk e kemi këtë përgjegjësi të sigurisë, ajo që shohim është një shpërthim i terrorit të Hamasit në një shkallë që nuk mund ta imagjinonim”, tha Netanjahu, duke iu referuar sulmit të 7 tetorit.

Deklaratat e kryeministrit izraelit vijnë në kohën kur Hamasi ende mban 239 pengje brenda Gazës, ndërsa si pasojë e konfliktit më shumë se 1.5 milionë palestinezë janë larguar nga shtëpitë e tyre për në pjesë të tjera të territorit në një kërkim të dëshpëruar për strehë.

/a.r

Next Post
‘Tym i bardhë’ nga Metalurgjiku në Elbasan, drejt shuarjes zjarri i rënë të hënën

‘Tym i bardhë’ nga Metalurgjiku në Elbasan, drejt shuarjes zjarri i rënë të hënën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti i ri i Kosovës/ Haradinaj: Do të shkojmë në zgjedhje! Vetëvendosja: Negociatat do të vijojnë

Presidenti i ri i Kosovës/ Haradinaj: Do të shkojmë në zgjedhje! Vetëvendosja: Negociatat do të vijojnë

April 10, 2026
“Çdo qytetar ka për detyrë të dijë gjuhën maqedonase”, organizatori i protestës së studentëve i përgjigjet presidentes së RMV

“Çdo qytetar ka për detyrë të dijë gjuhën maqedonase”, organizatori i protestës së studentëve i përgjigjet presidentes së RMV

April 10, 2026
Detaje nga vrasja në Nikël/ Kush është autori dhe viktima, ishin kunetër me njëri-tjetrin! Dalin EMRAT

Detaje nga vrasja në Nikël/ Kush është autori dhe viktima, ishin kunetër me njëri-tjetrin! Dalin EMRAT

April 10, 2026
“Shpërbëhet Maqedonia e Veriut, pjesa shqiptare i kalon Kosovës”/ Ngjela: Greqia i trembet Shqipërisë së Madhe, Çamëria …

Erjon Braçe kandidat për Tiranën? Avokat Ngjela: Nëse konfirmohet, tregon se është njeriu kryesor në PS!

April 10, 2026
“Trump ofendoi Rutte”, dalin sekretet nga takimi me dyer të mbyllura në SHBA

“Trump ofendoi Rutte”, dalin sekretet nga takimi me dyer të mbyllura në SHBA

April 10, 2026
“Kam vrarë kunatin, hajdeni merreni!”/ Ekzekutohet me armë zjarri një person në Fushë-Krujë

“Kam vrarë kunatin, hajdeni merreni!”/ Ekzekutohet me armë zjarri një person në Fushë-Krujë

April 10, 2026
Vranë për gjakmarrje më 1999, dy vëllezërit Mëhilli punonin si muratorë në Liguria nën identitetin fals (Detaje)

Vranë për gjakmarrje më 1999, dy vëllezërit Mëhilli punonin si muratorë në Liguria nën identitetin fals (Detaje)

April 10, 2026

Një provë që dëshmon që Veliaj sapo ka nisur të lexojë dosjen

April 10, 2026
Kundër kalimit të dosjes në gjyq, Erion Veliaj depoziton tjetër ankim në Kushtetuese

Kundër kalimit të dosjes në gjyq, Erion Veliaj depoziton tjetër ankim në Kushtetuese

April 10, 2026
Misioni “Artemis II” do zbarkojë në orën 00:30 në Tokë! Nga ‘ana e errët’ e Hënës, tek fati i astronautëve

Misioni “Artemis II” do zbarkojë në orën 00:30 në Tokë! Nga ‘ana e errët’ e Hënës, tek fati i astronautëve

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In