Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe qetësisë, për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Rrogozhinë, përsa i përket detyrave funksionale të Policisë, të cilat janë të parashikuara në ligjin “Për Policinë e Shtetit” dhe në Kodin Zgjedhor.
Punonjësve të Policisë iu është kërkuar të tregojnë profesionalizëm e korrektësi në detyrat e përcaktuara në planin e masave përsa i përket marrjes në ruajtje të objekteve zgjedhore, zbatimit të Kodit Zgjedhor dhe të udhëzimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.














